Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Mos u shqetëso bir, ai është turist”, ekzekutimi i Nikulajt, bashkëshortja tregon pritjen e autorëve në hotel: Ardiani i pagoi drekën!

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
“Mos u shqetëso bir, ai është turist”, ekzekutimi i Nikulajt, bashkëshortja tregon pritjen e autorëve në hotel: Ardiani i pagoi drekën!

Bashkëshortja e Ardian Nikulajt, biznesmenit të cilit u vra në ambientet e lokalit të tij më 19 maj 2023, ka treguar për mediat britanike pritjen e shtetasve të huaj që organizuar vrasjen e të shoqit, në hotelin e tyre disa ditë para ngjarjes.

Vera Nikulaj ka rrëfyer për Daily Mail, se familja e saj kishte pritur padashur autorët e akuzuar për vrasjen e të shoqit si mysafirët e tyre të parë në hotelin e tyre të sapohapur.

E ulur pranë tavolinës ku u qëllua i shoqi, bashkëshortja e Nikulajt, Vera, mes lotësh ka treguar se për shkak të gjakmarrjes ata ishin të kujdesshëm ndaj kërcënimeve nga shqiptarët, por asnjëherë nuk dyshuan se britanikët mund të përfshiheshin në një sulm.

Ajo tha se së pari në hotel pa Bridgeman, të cilën e kanë ndihmuar të merrte një makinë me qira.

“Ajo vazhdoi të bënte kontakt me sy me Ardianin. I thashë, unë flas anglisht, si mund të të ndihmoj? Ajo kërkoi të merrte me qira një makinë dhe Ardiani ia rregulloi”, ka treguar ajo.

Sipas rrëfimit të saj, një ditë më pas ajo është shprehur se kanë darkuar familjarisht në restorantin e hotelit, dhe ngjitur me tavolinën e tyre ka qenë dhe Bridgeman me një nga burrat britanikë të përfshirë në ngjarje.

“Ajo donte të paguante me një kartë krediti, por nuk funksionoi. Ardiani i tha kamarierit ‘mos u shqetëso, do t’i paguaj unë’. Ata erdhën tek ne dhe falënderuan Ardianin që pagoi për drekën e tyre”, ka treguar Vera Nikulaj.

Po ashtu, djali i Nikulajt, 14-vjeçari Luisi, ka treguar se ka parë Simpson në tavolinën e pishinës që ishte përballë restorantit ku babai i tij më vonë do të vritej dhe se ka ngrënë në të njëjtën tryezë me të.

“Të nesërmen po haja me të në të njëjtën tryezë. Unë isha duke ngrënë fasule dhe Simpson tha: ‘më lejoni ta provoj këtë ushqim tradicional shqiptar’. Ai mori lugën e tij dhe filloi të hante fasulet nga pjata ime. I thashë nënës se burri duket pak i çuditshëm, por Ardiani tha ‘mos u shqetëso bir, ai është vetëm një turist, nuk duhet të shqetësohesh për të’”, ka treguar 14-vjeçari.

Në ditën e tretë të qëndrimt në hotel, gruaja e Nikulajt ka treguar se Simpson pasi mbaroi picën dhe birrën e tij në restorant, mori tabakanë e tij dhe u përpoq ta sillte në ambientet ku punonin stafi dhe familja, por siç tregon ajo, Adrian Nikulaj i ka thënë ‘mos u shqetëso, lëre në tavolinë, je me pushime”.

“Simpson ishte shumë kurioz të dinte se çfarë kishte pas perdes”, është shprehur Vera Nikulaj.

Sulmuesi i dyshuar Ruben Saraiva, një banor britanik i lindur në Portugali, u pa gjithashtu duke u përgjuar në një shkallë afër vendit ku u vra Ardian Nikual, disa ditë para ngjarjes.

Sipas Daily Mail, fëmijët vendas raportuan se kishin parë “një burrë të çuditshëm duke përgjuar gjatë gjithë kohës”.

Kujtojmë se një gjykatë në Britani ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptarë për të ekstraduar Edmond Haxhinë dhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, raporton News 24.

Gjykata e Westminster ka vendosur në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa mësohet se britaniku Steven Hant nuk do të ekstradohet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Haxhia dhe personat e tjerë britanikët kanë të drejtë ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë britanike. Edmond Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ka qenë organizatori dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën vëzhgim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.

Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva që dyshohet si ekzekutori i Nikulajat u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Biznesmeni Nikulaj u vra në ambientet e lokalit të tij me 19 maj 2023 në Shëngjin sapo u ul në një nga tavolinat në ambientin e brendshëm.

Vrasësi u koordinua nga shtetasit e tjerë deri në momentin që kreu ekzekutimin. Pas ngjarjes të gjithë personat u larguan nga pikat kufitare.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

TË LIDHURA

Zviceranët e kthejnë në çështje policen shqiptare që këndon këngën për Adem Jasharin
Kryesore

Zviceranët e kthejnë në çështje policen shqiptare që këndon këngën për Adem Jasharin

20:27 | 09/09/2025
Në Itali, katër vajza shqiptare u arrestuan për trafik hashashi, duke u sekuestruar 61 kg drogë dhe 36 mijë euro
Aktualitet

Në Itali, katër vajza shqiptare u arrestuan për trafik hashashi, duke u sekuestruar 61 kg drogë dhe 36 mijë euro

19:57 | 09/09/2025
Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Altin Dumani takim në Podgoricë me kryeprokurorin Special të Malit të Zi
Aktualitet

Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Altin Dumani takim në Podgoricë me kryeprokurorin Special të Malit të Zi

18:31 | 09/09/2025
Next Post
Merr flakë në ecje makina në Berat, detajet e para

Merr flakë në ecje makina në Berat, detajet e para

Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 28 gusht 2024

‘E BUJSHME’, Ronaldo: “Mbas karrierës futbollistike, nuk mendoj së qënuri trajner”

'E BUJSHME', Ronaldo: “Mbas karrierës futbollistike, nuk mendoj së qënuri trajner”

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë
Sport

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

by mirseda
22:49 | 09/09/2025
0

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën...

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

22:42 | 09/09/2025
Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

22:21 | 09/09/2025
Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

21:57 | 09/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com