Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Myslimanët e të krishterët, duhet të mësojnë nga historia e tyre e përbashkët

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Myslimanët e të krishterët, duhet të mësojnë nga historia e tyre e përbashkët

burimi: https://www.arabnews.com/node/1846736

Përshtatur për Tirana Today

Nga Saud Al-Sarhan dhe Johnnie Moore “Arab News”

Gjatë viteve të fundit, miliarda myslimanë dhe të krishterë kanë kremtuar festat fetare, që përkojnë në të njëjtën kohë të vitit. Fundi i Pashkëve, ka përkuar me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Dhe kjo gjë nuk duhet të na habisë aspak, pasi të dyja fetë e mëdha kanë lindur në të njëjtin rajon historik, dhe ndajnë një histori dhe kulturë të përbashkët Abrahamike.

Gjithsesi, nga një vëzhgim i shkurtër në mediat sociale, mundtë zbulosh se pak myslimanë dhe të krishterë e kuptojnë se po festojnë njëkohësisht ditët e tyre të shenjta. Dhe është për të ardhur keq që në vend se të kërkojnë të përbashkëtat tek njëri-tjetri, marrëdhënia midis të krishterëve dhe myslimanëve është shpesh e karakterizuari nga mosbesimi dhe keqkuptimi.

Ndërsa muaji i Ramazanit është në mesin e tij, ne pyesim nëse ka ardhur koha për një epokë të re të bashkëjetesës paqësore dhe mirëkuptimit midis të gjitha bashkësive të besimit Abrahamik.

Nëse përgjigjja është “po”, edhe rrugëtimi në këtë drejtim duhet të fillojë nga një vlerësim më i mirë i historisë dhe kulturës sonë të përbashkët Abrahamike. Historitë tona janë të ndërthurura, dhe në momente vendimtare ne i jemi borxhlinj njëri-tjetrit për ekzistencën si grupe besimi deri më sot.

Në historinë e besimit islam, ka shumë rrëfime mbi kontributet e të krishterëve gjatë disa periudhave. Kur ishte akoma një i ri që e shoqëronte xhaxhain e tij tregtar në Sirinë Jugore, Profeti Muhamed takoi një murg karizmatik të krishterë, i cili sot është i njohur për myslimanët si Bahira.

Ai takim mund t’i ketë ngulitur atij respektin e përhershëm për besimin e krishterë; diçka që u thellua disa dekada më vonë, kur pasuesit e hershëm të Profetit u përballën me një përndjekje të egër në Gadishullin Arabik.

Dhe ishte një mbret i krishterë në Etiopi, ai që u ofroi strehim myslimanëve, me të cilët nuk ndante të njëjtin besim, por humanizmin e përbashkët të cilin ai e njohu dhe e çmoi. Këto janë disa ndër arsyet se përse Kur’ani u referohet shpesh të krishterëve me respekt të thellë, dhe e cilëson Biblën një libër të shenjtë.

Për shembull, katolikët do të gjejnë se i gjithë kapitulli XIX-të i Kuranit i kushtohet Marias, nënës së Jezusit. Aty ajo konsiderohet “mbi të gjitha gratë e të gjitha kombeve dhe botëve”. Për shekuj me radhë, artistët dhe poetët myslimanë janë mahnitur nga devotshmëria dhe përkushtimi i Marias, dhe kanë shprehur admirimin e tyre në artet pamore, pikturë, poezi dhe vizatime në miniaturë.

Pjesë të tëra të Kur’anit u thurin lavde profetëve hebraikë si Isaku, Jakobi, Moisiu, Aroni, Enoku, Adami dhe Noeu. Modeli për myslimanët është Profeti Muhamed, dhe ai i ftoi pasuesit e tij që të bënin një jetë modeste dhe të thjeshtë duke imituar Jezu Kristhin, duke e cilësuar atë si një profet që bën mrekulli, të mbarsur nga fryma e shenjtë.

Kur’ani e ndalon në mënyrë të qartë sulmin ndaj kulteve të krishtera. Ndërsa komuniteti i myslimanëve të hershëm u zgjerua, fryma e bashkëjetesës u ruajt nga udhëheqësit e njëpasnjëshëm.

Në letrën e famshme të Garancisë së Umarit, të shkruar nga Kalifi i Dytë Umar ibn Al-Khatab për të krishterët e Jeruzalemit, kur myslimanët hynë në këtë qytet në vitin 638 thuhet:“Ai (Umari) u ka dhënë atyre (njerëzve të Jeruzalemit) siguri për veten e tyre, për pronat e tyre, kishat e tyre, kryqet e tyre, të sëmurët dhe të shëndetshmit e qytetit dhe për të gjitha ritualet që i përkasin fesë së tyre.

Kishat e tyre nuk do të zaptohen nga myslimanët dhe nuk do të shkatërrohen. As ata, as tokat e tyre, kryqet e tyre, dhe as pronat e tyre në përgjithësi nuk do të dëmtohen. Ata nuk do të konvertohen me forcë”.

Përtej respektimit të së drejtës së njëri-tjetrit për të ekzistuar, një nga momentet më të lavdishme të historisë së Lindjes së Afërme ishte koha kur të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë jetuan krah për krah dhe u bashkuan për të mirën e përbashkët.

Kjo ndodhi në Bagdadin e shekullit X-të, kur qyteti ishte kryeqyteti i një shteti të sunduar

nga dinastia e ndriçuar Abaside. Ai u bë qendra intelektuale dhe shkencore e botës, pasi 3 anëtarët e tre besimeve Abrahamike lanë mënjanë fanatizmat dhe u bashkuan në kërkimin e përbashkët të njohurive dhe përparimin shkencor.

Klerikë, studiues, mjekë dhe përkthyes nga të gjitha besimet ripërtërinë njohuritë në matematikë, shkencë dhe mjekësi, dhe zhvilluan tradita filozofike që ekzistojnë deri

në ditët tona. Dhe ajo që e mundësoi këtë gjë nuk ishin myslimanët, të krishterët apo hebrenjtë që besonin tek të njëjtat mësime.

Edhe në kohën kur besimet Abrahamike bashkëjetuan në mënyrë paqësore, hoxhallarët, priftërinjtë dhe rabinët, prireshin të ishin mbrojtës në lidhje me teologjinë e tyre. Tek e fundit ishte epoka e Mesjetës.

E megjithatë, ajo që shfaqën ato shoqëri dhe që nuk e kishin shoqëritë e tjera të kohës, ishte një qëndrim liberal ndaj kuriozitetit intelektual, diskutimit publik dhe dialogut teologjik dhe filozofik të hapur, madje dhe debatit.

Ky bashkim i bashkësive fetare, çonte shpesh në risi, të cilat e forconin secilën bashkësi fetare pa paragjykuar bindjen e të tjerëve. Kjo gjë ishte e mundur pasi pasuesit e besimeve Abrahamike ishin të respektueshëm dhe mirëkuptues ndaj njëri-tjetrit; diçka që mjerisht humbi në epokat e mëvonshme.

Ndonjëherë historia e bashkësive tona fetare, ka qenë e karakterizuar nga periudha të errëta të armiqësisë, dhunës, madje edhe luftës. Gjithsesi, duhet theksuar se kjo nuk është historia e vetme. Mesazhi ynë për fëmijët e Abrahamit në këtë kohë është se ka histori shumë më të mira dhe shumë më interesante për të treguar, të cilat janë nxjerrë nga periudha shumë më të gjata dhe më të shkëlqyera të historisë sonë të përbashkët.

Këto histori janë bekime që ne mund t’i shijojmë dhe t’i mësojmë së bashku. Po, këtë Ramazan – si myslimanë dhe të krishterë – ne zgjedhim të besojmë tek më e mira e njerëzimit, dhe të mbështesim mësimet paqësore të besimeve tona të ndara, por të ndërlikuara. Ne i refuzojmë me forcë ata që e përdornin fenë për të na përçarë. Siç thotë Jezusi:“Lum paqe-bërësit, pasi ata do të quhen bij të Zotit!”.

 

Shënim:Saud Al-Sarhan, është Sekretari i Përgjithshëm i Qendrës Mbreti Faizal për Kërkime dhe Studime Islame në Riad, Arabia Saudite. Johnnie Moore, është president i Kongresit të Liderëve të Krishterë, dhe themelues i Kompanisë KAIROS.

Tags: botakrishtereMysliman

TË LIDHURA

Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar. Sekuestrohen mijëra euro
Aktualitet

Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar. Sekuestrohen mijëra euro

20:29 | 21/06/2025
Aksident i rëndë në vend, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’

20:27 | 21/06/2025
“S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit
Bota

“S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit

20:20 | 21/06/2025
Next Post
Rama: Meta ka rrjedhur, por nuk jam bërë pishman për bashkëpunimin me LSI-në

Rama: Kush vjen në pushtet duke vrarë edhe pushtetin e ushtron duke vrarë

Rregullorja e universiteteve, 14 ditë mësim online nëse infektohet 1 person

Tregtia elektronike, vetëm 5% e produkteve online janë shqiptare

Virusi politik, më i keq se koronavirusi

Minxhozi: Zoti Doshi, kërko ndjesë se ndoshta ta falin edhe ty, si Xhelalit!

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar. Sekuestrohen mijëra euro
Aktualitet

Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar. Sekuestrohen mijëra euro

by mirseda
20:29 | 21/06/2025
0

Sekuestrohet një sasi masive droge gjatë kontrolleve nga skuadra e narkotikëve të Policisë Italiane në Piza, teksa...

Aksident i rëndë në vend, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident i rëndë në vend, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’

20:27 | 21/06/2025
“S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit

“S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit

20:20 | 21/06/2025
Ushtria izraelite: Janë g*ditur dhjetëra objektiva ushtarake në Iran

Ushtria izraelite: Janë g*ditur dhjetëra objektiva ushtarake në Iran

20:10 | 21/06/2025
Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

19:49 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com