Rreth 1000 pjesëtarë të bashkësisë myslimane u mblodhën sot në qendër të Athinës. Ata marshuan në sheshin Omonia për të festuar ditëlindjen e profetit Muhammed.
Myslimanët krijuan një kordon sigurie rreth turmës për të parandaluar çdo problem të mundshëm.
Vitin e kaluar pati përleshje mes myslimanëve dhe tifozëve të PAOK që udhëtonin për në Athinë për një ndeshje futbolli. Por ditën e sotme nuk pati asnjë incident. Kujtojmë që Greqia është një shtet me shumicë ortodokse dhe ndikimi i festë është akoma i fortë tek grekët. TIRANA TODAY