Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndezën zjarre që dogjën sipërfaqe të mëdha toke, një i arrestuar në Kavajë e dy të proceduar në Lazarat dhe Lushnjë

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Sherr mes të rinjve në Lezhë, plagoset 27-vjeçari, vihet në pranga autori

Tre shtetas që ndezën zjarre në Kavajë, Lzarat dhe Lushnjë janë identifikuar dhe ndaj tyre janë marrë masat përkatëse.

Në pranga ra P. U., 65 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e kashtës, në tokën e tij, në fshatin Lekaj, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikur banesa dhe prona të banorëve të tjerë të fshatit. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë dy persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Masa të shtuara për parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Identifikohen 3 shtetas që ndezën zjarre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të mëdha toke, në Kavajë, në Lazarat dhe në Lushnjë.

Njëri prej tyre u arrestua në flagrancë, pasi zjarri që ai ndezi rrezikoi banesat, ndërsa 2 të tjerët u proceduan në gjendje të lirë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin P. U., 65 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e kashtës, në tokën e tij, në fshatin Lekaj, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikur banesa dhe prona të banorëve të tjerë të fshatit. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, është bërë e mundur fikja e zjarrit.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbetjeve të grurit, në vendin e quajtur “Sifoni”, në fshatin Lazarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me mbetje gruri (rreth 5 dynym).

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. B., 43 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se në lagjen “18 tetori”, zjarri që 43-vjeçarja kishte ndezur për djegien e mbeturinave, ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të kapur dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata shtetas që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

TË LIDHURA

“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë?”, Rama i përgjigjet komentuesit
Aktualitet

“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë?”, Rama i përgjigjet komentuesit

14:53 | 14/08/2025
Policia Kufitare Vlorë e Guardia di Finanza shpëtojnë 2 shtetas të bllokuar në det
Aktualitet

Policia Kufitare Vlorë e Guardia di Finanza shpëtojnë 2 shtetas të bllokuar në det

14:32 | 14/08/2025
“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”
Aktualitet

“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”

14:01 | 14/08/2025
Next Post
Sonila Meço: Shqiptarët i shpëtuan jetën, por Genc Fugës iu “përdhos” dinjiteti

“Mezi pres rrogën”, rrëfimi i trishtë i Genc Fugës për vështirësitë ekonomike

Gjendet e pajetë në banesë 56-vjeçarja në Peqin

Aksident me 5 të lënduar në Librazhd, mes tyre dhe 3 fëmijë

Erion Veliaj s’është përballur ende me një test të fortë elektoral në Tiranë…

Paralajmëruan reduktimin e autobusëve, Veliaj “ultimatum” shoqatës: Kush nuk del sot në punë, do të humbasë licencën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Rrëzohet balona me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur
Bota

Rrëzohet balona me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

by mirseda
15:06 | 14/08/2025
0

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pasi një balonë me ajër të nxehtë...

“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë?”, Rama i përgjigjet komentuesit

“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë?”, Rama i përgjigjet komentuesit

14:53 | 14/08/2025
Policia Kufitare Vlorë e Guardia di Finanza shpëtojnë 2 shtetas të bllokuar në det

Policia Kufitare Vlorë e Guardia di Finanza shpëtojnë 2 shtetas të bllokuar në det

14:32 | 14/08/2025
“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”

“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”

14:01 | 14/08/2025
Ndihmat popullsisë së Gazës”/ Organizatat humanitare, letër Izraelit: Të mos na pengohet puna

Ndihmat popullsisë së Gazës”/ Organizatat humanitare, letër Izraelit: Të mos na pengohet puna

12:46 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com