Spekulimet thonë se një “ngjarje e madhe” do të ndodhë në fundjavë. Përgatitjet nga Koreja e Veriut, për testin e 6-të bërthamor, janë informacionet e përhapura gjerësisht, të cilat po trembin flotën amerikane.
Pentagoni refuzon të japë shpjegime mbi veprimevet e mundshme të ushtarëve ndaj Koresë së Veriut. Ata nuk mohuan se marina amerikane është pozicionuar për veprime parandaluese, nëse Pheniani përpiqet të bëj një provë bërthamore.
“Komandantët tanë janë duke marrë parasysh një gamë të plotë të opsioneve për t’u mbrojtur kundër çdo të papriture”, tha Dana White për Reuters.
“Angazhimi ynë për mbrojtjen e aleatëve tanë, përfshirë Republikën e Koresë së Jugut dhe Japoninë nga kërcënime të mundshme, mbetet i palëkundur”, shtoi ajo.
Ajo nuk ka dhënë sqarime më tej, për operacionet e ardhshme. Gjatë të enjtes, zyrtarë të inteligjencës amerikane i thanë NBC News se Shtetet e Bashkuara kanë pozicionuar dy anije luftarake të armatosura me raketa Tomahok, të cilat mund të godasin lehtësisht vendin që Koreja e Veriut ka caktuar për testin bërthamor.