Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Mos na prisni ëndrrën”, korçarët firmosin peticionin drejtuar UEFA-s

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Mos na prisni ëndrrën”, korçarët firmosin peticionin drejtuar UEFA-s

Mesditën e sotme qyteti i Korcës do të ngrihet për të mbrojtur nderin e ekipit të qytetit, Skënderbeut.

Në orën 13:00 do të mbahet një marshim, për të firmosur më pas një peticion ku i kërkohet UEFA-s që të mos e dënojë klubin që ka bërë historinë e futbollit shqiptar.

Peticion

“Qyteti i Korçës jeton me futbollin. Jemi Skënderbeu! Skënderbeu nuk është thjesht një emblemë, është një histori e tërë lavdie dhe krenarie e këtij qyteti dhe jo vetëm…

Në 8 vitet e fundit Skënderbeu ka qenë gëzimi i një qyteti. Futbolli për Korçën është me shumë se një lojë, është besim. Në Korçë të gjithë kanë besuar dhe besojnë tek loja e ndershme e kësaj skuadre, e cila ka fituar 6 (gjashtë) Kampionate Kombëtare dhe ka marrë pjesë 2 (dy) herë në Europa League.

Korça sot reagon, ju bën thirrje: Të jesh një qytetar i mirë, sot është të duash drejtësinë. Kemi nevojë për një suport dhe jo për një dënim, pasi ky do te ishte një dënim i të gjithë futbollit shqiptar!

Përmes këtij peticioni duam t’i kërkojmë UEFA-s që të mos dënojë ekipin e Skenderbeut, pasi në këtë mënyrë do të dënojë një qytet të tërë, një histori krenarie të futbollit shqiptar në vitet e fundit. Historia e Shqipërisë në futboll është shumë e varfër aq sa kujtohen vetëm 3 momente kryesore:

• Fitorja historike e Flamurtarit me Barcelonën

• Kualifikimi historik i Kombëtares Shqiptare të futbollit në kompeticionin madhor Euro 2016

• Përfaqësimi i 2-fishtë i Skënderbeut në Europa League

Prandaj, me respekt ju kërkojmë të mos na e hiqni këtë histori suksesi. Skënderbeu u krijua në vitin 1909 por vetëm në vitin 2015 mundi që të afrohet në familjen europiane, duke bërë që ne si qytetarë të mund ta prekim këtë endërr.

Ky ekip ka mundur t’a përfaqësojë me dinjitet emrin që mban. Në përvjetorin mbarëkombëtar të Vitit të Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, një dënim i ekipit të qytetit të Korçës do të ishte një goditje e rëndë edhe për figurën e Heroit Kombëtar Shqiptar.

Në kohën kur UEFA kërkon të zgjerojë futbollin në çdo shtet, dënimi i Skënderbeut do të sillte një goditje të rëndë për futbollin në Shqipëri, duke e detyruar që gjithçka të rinisë nga e para.

Futbolli Shqiptar falë mbështetjes së UEFA-s ka hedhur hapa përpara, Skënderbeu në gjithë këtë histori nuk është lakuar por është skuadra që ka zbatuar pikë për pikë çdo rregull përfshirë edhe ato të organizmit më të lartë europian siç është UEFA.

Skënderbeu për Korçën është gjithcka, ndaj dhe ne sot kërkojmë suport dhe jo dënim! Skënderbeu nuk ju përket vetëm korçarëve por është skuadra e gjithë shqiptarëve. Ne asnjë rast në gjithë historinë e skuadrës nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me lojën e pandershme.

Të gjithe i njohin korçarët për njerëz korrektë me ligjin, që respektojnë rregullat e lojës. Ndaj edhe për këtë sigurojmë se asnjë kërcënim nuk mund të vijë nga qytetaria e Korçës. Na ndihmoni të ecim përpara në këtë rrugë europiane! Mos na dënoni!”

Tags: “Mos na prisnidrejtuar UEFA-sëndrrënfirmosinKorçarëtpeticionin

TË LIDHURA

Dëmtohet Lewandowski, mungon ndaj Comos në miqësore
Sport

Dëmtohet Lewandowski, mungon ndaj Comos në miqësore

14:45 | 08/08/2025
Cristiano Ronaldo shton një tjetër tripletë në karrierë
Sport

Cristiano Ronaldo shton një tjetër tripletë në karrierë

12:18 | 08/08/2025
Barcelona i heq “gradat” Ter Stegen-it, nuk është më kapiten i skuadrës
Sport

Barcelona i heq “gradat” Ter Stegen-it, nuk është më kapiten i skuadrës

18:30 | 07/08/2025
Next Post
Video/Kënga kushtuar fëmijëve kosovarë, përloti gjithë botën

Video/Kënga kushtuar fëmijëve kosovarë, përloti gjithë botën

Kërkoi 200 mijë euro për të kënduar në Kosovë? Flet babai i Dua Lipës

Kërkoi 200 mijë euro për të kënduar në Kosovë? Flet babai i Dua Lipës

Dy shqiptarë të Luginës së Preshevës, lojtarë në Superligën serbe

Dy shqiptarë të Luginës së Preshevës, lojtarë në Superligën serbe

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vendos rekord të ri: 50,892 pasagjerë dhe 298 fluturime në një ditë të vetme
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vendos rekord të ri: 50,892 pasagjerë dhe 298 fluturime në një ditë të vetme

by mirseda
15:14 | 08/08/2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shpall me krenari një arritje historike. Më 4 gusht 2025, aeroporti regjistroi...

5 skenarët për fundin e luftës në Ukrainë

5 skenarët për fundin e luftës në Ukrainë

15:09 | 08/08/2025
Shkëlqim Devolli dhe Richard Grenell diskutojne bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet aktuale SHBA- Kosovë

Shkëlqim Devolli dhe Richard Grenell diskutojne bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet aktuale SHBA- Kosovë

14:59 | 08/08/2025
Dëmtohet Lewandowski, mungon ndaj Comos në miqësore

Dëmtohet Lewandowski, mungon ndaj Comos në miqësore

14:45 | 08/08/2025
“Krim i mirëfilltë”, presidenti palestinez reagon ashpër pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës

“Krim i mirëfilltë”, presidenti palestinez reagon ashpër pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës

14:29 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com