Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, 45 deputetë të PD kërkesë Kushtetueses për ta shfuqizuar

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Dhuna në Kuvend, hyjnë sot në fuqi masat e ashpra ndëshkuese ndaj deputetëve, kush hedh tymuese apo lëndë piroteknike, përjashtohet

Deputetët e opozitës, ashtu siҫ kishin paralajmëruar, kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e të Kuvendit, të miratuar të enjten e kaluar, 14 dhjetor, e cila ndëshkon deputetët që ndezin tymuese me 2 muaj përjashtim nga punimet e Kuvendit.

Përmes padisë së firmosur nga 45 deputetët, opozita kërkon shfuqizimin e kësaj rregulloreje, si edhe pezullimin e saj deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja.

Në padi thuhet se kjo rregullore e re, përmes së cilës deputetët rrezikojnë deri në 60 ditë përjashtim, shkel të drejtat e tyre, si edhe lë qytetarët pa përfaqësues në parlament.

Madje sipas opozitës, ndryshimet janë bërë nga mazhoranca pa konsultim dhe i japin PS-së mundësi për ndëshkime arbitrare.

“Rregullorja e Kuvendit është akti që garanton bashkëjetesën demokratike të palëve politike në Parlament. Miratimi i saj, ashtu si rishikimi a ndryshimi, kërkojnë detyrimisht konsensus dhe gjithëpërfshirje. Ndryshimet e fundit u propozuan nga mazhoranca, pa asnjë konsultim apo transparencë, u shqyrtuan dhe miratuan me procedurë të përshpejtuar si shenjë e qartë arrogance dhe arbitrariteti, duke synuar ta shndërrojnë Rregulloren në një mjet “disiplinimi” për deputetët e opozitës që guxojnë të protestojnë kundër akteve të mazhorancës. Në kushtet kur këto ndryshime prekin në mënyrë thelbësore të drejtat e deputetëve, vecanërisht deputetëve të opozitës, por gjithashtu cenon përfaqësimin e qytetarëve dhe mirëfunksionimin demokratik të Kuvendit, 45 deputetët kanë kërkuar nga Gjykata pezullimin e këtyre ndryshimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar”, thuhet në deklaratën e opozitës.

Rregullorja e re u fut në fuqi një ditë më parë, 18 dhjetor, dhe ndryshimet u bënë pas kaosit që deputetët e Berishës dhe Bardhit po krijojnë prej javësh në Kuvend, me ndezje tymuesesh duke sabotuar punën.

Këtë padi e kanë firmosur edhe deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët në kaos kanë qëndruar indiferent, por përmes deklaratave kanë mbështetur ‘aksionin’ e grupit Berisha-Bardhi.

Argumentet kryesore të kërkesës së opozitës në Gjykatën Kushtetuese

1.Dispozita e Rregullores që vendosin përjashtimin për 30 – 60 ditë të deputetit, duke i ndaluar edhe të kryej cdo lloj veprimtarie si anëtar i Parlamentit shkel në mënyrë flagrante një sërë të drejtash që deputetit i garantohen nga Kushtetuta dhe ligji. Praktikisht kjo dispozitë nënkupton pezullimin e deputetit nga detyra. Pezullimi nga ushtrimi i një funksioni publik është masë ndaluese që jepet nga gjykata në kuadër të një procesi penal, por edhe në atë rast pezullimi i deputetit është shprehimisht i ndaluar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

2.Dispozitat e Rregullores nuk ndalon vetëm ushtrimin e funksioneve të caktuara të deputetit, por lë pa përfaqësim qytetarët që kanë zgjedhur deputetin subjekt i masave disiplinore, në shkelje flagrante me nenin 71 të Kushtetutës.

3.Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit shkelin kriteret e përcaktuara nga neni 17 i Kushtetutës sa i përket kufizimit të të drejtave, përkatësisht kriterin e ligjshmërisë, interesit publik dhe proporcionalitetit. Ndryshimet përmbajnë paqartë dhe terminologji evazive, duke i krijuar mundësi mazhorancës që t’i përdorë këto mekanizma në mënyrë arbitrare për të ndëshkuar sjelljet që ato i konsideron të papëlqyeshme të deputetëve të opozitës.

4.Këto ndryshime nuk janë frymëzuar nga asnjë interes publik apo qytetar, por vetëm nga interesi politik për të shuar zërin e deputetëve opozitarë, sic pranohet në relacionin e propozuesve dhe raportin që ka miratuar Këshilli i Mandateve. Masat disiplinore 30 – 60 ditë, veçanërisht parashikimi i pezullimit të ushtrimit të detyrës gjatë kësaj periudhe, është një masë tërësisht disproporcionale.

5.Organi që merr vendimet për masat disiplinore është një organ politik, i drejtuar dhe me shumicë nga mazhoranca, që nuk ofron asnjë lloj garancie sa i përket pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit në vendimmarrje. Mungesa e këtyre garancive rrezikon ta shndërrrojë Rregulloren e Kuvendit në një mjet arbitrar në duart e mazhorancës, për të ndëshkuar deputetët e opozitës. Në këto kushte, cënohet edhe e drejta për proces të rregullt ligjor, e garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

6.Ndryshimet në Rregullore cënojnë parimin e shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës, pasi ato vijnë në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin e Procedurës Penale. Konkretisht, dispozita e Rregullores që sanksionon pezullimin e ushtrimit të funksionin të deputetit vjen në kundërshtim me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa dispozita që parashikon se ankimi nuk pezullon automatikisht vendimin e Sekretariatit për Etikën, vjen në kundërshtim me nenin 133 të Kodit të Procedurave Administrative. Rregullorja është një akt që miratohet me 71 vota, ndërsa ligjet e mësipërme miratohen me 84 vota, prandaj Rregullorja duhet të jetë detyrimisht në përputhje me këto akte, në përputhje me parimin kushtetues të hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës.

7.Mazhoranca ka shkelur afatin 7-ditor të përcaktuar nga neni 83, pika 2, e Kushtetutës dhe neni 28 i Rregullores së Kuvendit sa i përket shqyrtimit dhe miratimit me procedurë të përshpejtuar të një vendimi, pasi ndryshimet në Rregullore u miratuan pa kaluar akoma ky afat.

TË LIDHURA

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari
Kryesore

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani
Kryesore

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani

17:13 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Next Post
Aksident i frikshëm në autostradën ‘Tiranë-Durrës’, 5 makina përplasen me njëra-tjetrën, bllokohet qarkullimi

Aksident i frikshëm në autostradën ‘Tiranë-Durrës’, 5 makina përplasen me njëra-tjetrën, bllokohet qarkullimi

Pas 1 viti nga përfundimi i BBV, Luizi nuk i ndahet Ronaldos

Pas 1 viti nga përfundimi i BBV, Luizi nuk i ndahet Ronaldos

Sherr mes të rinjve në Lezhë, plagoset 27-vjeçari, vihet në pranga autori

Transportonte drejt Shkodrës kundrejt pagesës emigrantë nga Irani, arrestohet 19-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Teherani kërcënon vendet e Gjirit, Zelensky dërgon ekspertë kundër dronëve iranianë
Bota

Teherani kërcënon vendet e Gjirit, Zelensky dërgon ekspertë kundër dronëve iranianë

by mirseda
17:17 | 10/03/2026
0

Ekspertët ushtarakë ukrainas do të vizitojnë këtë javë Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, u...

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari takim me kryetaren në detyrë të Bashkisë, Anuela Ristani

17:13 | 10/03/2026
Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

11:32 | 10/03/2026
Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com