Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

‘Lufta e Tretë Botërore’ në prag, Rusia ndërton bazën ushtarake pranë SHBA-ve (video)

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
‘Lufta e Tretë Botërore’ në prag, Rusia ndërton bazën ushtarake pranë SHBA-ve (video)

Rusia njofton se ka në plan që të krijojë bazën e saj të parë ushtarake në Karaibe. Ky plan konfirmon praninë më të madhe të Rusisë në rajon që nga kriza e raketave kubane më 1962.

Plani i Rusisë vjen që pas marrëveshjes që u arrit pak kohë më parë me Venezuelën.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS njoftoi se ekspertët rusë, që para 10 vitesh,  kishin zgjedhur ishullin La Orchila, 125 milje në verilindje të Karakasit, si një bazë ushtarake të mundshme.

Sipas agjencisë, Rusia tani do të ketë vendin e saj strategjik për vendosjen e avionëve strategjik Tu-160 në ishull. Sigurisht kjo mund të ndodhë pasi të kërkojnë leje nga udhëheqësi venezuelian, Nicolas Maduro.

E përditshmja britanike “Dailymail”, shkruan se vendosja e pajisjeve ushtarake dhe avionëve sjell ndikimin e fortë rus në rajon që nga koha e krizës së raketave kubane më 1962, periudhë e cila shënoi dhe pikën kulmore të Luftës së Ftohtë.

SHBA dhe Bashkimi Sovjetik iu afruan pragut të luftës bërthamore. Tensioni shpesh shënonte momente të terrorit absolut, kur dështimet e pajisjeve, misionet e dështuara të spiunëve, lojërat e luftës dhe keqkuptime të tjera gati sa nuk sollën përplasjen bërthamore.

Më 14 tetor 1962, fotografitë e marra nga një avion amerikan përgjimi treguan praninë e armëve bërthamore sovjetike në Kubë.

Hrushovi dhe Presidenti Kennedy ishin kundërshtarë, por negociuan me njëri-tjetrin. Më 26 tetor, 1962, presidenti Kennedy mori një mesazh nga Hrushovi, që ofronte t’i tërhiqte raketat nga Kuba, në këmbim të garancive që Uashingtoni as nuk do ta pushtonte atë vend, as nuk do të përmbyste Fidel Castron.

Më 28 tetor, Nikita Hrushov deklaroi në radio Moska se Bashkimi Sovjetik e pranonte ofertën amerikane dhe do të tërhiqte raketat nga Kuba.

Në mes të nëntorit 1962, të gjithë raketat sovjetike ishin tërhequr nga Kuba. Dhe në prill të vitit pasues, në bazë të marrëveshjes sekrete, të gjitha raketat amerikane u hoqën nga Turqia.

Por me sa duket ajo frikë e vitit 1962 po rikthehet sërish më planet e Rusisë.

Ligji venezuelian, ndalon krijimin e një baze ushtarake me kohë të plotë brenda kufijve të saj. Megjithatë, vendosja e avionëve rusë supersonikë do të ishte ‘e përkohshme’ .

“Është ide e mirë për të përfshirë Venezuelën në misionet e aviacionit me rreze të gjatë”, tha eksperti ushtarak Kolonel Shamil Gareyev për gazetën ruse Novaya Gozeta.

“Bombarduesit tanë strategjikë nuk do të duhet të kthehen në Rusi çdo herë.”

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi dy ‘bomba bërthamore strategjike’ Tu-160 të Rusisë, fluturojnë mbi detin e Karaibeve gjatë një misioni trajnimi 10-orësh me Forcën Ajrore të Venezuelës. Fluturimet e avionëve bërthamorë u bënë në mes të tensioneve në rritje mes Moskës dhe Uashingtonit.

Fluturimi i avionëve u regjistrua në video dhe u shpërnda në platformën YouTube nga vetë  Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Aeroplanët, të njohur në Rusi si “Bletët e Bardha”, arritën në aeroportin Maiquetia jashtë Caracas të hënën e kaluar pas përfundimit të një udhëtimi të gjatë prej 6.200 kilometrash.

Zbarkimi në Venezuelë i bombarduesve rusë ka zemëruar Uashingtonin, ku sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo e karakterizoi sesionin e përbashkët të trajnimit, si ‘dy qeveri të korruptuara që shpenzojnë fonde publike ndërsa njerëzit e tyre vuajnë’.

Kremlini të martën kundërshtoi kritikën e Pompeo, duke thënë se ajo ishte ‘shumë jodiplomatike’ dhe ‘plotësisht e papërshtatshme’.

“Sa për idenë se ne po harxhojmë para, ne nuk pajtohemi. Nuk është me të vërtetë e përshtatshme të bëhet nga një vend si Amerika, që gjysmën e buxhetit që shpenzon ajo për mbrojtjen mund ta përdorë që të ushqejë gjithë Afrikën dhe jo të bëjë deklarata të tilla “, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin
Rajoni

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
VIDEO/ Donte të hidhte në erë katedralen e Shën Pietrit në Vatikan, pranga 20-vjeçarit

VIDEO/ Donte të hidhte në erë katedralen e Shën Pietrit në Vatikan, pranga 20-vjeçarit

Rritja drastike e yllit të Dortmund, nga 15 në 70 milionë euro

Rritja drastike e yllit të Dortmund, nga 15 në 70 milionë euro

Kërcënimi i gazetarit Rakipi, reagon AMA

Kërcënimi i gazetarit Rakipi, reagon AMA







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com