Policia e Gjirokastrës ka ngritur postoblloqe në pikat kyçe, si dhe po ushtrohen kontrolle në disa ambiente ku dyshohet se mund të jetë 40-vjeçari Kristaq Llukani, i cili dyshohet se është autor i plagosjes së dy personave me pistoletë mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja në fjalë është shënuar në orën 20:45 minuta të mbrëmjes së djeshme, pas një konflikti të çastit, në një lokal lloto-sporti pranë komisariatit të policisë.
Shtetasi Xhelo Gerveshi, 52 vjeç dhe Valentin Buci, 36 vjeç, të dy nga Lazarati, u qëlluan me pistoletë.
Të plagosurit u transportuan në spitalin rajonal Gjrokastër, për marrjen e ndihmës mjekësore. Bluzat e bardha konfirmojnë se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Xhelo Gerveshi. pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital, është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.