Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ndahet nga jeta shkrimtari disident, Kasëm Trebeshina

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Ndahet nga jeta shkrimtari disident, Kasëm Trebeshina

Kasëm Trebeshina (b. 1926), Albanian writer

Shkrimtari shqiptar, Kasëm Trebeshina ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Ai vdiq dje në Ankara ku qëndronte te vajza e tij. Trupi i Trebeshinës ka mbërritur sot në Shqipëri dhe do të prehet në varrezat e Tiranës.

Shkrimtari i njohur lindi në Berat, më 8 gusht 1926. Pas rënies së komunizmit filloi të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t’ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist.

Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore.

Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve.

Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

Pjesa më e madhe e veprave të Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; Mekami, melodi turke, 1994; Historia e atyre që s’janë, dramë, 1995, Tregtari i skeleteve, 2006, Këngë për Kosovën, 2007, Shtigjet e shekujve, 2007 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku (ribotim i Stina e stinëve), 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.

“Stina e stinëve”, është vepra më përfaqësuese e atyre që janë botuar deri më sot e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studiuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: “Stina e stinëve”, “Odin Mondvalsen” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina” apo “Kapriçio shqiptare”. Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, “Odin Mondvalsen” përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.

Lista e veprave:

  • Kruja e çliruar, 1953
  • Artani dhe Min’ja, 1961
  • Stina e Stinëve, 1991
  • Legjenda e asaj që iku, 1992
  • Qezari niset për luftë, 1993
  • Koha tani, vendi këtu, 1992
  • Rruga e Golgotës, 1993
  • Mekami, melodi turke, 1994
  • Lirika dhe satira, 1994
  • Historia e atyre që s’janë, 1994
  • Ëndrra dhe hije, 1996
  • Hijet e shekujve”, 1996
  • Nata para apokalipsit, 1998
  • Ku bie Iliria, 2000
  • Kënga Shqiptare, 1-5, 2001
  • Më përtej kohërave, 2004
  • Drama, 2006
  • Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006
  • Tregtari i skeleteve, 2006
  • Këngë për Kosovën, 2007
  • Shtigjet e shekujve, 2007
  • Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016
Tags: Kasem Trebeshinandahet nga jetashkrimtari i njohur

TË LIDHURA

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para
Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

17:39 | 18/04/2026
Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata
Aktualitet

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë
Aktualitet

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Next Post
Lamborghini projekton makinën spektakolare

Lamborghini projekton makinën spektakolare

Deklarata e fortë e ambasadorit Lu: Në fillim të vitit 2018 të arrestohen…

Deklarata e fortë e ambasadorit Lu: Në fillim të vitit 2018 të arrestohen...

Çfarë pritet nga Rusia nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO?

Çfarë pritet nga Rusia nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO?







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para
Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

by mirseda
17:39 | 18/04/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar sot në mesditë në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në vendin e...

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

16:45 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com