Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Muç Nano: Ah sikur të vinte një ditë, kur shqiptarët të shkonin me serbët ashtu siç shkojnë me italianët. Por ne kemi “babë” Erdoganin, që do të na turqizojë

7 vjet ago
in Të Gjitha
Muç Nano: Ah sikur të vinte një ditë, kur shqiptarët të shkonin me serbët ashtu siç shkojnë me italianët. Por ne kemi “babë” Erdoganin, që do të na turqizojë

Mustafa Nano ka vijuar letërkëmbimin e tij me gazetarin serb, Zoran Panoviç.

Në këtë shkrim të radhës tek “Mapo”, ai ndalet tek arti dhe feja.

Shkrimi i plotë i Nanos  

I dashur Zoran,

Festivali europian i këngës, të cilin ti e përmendje në letrën tënde të fundit, u ndoq me kërshëri të veçantë këtë herë prej shqiptarëve. Në këtë event muzikor të kontinentit tonë që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, merrnin pjesë, përveç Eugent Bushpepës që përfaqësonte Shqipërinë, edhe dy shqiptarë të tjerë. Është fjala për Ermal Metën dhe Entela Furerajn, alias Eleni Fouriera. I pari përfaqësonte Italinë dhe e dyta Qipron. Që të dy janë formuar si artistë jashtë vendit të tyre të origjinës, Shqipërisë pra, të cilën e kanë braktisur qysh fëmijë për të kërkuar gjetkë një fat më të mirë. Janë disa qindra-mijëra shqiptarët që e kanë lënë vendin dhe kanë ndërtuar një jetë të re në Europë pas përmbysjes së regjimit komunist. Dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie të çuditshme me vendin e tyre. S’e kanë për gjë ta braktisin fizikisht vendin e tyre, madje e bëjnë me qejf këtë gjë, shpeshherë është gjëja e vetme që duan e dinë të bëjnë, por nuk ka burrë nëne t’ua heqë mendjen se janë shqiptarë. Mjaft të shohësh këngëtaret me famë botërore Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, të cilat kanë merak të tregojnë se janë më shumë shqiptare sesa artiste. “Hej miq, do jem në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe do këndoj për ju, falas, në sheshin Nënë Tereza”, shkruante Rita Ora në Instagram në shkurt të këtij viti. Dhe Dua Lipa e pasonte: “Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! Paçim sa më shumë përvjetorë të pavarësisë për të festuar. Unë jam krenare që jam shqiptare”. Edhe këngëtarja amerikane Bebe Rexha nuk e lë pas dore “atdhedashurinë”. Madje, futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, si Xherdan Shaqiri, njëri prej Xhakajve (Graniti) etj., duket se vuajnë prej një kompleksi të renegatit. E prandaj, bëjnë herë pas here gjeste publike, nëpërmjet të cilave duan të fitojnë kredenciale patriotike në vendin e prindërve të tyre.

Suksesi i këtyre vajzave e djemve me origjinë nga Kosova (duhet shtuar këtu edhe Era Istrefi që do të këndojë këngën zyrtare të Kampionatit botëror të Futbollit, në Rusi, tok me Will Smith-in e Nicky Jam-in) është pasuar nga suksese të tjera më lokale në fushën e muzikës, siç është ky i artistit italian Ermal Meta dhe i artistes greke Eleni Fouriera, dhe të gjitha këto kanë krijuar një ethe patriotike mes shqiptarëve. Ne, ca prej pafuqisë e prapambetjes sonë, ca prej izolimit të gjatë komunist, kemi vuajtur shumë për afirmim ndërkombëtar. Për një kohë të gjatë kemi pasur vetëm Ismail Kadarenë e, në një farë mënyre, Nënë Terezën. Në fakt, kjo e fundit nuk ishte një prodhim shqiptar. Ajo ishte me origjinë shqiptare, dhe këtë gjë e ka pohuar edhe vetë më shumë se një herë, por ajo u bë çfarë u bë jashtë çdo ndikimit shqiptar. As shqip nuk dinte. Për rrjedhojë, neve na mbetej vetëm Ismail Kadareja, e kështu na dukej vetja edhe më të vegjël sesa ishim, sidomos krahasuar me ju serbët, që keni qenë më kompetitivë në arenën kontinentale apo planetare. Në kohën që ne kishim vetëm Kadarenë, ju kishit Emir Kusturicën, Goran Paskaljeviçin, që e përmend edhe ti, disa futbollistë e basketbollistë, e mbi të gjithë Novak Gjokoviçin, të cilin qejflinjtë tanë të gjëegjëzave antroponimike e nxjerrin shqiptar prej fisit të Gjokajve.

Duket se, në terma të imazhit në planin ndërkombëtar, fara shqiptare po i gëzohet një momentumi. Janë të shumtë ata që janë kapur nga një ngazëllim patriotik pikërisht për këtë arsye. Gjatë Eurosongut, portalet dhe faqet e para të gazetave të Tiranës nënvizonin me të madhe “dominimin shqiptar” të festivalit. U publikuan vazhdimisht foto të tre artistëve me origjinë nga Shqipëria, të cilët kishin pozuar së bashku duke bërë shqiponjën me dy duart, gjë që është shndërruar për ne në një gjest identifikues, siç janë tre gishtat për ju. Madje, ndonjë gazetë greke ia mori për keq Elenit këtë gjest. E shkreta Eleni! U detyrua të jepte një deklaratë, në të cilën shprehu luajalitetin dhe dashurinë ndaj Greqisë, e në të njëjtën kohë tha se e donte edhe Shqipërinë. Në Itali, Ermali nuk pati probleme të tilla. Ngaqë italianët nuk shfaqin ndonjë shqetësim prej simbolikave etnike shqiptare. E vërteta është, Zoran, që ne shqiptarët kalojmë shumë mirë me italianët. I duam shumë. Dhe me shumë gjasë, na duan edhe ata, s’ka gjë se në periudhën 1990-2010, krimi i markës shqiptare ishte një hall i madh për italianët. Ajo kohë tanimë është kapërcyer. Ah, sikur të vinte një ditë, në të cilën shqiptarët të shkonin me serbët ashtu siç shkojnë me italianët. Të jetë e mundur vallë?

Janë edhe turqit, me të cilët nuk shkojmë keq. Por ndërsa italianët i duam nga qejfi, turqit i duam nga halli. Sigurisht, kemi lidhje të forta historike me turqit, që kanë lënë shenjë edhe në ethosin tonë kombëtar, por elita shqiptare në ditët e sotme, ashtu si në çdo kohë gjatë shekullit të shkuar, i mban sytë nga perëndimi. Ka patur një konsensus, megjithatë, për ta parë prore Turqinë si një vend mik, apo si një aleat strategjik. Në rrethanat, kur me fqinjët e tjerë kemi pasur marrëdhënie të vështira, shqiptarët nuk mund t’i lejonin vetes luksin të silleshin ftohtë me turqit, apo të refuzonin dorën e shtrirë të këtyre të fundit. Pas rënies së komunizmit, kur shqiptarët po kërkonin që ta bënin vendin e tyre “si gjithë Europa”, riafrimi me turqit ishte një nga gjërat e para që ndodhi, edhe në respekt të lidhjeve tradicionale, por edhe sepse Turqia ishte demokratike, anëtare e NATO-s, dhe kandidate për t’u bërë anëtare në BE. Mirëpo sot gjërat janë koklavitur pak, ç’është e vërteta. Turqia e Erdoganit nuk është më demokratike, me NATO-n ka një marrëdhënie hiq e mos këput, dhe i ka prerë shpresat për anëtarësim në BE. Përveç kësaj, dhe kjo është më e keqja, Turqisë së Erdoganit i interesojnë shqiptarët vetëm si një rezervuar mysliman. Investimet më të mëdha të Turqisë në Shqipëri janë në fushën e fesë. Ata kanë financuar ndërtimin e dhjetëra xhamive, mes të cilave edhe të xhamisë që po ndërtohet në qendër të Tiranës. Kjo e fundit është projektuar për të qenë më e madhja në Ballkan, gjë që jep idenë e një Islami pararojë në Ballkan. Mirëpo myslimanët shqiptarë nuk e kanë “merituar” asnjëherë këtë “medalje”. Sepse, ndër myslimanët e Ballkanit, shqiptarët kanë qenë më pak myslimanët. Kështu janë edhe sot e kësaj dite.

Edi Rama, por edhe Sali Berisha përpara tij, nuk ia prishën asnjëherë qejfin Erdoganit. Dhe sot jemi në situatën, kur i vetmi interes i Edoganit në Shqipëri është afirmimi i fesë islame, më saktë, turqizimi i kësaj feje në Shqipëri. Kjo gjë është bërë shqetësuese. Sidomos për elitën e Tiranës (Kosova është një rast më vete në këtë drejtim; shqiptarët atje janë më fetarë), e cila është në shumicën e vet dërrmuese laike. Dhe këtu kam parasysh edhe elitat politike. Në Prishtinë ka shumë politikanë që shkojnë në xhami herë pas here. Ndërsa në Tiranë numërohen me gishtat e njërës dorë politikanët besimtarë. Të tjerët bëjnë vizita nëpër faltore të ndryshme gjatë festave fetare, por këto vizita janë gjeste politike, e jo shprehje besimi. Fetë dhe besimin në Zot ata i përmendin thjesht si një ekspedient. Dhe prandaj, herë pas here shtiren si besimtarë. Ose evidentojnë me pak mburravecëri natyrën shumëfetare të gjendjes së tyre civile apo të origjinës së tyre. Edi Rama, fjala vjen, është në thelb ateist, por i ka pëlqyer që njerëzit të dinë se ai është pagëzuar qysh i vogël si katolik, se është rritur mes një edukate e fryme ortodokse, dhe se gruaja e tij është myslimane. Në fakt, gruaja e tij nuk është hiç myslimane. Thjesht familja e saj është e traditës myslimane. Në krahun tjetër, Sali Berisha e ka pasur zakon t’i mbyllë herë pas here fjalimet e tij me fjalët “Zoti e bekoftë Shqipërinë”, por këtë e ka bërë jo sepse beson, por sepse ka dashur të ngjajë si i djathtë e si amerikan. Lulzim Basha, pasardhës i Berishës në krye të partisë demokratike (konservatore) shqiptare, bën të njëjtën gjë. Po t’i pyesësh këta të dy nëse besojnë në Zot, apo jo, përgjigjja e tyre me shumë gjasë do të ishte: Besoj në mënyrën time. Kjo është disi e ngjashme me atë që tha së fundmi Vuçiçi në Baku, Azerbajxhan: “Unë jam besimtar, por jo ndonjë besimtar i madh”. Kjo është, me ç’duket, natyra plastike e besimit në Ballkan.

E di, Zoran? Edhe Erdogani, sado paradoksale të ngjajë, nuk duket se është më besimtar se Rama e Vuçiçi. Dikush më ka treguar (dhe ky dikush është i besueshëm) se gjatë vizitës që Erdogani bëri në vitin 2013 në Prizren (Ka qenë hera kur tha se “Turqia është Kosovë e Kosova është Turqi”, gjë që nuk u prit mirë në Beograd), ishim me mijëra shqiptarët që dolën për ta pritur. Një turmë re madhe bërtiste “Erdogan, Erdogan”, dhe thuhet se Thaçi, për të fshehur xhelozinë e vet, i është drejtuar mikut të rëndësishëm me fjalët: “Shih sa shumë që të duan!”. Por “sulltani” turk nuk u ngashërye shumë prej këtij fakti. Përkundrazi. “Unë, njësoj si ata që më duan, do përfundoj në një gropë jo më shumë se dy metra të gjatë”, ia ktheu Thaçit. Është e qartë pra se, edhe për Erdoganin, vdekja është fundi i gjithçkaje, dhe me këtë tregon se nuk është fort mysliman. Një mysliman beson të kundërtën, beson se vdekja është fillimi i gjithçkaje.

E megjithatë, është Erdogani që e ka shpallur veten kampion të Islamit në këtë anë të botës. Ndoshta në gjithë botën.

 

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Breshëri plumbash drejt prindërve/ Autori i masakrës: “Do vrisja vëllain dhe dajën nëse s’do më kapnit”

Breshëri plumbash drejt prindërve/ Autori i masakrës: "Do vrisja vëllain dhe dajën nëse s’do më kapnit"

Babai i 31-vjeçarit që vrau ish-të dashurën: I kam çuar fjalë familjes së Xhuljetës, policia po na mbron

Babai i 31-vjeçarit që vrau ish-të dashurën: I kam çuar fjalë familjes së Xhuljetës, policia po na mbron

Grekët të shqetësuar për rritjen e numrit të turistëve

Grekët të shqetësuar për rritjen e numrit të turistëve

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Pesë shqiptarë në Izrael, pezullohen fluturimet
Aktualitet

Pesë shqiptarë në Izrael, pezullohen fluturimet

by mirseda
10:29 | 14/06/2025
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë...

Rishpërndarje buxheti: 11.8 mld lekë, SPAK merr 570 mln

Rishpërndarje buxheti: 11.8 mld lekë, SPAK merr 570 mln

10:11 | 14/06/2025
Pasditja sjell kalime vranësirash të lehta, ja si pritet të jetë moti sot

Pasditja sjell kalime vranësirash të lehta, ja si pritet të jetë moti sot

09:37 | 14/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ja pse po rritet rreziku

49 aksidente ajrore këtë vit – ja pse po rritet rreziku

09:34 | 14/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com