Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ndarja urbano-rurale përkufizon sot Perëndimin

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Ndarja urbano-rurale përkufizon sot Perëndimin

Nga Fareed Zakaria  “The Washington Post”/ Për Stefën K.Benon, mënyra për të krijuar një shumicë të qëndrueshme populiste, është bashkimi i forcave të majta dhe të djathta. Kjo është arsyeja pse ai shkoi këtë vit në Itali, ku partitë që përfaqësonin këto dy kampe, u bënë bashkë në një aleancë qeverisëse.

Kjo është arsyeja, se përse Benon shpreson të joshë disa nga mbështetësit e senatorit Bërni Sanders të largohen nga Partia Demokratike. Por vendi tjetër ku mund të shohim ngritjen e një populizmi të ri majtisto-djathtist është Franca. Deri më tani, protestës së “jelek-verdhëve” në Francë i ka munguar një parti, strukturë dhe udhëheqje.

Por listat e kërkesave kanë qarkulluar. Në zemrën e tyre, kjo është një fantazi e papërfunduar , sikurse tavani kushtetues mbi taksat në 25 përqind, i shoqëruar me një rritje të madhe të shpenzimeve sociale. Ajo që të bën përshtypje në këto manifestime, është se ato kombinojnë listat tradicionale të dëshirave nga e majta dhe e djathta.

Pra nuk është çudi, që gati 90 përqind e njerëzve që mbështesin partitë kryesore të ekstremit të djathtë dhe të ekstremit të djathtë, e shohin lëvizjen në mënyrë të favorshme, krahasuar me vetëm 23 përqind të njerëzve në partinë centrist të presidentit Emanuel Makron.

Kryengritja e “jelek-verdhëve”, është përhapur edhe në Belgjikë, ku koalicioni i brishtë qeverisës ka rënë, kryesisht për shkak të çështjes së emigracionit. Por sërish, protestat kanë ndjesinë e pakënaqësisë së përgjithësuar, që vjen nga e majta dhe e djathta.

Ashtu si në Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Britani, lëvizja duket të jetë një reagim rural kundër elitave urbane. Përçarja midis qytetarëve relativisht më të arsimuar, dhe popullsisë rurale më pak të arsimuar, duket se është bërë linja e re e ndarjes në politikën perëndimore.

“Të jashtmit”, ndjehen të injoruar ose kanë një pakënaqësi të thellë ndaj elitave metropolitane. Kjo është pjesë e klasës, e kulturës, por ka edhe një element të madh të ekonomisë. Instituti  Brukings, ka treguar se që nga kriza financiare e vitit 2008, 72 për qind e fitimeve nga punësimi në SHBA, kanë shkuar për 53 qytetet më të mëdha të vendit.

Për të kuptuar ndarjen strukturore që shkakton kjo, mos harroni se të gjitha qytetet amerikane kanë së bashku 62.7 përqind të popullsisë së vendit, por zënë vetëm 3.5 përqind të territorit. Gazeta “Wall Street Journal”, ka theksuar se fati i betejës mes Amerikës urbane dhe asaj rurale, është rikthyer të jetë në rendin e ditës.

Në vitin 1980, qytetet ishin jofunksionale, plot me probleme të kriminalitetit, dhe që përpiqeshin me çdo kush të ndalnin largimin e banorëve. Sot ato po lulëzojnë dhe po rriten relativisht në nivelin e sigurisë, teksa zonat rurale kanë shumë probleme.

Ky hendek urbano-rural është gjithashtu i pranishëm në Francë, Itali, Britani dhe shumë vende të tjera perëndimore.Dhe ka gjasa që të thellohet. Hulumtimet nga ekonomistët Daron Açemoglu dhe Paskual Restrepo, sugjerojnë se përdorimi i robotëve e zvogëlon në fakt punësimin, me rreth 6 punëtorë për 1 makineri.

Më tej, Açemoglu dhe Restrepo zbulojnë se në Shtetet e Bashkuara, robotët janë vendosur kryesisht në Mes-Prëndimin dhe jugun e SHBA-së. Megjithëse këto zona, kanë zakonisht industri të pasur dhe rritje të prodhimtarisë dhe shërbimit, Amerika rurale ka më pak gjasa të jetë shtëpia e qendrave të teknologjisë, argëtimit, ligjit dhe financave.

Nëse shkoni në një pjesë rurale të Mes-Perëndimit, zakonisht burimet kryesore të punësimit janë qeveria dhe kujdesi shëndetësor (i cili është pjesërisht i financuar nga qeveria). Njerëzit në këto zona, përshkruhen shpesh si të paarsyeshëm në kutinë e votimit. Në Shtetet e Bashkuara, ato votojnë për një parti që premton ulje të taksave për të pasurit, dhe përfitime për klasën punëtore (d.m.th ata vetë).

Thomas Edsall i “The New York Times”, thekson se ligji i taksave republikane i vitit 2017, subvencionon në thelb kompanitë për t’u automatizuar. Në Evropë, propozime kontradiktore janë miratuar nga e majta dhe e djathta. Por kjo mund të pasqyrojë thjesht një ankth më të përgjithësuar, një kërkim të verbër për dikë që u premton atyre një të ardhme më të mirë. Libri i Tom Brokau i vitin 1998 “ Gjenerata më e madhe “është i mbushur me tregime të njerëzve të arsimuar jo në universitete, që jetojnë larg qyteteve të mëdha.

Kjo ishte “Amerika e vërtetë”. Rajone të ngjashme në të gjithë Francën, dikur “la France profonde”. Sot ato janë vende të dëshpërimit. Në librin e ri të Xhuval Hararit, “21 leksione për shekullin XXI-të”, historiani izraelit thekson se 3 ideologjitë më të fuqishme të shekullit XX-të – fashizmi, komunizmi dhe kapitalizmi demokratik – e vënë personin e zakonshëm në qendër, duke i premtuar atij ose saj një të ardhme të lavdishme.

Por sot, ne duket se kemi nevojë për një grusht “peshkopësh” të cilët me kompjuterë dhe robotë, do të hartojnë kursin për të ardhmen. Pra, në Francë, Britani, Shtetet e Bashkuara, personi i zakonshëm, që nuk ka kapital ose lidhjet e duhura, do të pyesë në mënyrë të arsyeshme:Ku më lë mua e gjitha kjo? Ndaj kësaj pyetje, askush nuk ka një përgjigje të mirë.

 

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit
Aktualitet

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm
Aktualitet

Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm

16:16 | 31/12/2025
Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!
Aktualitet

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
Next Post
Shënoi dy gola në 10’ minuta, prestigjiozja angleze injoron Shaqirin

Shënoi dy gola në 10’ minuta, prestigjiozja angleze injoron Shaqirin

Vrasja e gazetarit Khashoggi, reagon ashpër Angela Merkel

Angela Merkel ‘reagon’ për protestën e studentëve, ironia e të rinjve s’njeh kufij (video)

Foto/Brenda avionit me 7 yje që kushton 300 milionë dollarë

Foto/Brenda avionit me 7 yje që kushton 300 milionë dollarë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

by mirseda
10:11 | 03/01/2026
0

Pas një situate tejet problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00...

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com