Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndërroi jetë sot/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

1 ditë ago
in Aktualitet, Kryesore, Kultura, Shqipëria
Ndërroi jetë sot/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar.

Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë të shekullit XX?
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961. Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Ai është autor i shumë filmave shqip:

Gjoleka, djali i Abazit (2006)

Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)

Përrallë nga e kaluara (1987)

Gurët e shtëpisë sime (1985)

Kujtime nga Gjirokastra (1983)

Vëllezër dhe shokë (1982)

Në shtëpinë tonë (1979)

Monumenti (1977)

Lulëkuqet mbi mure (1976)

Kur hiqen maskat (1975)

Cuca e maleve (1974)

Përjetësi (1974)

Motive nga dita e diel (1973)

Malet me blerim mbuluar (1971)

Parafabrikatet (1970)

Plagë të vjetra (1968)

Duel i heshtur (1967)

Komisari i dritës (1966)

Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

TË LIDHURA

Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth
Aktualitet

Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth

11:19 | 02/09/2025
Ndodhej për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur dhe humb jetën
Aktualitet

Ndodhej për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur dhe humb jetën

11:13 | 02/09/2025
Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale, nga nxjerrja e sekretit shtetëror tek…
Aktualitet

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale, nga nxjerrja e sekretit shtetëror tek…

10:53 | 02/09/2025
Next Post
Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit

Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit

SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë

SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth
Aktualitet

Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth

by mirseda
11:19 | 02/09/2025
0

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për ndezjen e një zjarri të qëllimshëm,...

Ndodhej për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur dhe humb jetën

Ndodhej për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur dhe humb jetën

11:13 | 02/09/2025
Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale, nga nxjerrja e sekretit shtetëror tek…

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale, nga nxjerrja e sekretit shtetëror tek…

10:53 | 02/09/2025
Autoriteti Palestinez mirëpret planet belge për njohjen e shtetësisë

Autoriteti Palestinez mirëpret planet belge për njohjen e shtetësisë

10:41 | 02/09/2025
“Shpërthim” virozash në Berat/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale

“Shpërthim” virozash në Berat/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale

09:59 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com