Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Në prag lufte/ Turqia tërbon Greqinë, vjen deklarata e fortë për Egjeun

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Në prag lufte/ Turqia tërbon Greqinë, vjen deklarata e fortë për Egjeun

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka thënë se përplasjet e vendit me Greqinë për Detin Egje do të dërgohen për diskutim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ai ka treguar se ka një “opsion tjetër”, përveç diplomacisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

“A do ta zgjidhim këtë problem me Greqinë nëpërmjet diplomacisë apo do të shkojmë në gjykatë? Për ne ka një mundësi tjetër. Nëse Këshilli i Sigurisë Kombëtare do diskutojë ai patjetër që do japë një vendim”, tha ai.

“Ajo që ndodhi në 1996 ishte kriza e ishullit Imia. Asnjë qeveri nuk ka përgjegjësi për këtë krizë”, tha Cavusoglu, duke iu referuar një incidenti mbi një ishull të pabanuar në Egjeun lindor që i dërgoi të dy vendet në prag të luftës.

“Nuk ka pasur ndryshime de facto apo ligjore në këtë ishull,” shtoi ai, raporton ekathimerini.com. 

Ndërsa përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë për ishujt e diskutueshëm në Egje kanë qenë të shumta. Madje dy vendet nuk kanë nguruar që të nxjerrin në det edhe anijet e tyre luftarake.

Vetëm një muaj më parë deklaratat politike të qeverisë greke, bënë që  Turqia të niste lëvizjen  intensive të anijeve luftarake në Egje. Kryeministri Tsipras pati publikuar një deklaratë zyrtare. Në të thuhet se Greqia ka të drejtë në bazë të ligjit ndërkombëtar që të zgjerojë hapësirën e saj detare me 12 milje.

https://tiranatoday.com/ndizen-tensionet-anijet-turke-zbarkojne-ne-egje-reagon-greqia/

“Turqia do ta vazhdojë qëndrimin e vendosur në lidhje me Qipron, Sirinë dhe Libinë”

Ndërsa nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se vendi i tij do të vazhdojë qëndrimin e tij “të drejtë dhe të fortë” në lidhje me Qipron, Sirinë dhe Libinë.

 Fuat Oktay tha se arsyeja që çështja e Qipros ende nuk ka gjetur zgjidhje është qëndrimi i papajtueshëm i grekëve qipriotë që kanë adoptuar moszgjidhjen si parim. Këto deklarata ai i bëri duke folur në një ceremoni me rastine e 35-vjetorit të themelimit të Republikës Turke të Qipros Veriore.

“Turqia do të vazhdojë të shfaqë qëndrimin e saj të drejtë dhe të vendosur në lidhje me Qipron, Sirinë dhe Libinë”, deklaroi Oktay.

Oktay tha se Qiproja Turke është një nga dy pjesët themelore dhe të barabarta të ishullit dhe Turqia nuk do t’i lejojë qipriotët grekë ta injorojnë këtë fakt.

Republika Turke e Qipros Veriore u shpall më 15 nëntor të vitit 1983. Ajo njihet aktualisht vetëm nga Turqia si shtet i pavarur, raporton AA.

Ishulli mesdhetar lindor është ndarë që nga viti 1974, kur një grusht shteti grek qipriot u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si fuqi garantuese.

Negociatat mbi Qipron rifilluan pas Planit të Annanit të mbështetur nga OKB në vitin 2004 për të ribashkuar komunitetet turke dhe greke të Qipros.

Statusi i ishullit mbetet i pazgjidhur përkundër një sërë diskutimesh që rifilluan në maj të vitit 2015.

Përpjekjet e fundit për zgjidhje në Crans-Montana të Zvicrës nën mbikqyrjen e shteteve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë, dështuan vitin e kaluar.

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Zbuloni risinë, tani mund t’i shkruani mesazhe bizneseve në Google Maps

Zbuloni risinë, tani mund t’i shkruani mesazhe bizneseve në Google Maps

Kokaina në Durrës/Kryemadhi: Rama i përfshirë, ka frikë nga e vërteta

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do ketë fakte me zë dhe figurë si tjetërsohet vota

Kokaina nga Ekuadori/ Dëshmitë e dy grekëve i kyçin gojën shqiptarit (Emrat+Video)

Kokaina nga Ekuadori/ Dëshmitë e dy grekëve i kyçin gojën shqiptarit (Emrat+Video)







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com