Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Në finalen e Championsit do të luaj: I arratisuri, refugjati dhe kamerieri

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Në finalen e Championsit do të luaj: I arratisuri, refugjati dhe kamerieri

Real Madrid do të provojë të fitojë trofeun e tretë radhas në Champions League sonte në Kiev, por përballë do të ketë një Liverpool të etur. “The Reds” kanë misionin që të ndalin dominimin e madrilenëve, një mision i vështirë por jo i pamundur. Të besuarit e Klopp janë gati të shkruajë historinë e tyre, pa harruar rrugën e vështirë që kanë pasur në jetën e tyre për të mbërritur deri te finalja e Kievit…

I përjashtuari – Bobby Firmino është një nga futbollistët kyç të suksesit të arritur nga Liverpool në këtë Champions League. 12 ndeshje të luajtura, 10 gola, 8 asiste, numra të jashtëzakonshëm që po e konfirmojnë si një nga futbollistët më të mirë në qarkullim. I zbuluar nga një dentist, që më pas u bë menaxheri i tij, kur luante në Regatas Brasil. Në moshën 17 vjeç, gjatë një udhëtimi nga Barajas në Marsejë, nuk u la të shkelte në Francë dhe u përjashtua nga ky vend për probleme me vizën. Gjithsesi, udhëtimi i tij në Europë u shty vetëm për pak kohë…I arratisuri – Më shumë se 800 kilometra të përshkruara vetëm për të bërë një test te “Generation Foot Academy”. Historia e Mane është një histori arratie, pasi i ati e kishte ndalur rreptësisht të luante futboll. Por sulmuesi, që do të bëhet senegalezi i parë që luan në një finale të Champions League, është arratisur nga familja për të ndjekur pasionin dhe ëndrrën e tij, e cila sot e ka sjellë në Kiev. Nuk e harron kurrë origjinën e tij dhe para finales ka çuar në fshatin ku lindi 300 fanella të Liverpool.Gjimnasti – As që i shkonte ndërmend të luante futboll, sepse pasioni i parë në jetën e Wijnaldum ka qenë gjimnastike. U bind të vraponte pas topit vetëm kur e mori akademia e Sparta Roterdam, ku u bë shok i ngushtë me Strootman. I lindur në një familje futbollistësh, pasi i ati dhe vëllai kanë qenë profesionistë, falë Klopp u bë një futbollist i rëndësishëm. Dëmtimi i Oxlade-Chamberlain e riktheu titullar dhe do të jetë i tillë në ndeshjen më të rëndësishme, ku dëshiron t’i tregojë botës dhe Georginio i vogël është rritur…Refugjati – Kroat, i detyruar të arratiset me familjen e tij për në Gjermani, gjatë luftës në Bosnje. Këtë Lovren nuk do ta harrojë kurrë dhe vazhdon të bëj bamirësi nëpër kampet e ndryshme të refugjatëve në Europë. Në sfidën e Champions League do të ketë kundërshtarë Modric, bashkatdhetarin dhe shokun e ardhshëm të ekipit. Pasi do ta luftojë në Kiev, të dy së bashku janë gati të shkruajnë një faqe të historisë me kombëtaren kroate në botërorin e ardhshëm në Rusi.Kamerieri – Blerja e vitit. Rreth 85 milionë euro u deshën për ta çuar nga Southampton te Liverpool. Një shifër e çmendur, jashtë të zakonshmes për një mbrojtës. I lindur në Holandë nga një baba holandez dhe mama nga Surinami, në moshën 17 vjeç nis të punojë si kamerier, përpara se ti përkushtohej futbollit me kohë të plotë. Van Dijk nuk e ka harruar kurrë njeriun që e ndihmoi kur ishte adoleshent dhe e futi në punë. Edhe sot vazhdon të çoj në atë restorant fanellat e tij të autografuara.

Tags: arratisuriChampionsitfinalenKamerieriluajRefugjati

TË LIDHURA

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar
Sport

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët
Sport

LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët

18:15 | 05/12/2025
Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli
Sport

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

17:57 | 04/12/2025
Next Post
Bëjini një nder vetes, fikeni telefonin pas orës 22:00

Bëjini një nder vetes, fikeni telefonin pas orës 22:00

Formacionet zyrtare/Zidane dhe Klopp me të gjitha forcat

Formacionet zyrtare/Zidane dhe Klopp me të gjitha forcat

Amfiteatri i Tiranës hapet më 30 maj

Amfiteatri i Tiranës hapet më 30 maj







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave
Politikë

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave

by mirseda
19:20 | 06/12/2025
0

Drejtuesi politik, njëkohësisht deputeti i PD-së në Berat Eno Bozdo, ka deklaruar se dega e kësaj partie...

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

18:45 | 06/12/2025
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:34 | 06/12/2025
Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

17:57 | 06/12/2025
Betlehem/ Ndizet pema e Krishtlindjes për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza

Betlehem/ Ndizet pema e Krishtlindjes për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza

17:19 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com