Ne ditën e tyre ndërkombëtare farmacistët ngritën tenda për matjen falas të tensionit dhe të sheqerit në gjak. Në mesazhe edhe një herë theksuan rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve
Në sheshin “Skënderbej: dhe pranë piramidës në Tiranë u hapën 4 tenda ku qytetarët mund të masin tensionin dhe nivelin e sheqerit në gjak.
Interesimi ishte i lartë, ndërsa organizatorët shprehen se synojnë ndërgjegjësimin në ditën botërore të farmacistëve
Nisma ka marrë dhe mbështetjen e vetë qytetarëve.
Organizimi vijoi në shtëpinë e të moshuarve ku dhuruan dhe medikamente.
Organizatorët theksojnë se evenimente të tilla do të jenë edhe më të shpeshta në kryeqytet.














