Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani ka tronditur shumë njerëz, ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që e njohën vetëm nga ekrani.
Ikja nga jeta në moshë kaq të re ka prekur shumë zemra, ndërsa paraprakisht thuhet se shkak i vdekjes së 31-vjeçares është ataku kardiak, megjithatë pritet vendimi i mjekut ligjor për zbulimin e shkakut që i mori jetën gazetares në lule të rinisë.
Kush ishte Adelajda?
31-vjeçarja lindi në Kavajë dhe u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother Albania”, ku edhe lindi një histori dashurie mes saj dhe një tjetër banori, Bjordit.
Adelajda ka mbaruar studimet për “Gjuhë Letërsi”, ndërsa pasi u bë e famshme, iu fut profesionit të gazetarisë. Ajo punoi me shumë pasion dhe ia doli të arrinte mjaft sukses falë punës së palodhur, duke u bërë kryeredaktore, ndërsa la në mes një projekt që ende nuk u konkretizua, një emision mëngjesi në televizionin “Fax News”.
Adelajda ishte një besimtare e devotshme, e cila mirënjohjen dhe dashurinë për Zotin e shprehte hapur.
“Gjërat që kam arritur deri më sot, unë i kam kërkuar, unë jam lutur. Jam lutur për familjen time, për profesionin tim, jam lutur edhe për gjërat më minimale. Unë lutem çdo ditë, për çdo gjë të mundshme. Lutem shumë. Dhe pjesa më e madhe e lutjeve që kam bërë, Zoti m’i ka realizuar, edhe jam shumë mirënjohëse për këtë”, shprehej ajo në një intervistë.
Vdekja e gazetares ka sjellë dëshmi dhe reagime të shumta, të cilat i sjellim të përmbledhura si më poshtë:
Kolege e Adelajdës, Anjeza Hoxha:
Adelën e kam njohur këtu në ‘’Fax News”, ishte mjaft entuziaste dhe priste që shumë shpejt të kishte emisionin e saj. Ajo është detajiste dhe pronari i televizionit dhe unë ishim gati që te ndihmonim atë për atë çka i duhej në realizimin e programit të ri. Adela është një vajzë shumë vitale, e donte shumë jetën dhe nuk bënte kompromise.
Donte që gjithçkaje t’ia dilte vetë. Një ditë ajo më kishte folur, në një nga kafet që konsumonim, më tha për një problem që kishte pasur dy vite më parë, ajo kishte humbur ndjenjat në zyrë. Miku i saj Eraldo Rexho i kishte ardhur në ndihmë dhe sipas mjekëve nuk ishte parë e arsyeshme të kurohej.
Ajo kishte bërë të gjitha ekzaminimet, kishte dyshime, po asnjë nga mjekët nuk kishte thënë që ajo mund të vuante nga epilepsia. Ajo më ka thënë që ‘’Anjeza unë kam frikë se një ditë do të më përsëritet” po unë vetëm sot e kuptoj parandjenjën e saj.
Nga Sonila Meço:
Vjen ashtu e çakërryer ndonjëherë, nuk zgjedh, nuk respekton moshë, të mira të kryera, pasuri shpirtërore a materiale…
Dhe na shndërron në të pafuqishëm.
Të gjithëve…edhe sikur në një sekondë, pasi dëgjon për vdekjen e dikujt, sado i largët e i panjohur, ndjen një shtrëngim në gjoks e mendon për atë dhimbjen bezdisëse që ke kohë pa e kontrrolluar, për fëmijët, për atë ngacmimin që të zë papritur në stomak, për një mavijosje pa shkak diku në trup…dhe ikën e zerohet gjithçka tjetër.
Dikush e merr veten shpejt e vrik celularin për t’i nxirë jetën ati plehrës që i ka bllokuar karrierën, dikush për të mallkuar kë e braktisi, ndonjë për të sharë politikën, një tjetër për t’u qarë për fatin e tjetrit e një për të vrarë. Të tjerë më ngadalë i kthehen vetes lënë pas dore, fëmijëve që i presin të luajnë, mikut, prindit që është kërrusur asaj pleqërie të vrazhdë.
Por tek të gjithë, edhe ai në dukje më i pashpirti ka një dhimbje fshehur nesh për dashuritë që nuk shprehim dot, që mblidhet fytit e rrëzë syve për të zënë vend diku në kokë për të ngacmuar dikur si ankth i akumuluar. Ne do ta kemi harruar arsyen, do t’i përveshemi stresit e halleve, derisa ajo e çakërryer do të marrë tjetrin, duke na kujtuar orët që na kanë mbetur.
Adelajda më trishtove e do më mbajë gjatë dhimbja për shumë arsye, por nga lart ku na sheh tani e me kujtimin që le këtu poshtë shpëtofsh sadopak ndërgjegje për të kthyer vëmendjen tek vetja, tek dashuritë, tek të shtrenjtët. Sepse ikja jote na kujton se nuk ka radhë kur ajo bujt, as kritere e as dhembshuri.
Dorina Mema, mike e Adelajdës:
Nuk desha kurrë të lexoja këtë lajm o Adela bukur.. mu rrotullua qielli.
Nuk ka shumë kohë që më the: më jep pak forcë borxh se dhe forca për të zgjuar dëshira për jetë më është shuar!
E mbajte gjithë sikletin, sekretin tënd e nuk mërzite kurrë asnjeri. Kaq paska qenë e shkruar por shpresoj që të kesh qenë e lumtur për aq sa jetove o e bukra ime. See you in paradise my friend.
Enton Abilekaj, drejtori i Fax News, ku Adelajda do moderonte një emision:
Ishe në makinë, duke ecur kushedi për ku dhe duke kënduar “kam bërë gabime”. Historia jote e fundit në Instagram. Ndoshta një mesazh për dikë, ndoshta trokitja e fundit në portat e Qiellit, 2 ditë përpara se të niseshe. As ti nuk e dije ku ishe nisur duke pranuar gabimet, por ndoshta vetëm ti e dije ku kishe gabuar.
Nëse doje të thoje që ishte gabim që nuk bëre kompromise për më shumë karrierë dhe para, nëse doje të thoje që bëre gabim që nuk u shndërrove në imazhin vulgar të rrjeteve socale, apo që punove me modesti për të arritur me meritë aty ku dëshiroje, nuk ke bërë asnjë gabim. Kot u rrëfeve në portat e Qiellit. Tani që arrite në Qiell, e kuptuam të gjithë ku ishe nisur, por është shumë vonë për ne, sepse ishte shumë shpejt për ty. U prehsh në paqe Adela!
Kasem Hysenbelliu:
Lamtumire mikja,shoqja dhe bashkepunetorja ime e perhereshme. Jam shume i tronditur nga ikja jote e papritur,mendja e fjalet me kane ngrire. Bukroshe e fjale embel nuk do te harroj kurre . Peng me ngeli qe ne 15 Nentor nuk hapem dot deren e emisionit tend “Shtepia e Adeles”. Si besimtare e vertete qofsh e bekuara e parajses dhe te qofte dheu i lehte.
Këshilltari për mediat i Presidentit Meta, Emiljano Aleksi:
Me hidhërim të thellë morra vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të koleges Adela Xhamani. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët. U prehsh në paqe..
Elisa Spiropali:
Kam dhënë dhjetra intervista, por ky rrëfim i marrë butësisht dhe njerëzisht nga Adelajda Xhamani ka mbetur i preferuari im. E kujtoj si sot; u takuam në një kafe periferie dhe pimë nga një çaj mali. Sytë e mëdhenj i jepnin një rrezatim serioz dhe po aq zhbirilues. Me shumë gjasë ishte kjo arsyeja pse u ndjeva aq mirë për të folur aq gjatë.
Në këto kohë shpërthimesh, zbulimesh, turfullimesh, zhveshjesh dhe sensacionesh mediatike, ku e vërteta bëhet shpesh kurban klikimesh, mungesa e saj ngjan edhe më trishtuese.
Pushofsh në paqe Adelajdë! Ti ishe ndryshe.
Brikena Prifti:
Po si moj Adel te postoj kete foto tenden per te thene u prefsh ne paqe, si?? Me pikellove ne zemer dhe ende nuk arrij dot ta besoj qe nuk do te te shoh me… Do me mungosh mua, por edhe kujtdo qe pati mundesine te te njihte, shpirt i bukur!!
Arbana Osmani:
U prehsh ne Paqe Adela! Nje nga vajzat me te guximshme qe kam njohur. Love is for the brave, I’m sure you ëill find it up there
Irma Libohova:
Joo s’e besoj dot!
Rezarta Delisula:
Qofsh e xhenetit Adel
Big Basta:
Nona sme besohet qe ike kshu….dhe sdua ta besoj.
Orgesa Zaimi:
O Zot i madh cme degjuan veshet cfare fatkeqesie, Adela vajza me e mire qe kam njohur, o shpirt, si ike kaq papritur? Zoti te mori prane, akoma smundem ta besoj ….
Klevi Pojana:
Për cdo ëndërr që mbetet përgjysëm, për cdo shpirt që shkon shumë shpejt, për cdo njeri kurajoz që tenton të shemb muret e paragjykimit Zoti qoftë mëshirues!
Rozana Radi:
Shokues largimi yt e bukura Adele ? Jeta qenka nje genjeshter e madhe. Qofsh ne parajse bukuri.
Roza Lati:
Sot u zgjova me zemer te thyer…. nuk mund ta besoj…. Adel zemra ime, nuk kishim kofidenca shoqesh te ngushta bashke, por kishim miqesi… Adel zemra ime, shpirti jot i punes dhe karrieres ishte frymzim per mua… Adel zemra ime, Zoti engjejt e bukur i merr prane vetes… u prehsh ne paqe…
Vesa Luma:
Adela..nje vajze qe bukuria e jashtme i reflektonte nga shpirti..e guximshme,punetore dhe nje njeri aq i mire :(((..Nuk me besohet qe ike.. dhe nuk u takuam per kafe javes tjeter ?sic e kemi lene..nuk gjej fjalet e duhura ne keto momente,por perfundimisht njerezit me te mire i do Zoti afer vetes! Pusho e qete e dashur! You ëill be forever missed!
Anila Basha:
Ajo ishte vajza që nuk do ta harrojë lehtë askush që e takoi njëherë në jetë. Fillimisht e morën për mendjelehtë, gocë spektakli, por bukuroshja adoleshente plot pasion na bëri të gjithëve ne që e njohëm, ta donim sipas mënyrës tonë.
Me ato sytë e mëdhenj të zinj që i qeshnin gëzueshëm, dinte të fitonte zemrën e gjithkujt për t’i dhënë një mundësi në hapat e saj të parë të karrierës. Dhe nuk u struk ekranit thjesht si një kukull që e ndriçoi për aq sa doli në skenë. Por si një vajzë e zgjuar, që rritej me pasionin për gazetarinë dhe pasionin për të bukurën. Dalëngadalë, mes miqsh e shokësh, mësoi shumë nga kolegët që e rrethonin, dhe aq e ëmbël ishte, sa edhe mos të kishe mundësi, ajo dinte ta vidhte atë.
Filloi punën te Gazeta Shqiptare me këmbëngulje, e rrethuar nga kujdesi i Eraldos dhe shefes së saj Rezartës.
Filloi të pyeste bukur e të ngacmonte e thumbonte aty ku duhej. Përpiqej gjithmonë të ruante e të nxirrte më të mirën e personazheve që intervistonte, ishte krejt e painteresuar për skandalin e thashethemin. E rëndësishme të thuhet është se askush nuk i thoshte “jo” vajzës lozonjare që të bënte përvete që në takimin e parë. Dhe tani do të niste një sfidë të re. Entoni, drejtori i Fax Neës më tregoi se studio e saj ishte në përfundim dhe Adelajda kishte bërë provat e para të emisionit të saj të mëngjesit. Do ta shihnim shumë shpejt në vendin ku i takonte, në punën që bënte më mirë.
Adelajda sa kishte filluar karrierën. Ndaj do më duket habi që nuk do ta shohim në ekran. Apo në festat e përhershme kur takoheshim të gjithë bashkë mes shoqërisë së bukur të Eraldos, Suadës, Fatmirës, apo Ervinit. Ku humbe bukuroshe? Na zgjove këtë të diel me diell me lot dhe trishtim në sy. S’të them dot lamtumirë, sepse kush të takoi njëherë, s’do të të harrojë asnjëherë….
Kreshnik Osmani:
Pushofsh ne paqe, Adelë!
Ndahet nga jeta Adela Xhamani. Ishte nje mike e mire fejsbuku qe prej shtate vitesh me lexonte me kureshtje. Adela u be e njohur kur u perpoq te thyeje disa tabu ne Big Brother-in e viteve te para. Vajza nga Kavaja u perpoq te ofroje per vajzat dhe rinine shqiptare simboliken e rebelimit ndaj realiteteve ne te cilat jetojne. Edhe pse ne ato fillime Adela u konsiderua se theu tabu te medha, ajo mbeti ne thelb vajza e ndrojtur dhe konservatore e Kavajes qe ne jeten e saj te shkurter perjetoi dilema te medha identitare dhe kulturore. Me te gjitha perpjekjet e saj Adela nuk ia doli te hyje tek rrethet e larta te jetes se Bllokut. Nuk ia doli te integrohet tek jeta e “elites” se medias, te shtypit rose, te gazetarise apo te biznesit te Tiranes. Ishte vajza qe kerkoi nje jete te bukur, por qe njekohesisht nuk shkulej dot prej identitetit te saj prej vajze me disa norma dhe me disa kufij.
Perjetimet dhe dilemat e Adeles i kane mijera te rinj e te reja sot. Mos i shkaterroni jetet tuaja duke vrapuar pas iluzioneve. Ky eshte popull i mrekullueshem me tradita dhe zakone te mrekullueshme. Mos hidhni poshte gjithçka keni trasheguar nga eterit dhe gjysherit tuaj. Jeta e Bllokut, jeta e nates, vilat, pubet, kokaina, redbulli, fustanet, bizhuterite, fama, televizioni, reklama, jeta e luksit, avionet, veturat e bukura, biznesi, erotika, thashethemet vip, dashnoret, kronikat roze jane nje iluzion i madh qe shkaterron jetet dhe mendjet tuaja.
Jeta e bukur eshte aty prane familjes tende, prane frymes tende, me dashurine tende, me bashkeshortin, te fejuarin, me dashurine e jetes tende. Lumturia eshte aty ne fshatin tend, ne lagjen tende, ne katundin tend, ne cepin tend ku frymon. Jeta e bukur eshte aty ku frymon prindi yt, aty tek pemet e lagjes apo te bahçes tende ku kalojne zogjte, qente, macet, te njohurit dhe te afermit qe te njohin dhe te duan te gjithe. Jeta e bukur eshte aty ku ke deshire te te varrosin nese vdes. Nga aty ku je, mund ta ndertosh perandorine e endrrave dhe te deshirave te tua. Nuk jam kunder shpernguljes as kunder perpjekjeve per nje jete me te mire, kurresesi, por jam thellesisht i bindur se sparkatat identitare jane ato qe e çajne zemren me shume. Adela u perpoq te futej tek nje jete te cilen nuk e besonte fuqimisht dhe u refuzua prej saj. Adela u perpoq te integrohej tek nje jete qe binte ne kundershtim flagrant me identitetin e saj te vertete te cilin e fshihte thelle dhe e maskonte mire, qe te mos ia zbulonte “elita” e rreme e jetes se bukur te Tiranes. Si Adela ka mijera djem dhe vajza nga e gjithe Shqiperia, te cilet humbin jetet e tyre humbetrirave dhe labirintheve plot makth te jetes “perrallore” te elitave te Bllokut.
Miku im dhe ti mikesha ime!
Jeta eshte e bukur me gjerat me te thjeshta te saj. Jeta eshte e mrekullueshme me frymen qe merr në çdo ag. Me aromen e luleve, me aromen e dheut, me diellin qe te prek bute mbi lekure. Eshte e bukur me cdo fryme e mendim. Eshte e bukur me cdo enderr te ciles je i gatshem t’i falesh jeten. Eshte e bukur me nje shetitje kapur dore per dore me njeriun qe do, prane lumit, liqenit, malit, detit, rrugicave te ngushta te lagjes, apo metropoleve te medha ne Lindje a ne Perendim. Eshte e bukur, me nje puthje, me nje perkedhelje me nje buzeqeshje dhe nje perqafim. Jetoni jeten e vertete sepse iluzionet jane drogera te forta qe dobesojne sistemin imunitar te lumturise dhe ngacmojne e provokojne arrest kardiak. U prehsh ne paqe Adelë. Qofsh nen perkujdesjen e Zotit tend te cilin nuk e mohove kurre!