Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

NATO të mbrojë vendet e Ballkanit dhe Detit të Zi nga agresioni rus

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
NATO të mbrojë vendet e Ballkanit dhe Detit të Zi nga agresioni rus

Nga Stephen Blank “The Hill”/ Muajin e ardhshëm, ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të mblidhen në një konferencë ministrore, dhe në prill do ta bëjnë këtë për ministrat e jashtëm. Këto takime, duhet të rivlerësojnë rëndësinë strategjike të Detit të Zi dhe të Ballkanit, veçanërisht në dritën e ngjarjeve të fundit.

Këto ngjarje, përfshijnë incidentin e kohëve të fundit të Ngushticën Kerç, zbulimet e tentativave për grushte shteti të mbështetura nga Rusia në Maqedoni, Greqi dhe Malin e Zi, për të parandaluar hyrjen e Podgoricës dhe Shkupit në NATO, dhe bërjen paqe me fqinjët e tyre. Njëkohësisht, Moska përbën vazhdimisht një kërcënim për shtetet bregdetare të Detit të Zi, që janë të gjitha anëtare të NATO-s. Këto kërcënime, nxjerrin në pah urgjencën e forcimit të barrierave parandaluese në Ballkan dhe Detin e Zi, dhe për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten.

Shumë raporte të kohëve të fundit, kanë theksuar kërcënimin rus ndaj shteteve Balltike dhe Polonisë, si dhe nevojën për forcimin e pozitës ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s atje. Është e pakuptimtë të mohohen këto kërcënime. Megjithatë, duke theksuar se kërcënimet në Baltik, pa përmendur ato në Detin e Zi, dërgojnë përshtypjen e gabuar:që bregu i Detit të Zi, ka një rëndësi të vogël për NATO-n, dhe kësisoj mbrojtja e tij ndaj kërcënimeve ruse, është më pak emergjente.

Por këto kërcënime ndaj shteteve bregdetare të Detit të Zi dhe Ballkanit, nuk janë vetëm reale, por edhe më urgjente, për shkak të forcimit të pozitave të Moskës në Detin e Zi, dhe përpjekjeve për të minuar qeveritë e Ballkanit.

Në fakt, kërcënimet ruse këtu janë më të gjera dhe më të thella se sa në Ballkan. Siç e ka vënë në dukje Elizabet Brou, kërcënimet më të fundit ushtarake ruse, vijnë nga deti dhe jo nga toka. Po kështu, Rusia po përdor çdo instrument jo-ushtarak që ka në arsenalin e saj, për të nxitur tensione midis serbëve dhe myslimanëve në Serbi dhe Bosnje.

Forcat e saj, kryejnë fluturime mbi Rumani, dhe kërcënojnë platformat rumune të energjisë në Detin e Zi, ndërsa gjithashtu përpiqen të shkatërrojnë partitë politike në Bullgari, dhe në të gjithë Ballkanin. Në realitet, Kremlini, si pjesë e rritjes së pandërprerë të pranisë ushtarake në zonën e Detit të Zi, ka dërguar armët bërthamore në një përpjekje të rrezikshme për të trembur qeveritë evropiane.

Njëherazi, Hungaria, aleatja e Moskës, në mos shteti i saj klient, po nxit nacionalizmin hungarez kundër Ukrainës dhe Rumanisë, në një përpjekje të kotë për të bërë për Putinin, atë që bëri për Hitlerin në vitet 1930, d.m.th të destabilizojë rajonin ndërkohë që ndjek një fantazi nacionaliste të zhdukur prej kohësh.

Kjo shumëllojshmëri kërcënimesh, nuk përmend as fluturimet dhe kërcënimet ndaj NATO-s dhe anijeve ukrainase në Detin e Zi dhe në ujërat e Ukrainës, si bllokimet e paligjshme dhe aktet e drejtpërdrejta të piraterisë, që sapo kemi parë në ngushticën Kerç dhe Detin Azov.

Ndërsa NATO ka shpallur angazhimin e saj, për të parandaluar që Deti i Zi të shndërrohet një liqen rus, përpjekjet dhe dislokimet e saj në këtë zona, kanë qenë paksa tepër të vonuara. Provokimet dhe kërcënimet e pandërprera të Rusisë, duhet të nxisin si NATO-n ashtu edhe BE-në të bashkojnë forcat, për të forcuar forcat demokratike në mbarë Ballkanin dhe Detin e Zi.

S’ka ka dyshim se si NATO ashtu dhe BE-ja, kanë aftësitë ekonomike dhe ushtarake për të vendosur forca të fuqishme, dhe për të investuar burime politike sipas nevojës në këto vende, për të mbështetur dhe forcuar stabilitetin dhe sigurinë e tyre.

Ajo çka mungon deri më sot, është vullneti politik dhe ministerialet e ardhshme, sigurojnë një vend të shkëlqyer për të shfaqur një vullnet të ri politik, për të sfiduar Rusinë këtu dhe marrë seriozisht kërcënimet e saj. Si NATO dhe BE-ja, duhet ta pranojnë se pikërisht në këto territore, ne kemi parë shtimin e pranisë më të madhe ushtarake ruse, dhe jo në Balltik.

Ndërsa kërcënimi është real, dhe ka fituar një dimension të shtuar nga kërcënimet e dukshme ruse për të minuar sovranitetin bjellorus, dhe për ta përfshirë atë në një “union-shtet” rus; NATO dhe BE janë mjaftueshëm të mëdha, dhe zotërojnë mjaft burime për të mbështetur një parandalim më të fuqishëm që përfshin forcat tokësore, detare dhe ajrore në të gjithë këtë zonë.

Dislokime të tilla në sferat politiko-ekonomike dhe ushtarake, do të risin elasticitetin ndaj këtyre shoqërive, dhe do të shfaqin kohezionin e NATO-s, duke iu dhënë kështu këtyre qeverive aftësi për të shmangur politikat shtrënguese multi-dimensionale të Rusisë.

Duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme, NATO dhe BE kanë mundësinë të demonstrojnë kohezionin e tyre, të shtojnë fuqinë dhe qëndrueshmërinë e qeverive lokale, dhe t’i rrisin kostot për Moskën, në përpjekjet e saj perandorake në zonat e Ballkanit dhe Detit të Zi.

Në anën tjetër, dështimi për të marrë seriozisht kërcënimin rus, do ta dërgojë tek Moska mesazhin se mund t’i dyfishojë përpjekjet e saj, pa u ndëshkuar.

Për këto arsye, kjo është një mundësi që as NATO, as BE, dhe as SHBA-ja nuk duhet ta shpërdorojnë. Investimi në sigurinë e qeverive të Ballkanit dhe të Detit të Zi, është jo vetëm moralisht i drejtë, por gjithashtu do të japë përfitimet e veta strategjikë në të ardhmen./Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim: Stephen Blank, është një anëtar në Këshillin Amerikan të Politikës së Jashtme, i fokusuar në gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë e ish-Bashkimit Sovjetik, Rusisë dhe Euroazisë.

TË LIDHURA

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Aktualitet

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova
Aktualitet

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025
Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Kryesore

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

12:36 | 24/06/2025
Next Post
Shpërthim eksplozivi në një automjet në kryeqytet

Shpërthim eksplozivi në një automjet në kryeqytet

“Alkool, drogë dhe jetë nate”, vajzat shqiptare përleshen me policinë në diskotekë

“Alkool, drogë dhe jetë nate”, vajzat shqiptare përleshen me policinë në diskotekë

Tallen me të në rrjetet sociale, Pogbas i del në mbrojtje mamaja (Video)

Tallen me të në rrjetet sociale, Pogbas i del në mbrojtje mamaja (Video)

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula
Showbizz

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

by mirseda
20:57 | 24/06/2025
0

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me...

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
“Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në,

“Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në,

19:53 | 24/06/2025
“Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime”, Pezeshkian: Të gatshëm për dialog, jo për imponime…

“Irani do të mbrojë të drejtat e tij legjitime”, Pezeshkian: Të gatshëm për dialog, jo për imponime…

19:29 | 24/06/2025
Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem

19:12 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com