Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Artur Zhejit ka sjellë reagimet e kolegëve të tij gazetarë.
Me një postim në Facebook, gazetari Çim Peka ka shprehur trishtim për largimin e një bashkëpunëtori të hershëm të tij.
Ndërsa Blendi Fevziu shkruan se ‘bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm i medias’.
Gazetarin Enkel Demi, ky lajm i trishtë e ka lënë pa fjalë.
Më poshtë reagimet e gazetarëve:
Çim Peka:
Çfarë trishtimi. RIP!
Blendi Fevziu:
Artur Zheji u nda nga kjo botë sot krejt papritur.
Në moshë ende të re dhe në kulm të energjive dhe të angazhimit publik.
Bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave e mbi të gjitha një intelektual dhe qytetar pas exelencë.
Duke e njohur prej viteve ‘80-të dhe duke bashkëpunuar për thuaj 25 vjet me të, mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik.
U prehsh në paqë Tur!
Enkel Demi:
Pa fjalë…
Më vjen shumë keq për Turin, fëmijët dhe bashkëshorten e tij.