Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndodh pas kaq vitesh, vjen lajmi i mirë për klientët që dëshirojnë të blejnë një banesë të re

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Ndodh pas kaq vitesh, vjen lajmi i mirë për klientët që dëshirojnë të blejnë një banesë të re

Për herë të parë që nga viti 2015, indeksi Fischer në tregun e banesave në Shqipëri pësoi një rënie me 9% gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar, bëhet e ditur nga Raporti i Stabilitetit Financiar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë vërejti se rënia e këtij tremujorit mund të jetë një fazë normalizimi pas rritjes dramatike me 28% në gjashtëmujorin e parë. Në terma vjetorë, çmimet e banesave mbeten më të lartat në histori dhe në krahasim me gjashtë vjet më parë, janë sërish gati dy herë më të shtrenjta.

Indeksi sipas BSH
Matja e çmimit të banesave është një problem kompleks i ekonomiksit dhe vetë treguesi i raportuar nga Banka e Shqipërisë mund të mbartë të dhëna çorientuese. Banka vëren se rritja prej 28% në gjashtëmujorin e parë dhe rënia prej 9% në gjashtëmujorin e dytë ka prodhuar gjithsesi një rritje vjetore prej 17% ndërsa luhatja brenda vitit mund të jetë më shumë pasojë e llojit të informacionit statistikor të grumbulluar për të llogaritur indeksin se sa luhatshmërisë reale.

“Duhet theksuar se çmimet e vlerësuara në gjashtëmujorin e kaluar u diktuan ndjeshëm nga numri i lartë i raportimeve për shitje në zona me çmime relativisht më të larta, ndërkohë që për gjysmën e dytë të vitit shpërndarja e shitjeve sipas zonave, llojit dhe vlerës së banesave është disi më heterogjene,” shkruhet në raport.

Indeksi krijohet në bazë të një anketimi të kryer nga BSH me rreth 230 shoqëri ndërtimi dhe agjenci ndërmjetësimi.

Çmimet e pronave të patundshme në Shqipëri janë rritur më mënyrë dramatike duke filluar nga gjashtëmujori i parë i vitit 2018. Para kësaj, çmimet kanë qenë në përgjithësi stabël, duke filluar nga viti 2013, kur Indeksi Fischer filloi të ndërtohet nga ekspertët e BSH.

Përgjatë periudhës në të cilën çmimet janë rritur, Shqipëria nuk ka pasur ndonjë rritje ekonomike në të njëtin ritëm për të sugjeruar se rritja në tregun e pronave të patundshme të jetë produkt i ecurisë së përgjithshme të ekonomisë. Përkundrazi, çmimi i banesave është dyfishuar ndërsa ekonomia është rritur me vetëm 21% në terma nominalë mes viteve 2017 dhe 2022. Për rrjedhojë, dyfishimi i çmimit të banesave përkundrejt rritjes me 21% të ekonomisë së gjerë, sugjeron se çmimi i banesave ndikohet nga faktorë të tjerë, të tillë si paratë e krimit apo të korrupsionit, të cilat kanë shkaktuar pabarazi, ku ekonomia e disave është forcuar aq shumë sa të shkaktojë dyfishimin e çmimeve të pronave ndërsa ekonomia e të shumtëve nuk është rritur./Gjergj Erebara-BIRN

TË LIDHURA

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!
Aktualitet

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!

18:44 | 16/01/2026
Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, reagon Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar
Aktualitet

Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, reagon Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar

17:24 | 16/01/2026
Next Post
Rasti i rrallë, nëna prej 7 muajsh në koma lind vajzën e shëndetshme

Lindin 2 foshnjat e para të ngjizura duke përdorur një robot

“Do të t’i hedh trutë në erë”, i revoltuar për vonesën e shqyrtimit të çështjes , 74-vjeçari në Korçë merr peng avokaten nën kërcënimin e armës: Bëj si të them unë (FOTO)

“Do të t’i hedh trutë në erë”, i revoltuar për vonesën e shqyrtimit të çështjes , 74-vjeçari në Korçë merr peng avokaten nën kërcënimin e armës: Bëj si të them unë (FOTO)

Studimi i “Nature Medicine”: Cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të lini duhanin

Studimi i “Nature Medicine”: Cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të lini duhanin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

by mirseda
21:01 | 16/01/2026
0

Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në...

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Garda blindon dyert e Kryeministrisë, para protestës së Adriatik Lapajt

Garda blindon dyert e Kryeministrisë, para protestës së Adriatik Lapajt

19:13 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com