Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ndëshkimi për Brexit do të ishte gabim

9 vjet ago
in Editorial - Opinione
Ndëshkimi për Brexit do të ishte gabim

Christoph Hasselbach

”Deutsche Welle”

Tani s’ka më kthim pas. Sinjali i startit për procesin e daljes tashmë është dhënë. E qysh tani është e qartë, që kjo do të ngjallë pakënaqësi. E kjo si në çdo ndarje në radhë të parë për çështjen e parave. Me një farë gëzimi të kamufluar në Bruksel prej javësh bëhet fjalë për një llogari të kripur të daljes në vlerën e rreth 60 miliardë Eurove, që do t’u paraqitet britanikëve, për të cilën në fakt ende nuk ka asnjë përllogaritje të saktë.

Duket sikur në Komision dhe në disa kryeqytete duan që t’i ndërshkojnë britanikët nën moton “do ta shihni shpejt, se çfarë gabimi keni bërë”.

Një mbivlerësim i papeshuar i vetvetes

Parë në aspektin ekonomik Brexit është një gabim – kjo madje mund të konsiderohet si e sigurtë. Planet në stratosferë të kryeministres Theresa Mays për një vend të çliruar prej barrierave të bezdisshme, që tani do të vendosë marrëveshje tregtie me të gjithë botën, janë një mbivlerësim i papeshuar mirë i vetvetes. Ajo, ish-kundërshtarja e Brexit, tani përpiqet me këtë vetëm të nxjerrë më të mirën nga rezultati i referendumit të vitit të kaluar.

Mund të zgjasë shumë vite, derisa të gjendet një kompensim i krahasueshëm për ndërlidhjet e ngushta ekonomike me BE-në, që ishin etabluar prej kohësh! Çfarë humbje energjish! Britania e Madhe do të humbasë, por edhe BE-ja.

Ku është vetëkritika?

Por ishin në radhë të parë arsye politike dhe jo ekonomike, ato që çuan në votën për Brexit. “Të rimerret në dorë kontrolli” ky është shpjegimi i kësaj vote. Për shumicën e banorëve të “flluskës së Brukselit” është një veprim krejt i pashpjegueshëm, se si një vend, që gjoja ka përfituar shumë prej BE-së do t’i kthejë shpinën asaj pas 44 vjetësh. Nga ana e BE-së nuk duket të ketë shenja për vetëkritikë. Megjithatë askush nuk duhet të gënjejë veten: Qëllimi zyrtar i një “unioni gjithnjë e më të lidhur ngushtë” nuk janë vetëm britanikët të pakënaqur. Pikërisht në Gjermani ka një tendencë sakralizimi të Europës. Pas kësaj gjithçka shpërbëhet, nëse vihet në pikëpyetje predikimi i një “unioni gjithnjë e më të lidhur ngushtë”. Por Brexit e vë atë masivisht në pikëpyetje.

Gjermanisë do t’i mungojnë shumë britanikët

Pikërisht në Gjermani do të ishte gabim që të shprehej ndjenjë hakmarrjeje. Nëse bëhet fjalë për tregtinë e lirë, aftësinë konkurruese, ekonomi me kursim, Gjermanisë do t’i mungojnë shumë britanikët që mendojnë ngjashëm. Në të ardhmen Gjermania do ta ketë edhe më të vështirë se tani, që të mbrohet prej kërkesave të një blloku të fortë të shteteve jugore të BE-së, që BE-në duan ta bëjnë një union transferi dhe borxhesh me Gjermaninë si kampione të pagesave.

Ndaj nuk duhe të jetë objektiv i negociatave për Brexit, që të stampohet një shembull me Britaninë e Madhe, për t’i trembur kandidatë të tjerë të mundshëm për dalje nga një “deal i keq”. Një gjë e tillë do t’i nxiste edhe më shumë euroskeptikët në vende si Suedia, Danimarka apo Holanda. Qëllimi duhet të jetë, që britanikët edhe më tej të mbahen të lidhur ngushtë me BE-në dhe që tranzicioni të konceptohet mundësisht pa fërikme.

Do të ishte një mënyrë pragmatike veprimi, në dobi të interesave të të gjithëve, në vend të një strategjie të gabuar  -o të gjitha o hiç fare. BE-ja nuk mund të dojë t’i mbajë bashkë të gjithë anëtarët e vet, duke ndëshkuar ata që shkëputen. Por ajo mund t’ia arrijë kësaj vetëm duke qenë joshëse!

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Next Post
Mali i Zi shpreson se Demarkacioni do të ratifikohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës

Mali i Zi shpreson se Demarkacioni do të ratifikohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës

Thaçi-Yee: Ushtria, me proces transparent e gjithëpërfshirës

Thaçi-Yee: Ushtria, me proces transparent e gjithëpërfshirës

Thaçi: Do t’i bind serbët edhe personalisht për Ushtrinë

Thaçi: Do t'i bind serbët edhe personalisht për Ushtrinë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës
Aktualitet

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës

by mirseda
12:18 | 27/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka lexuar pretencën për të pandehurit në...

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

11:37 | 27/02/2026
Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

11:20 | 27/02/2026
Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

11:18 | 27/02/2026
SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

10:31 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com