Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mos e vrit femrën o mashkull i pa-burrë!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria
Mos e vrit femrën o mashkull i pa-burrë!

Nga: Marsela Sinani

Çdo ditë e më shumë ndeshemi me një shoqëri që vret gratë. Jetojmë në një shoqëri ku energjitë janë të orientuara drejt asaj gruaje, ku edhe nëse është e bukur, e akuzojnë për moral. Nëse është e suksesshme, e dyshojnë në forcat e saj. Në plot raste shikohet si një qenie e brishtë, në disa të tjera abuzohet me thjeshtë të qenit seksi.

Dhe këtu fillon e gjithë maratona e luftës, një luftë e cila bëhet për mbijetesë, për ti treguar burrit se edhe unë ekzistoj, marr frymë, jap kontributin tim në këtë shoqëri moralistash.

Meshkujt ndjehen të kërcënuar nga një femër e fortë, dhe vendosin ta asgjësojnë, ta nënshtrojnë. Në këtë mënyrë ata kanë siguruar ekzistencën dhe sundimin e tyre. Për të mos folur në terma të përgjithshëm, fokusi ynë do të jetë tek femrat shqiptare. 

Në një forum të organizuar nga “Tirana Today”, tre femra, me profesione të ndryshme, kanë dhënë vlerësimin e tyre:

Zhaklin Lekatari (gazetare)

“Ne të gjithë duhet të turpërohemi për situatën e gruas në Shqipëri, sepse të gjithë jemi fajtor. Po, po të gjithë. Kjo është një e vërtetë që nuk ka nevojë për studime, apo për teori sociologjike. Situata është arkaike dhe gruaja vlen pak më shumë se një pronë, dhe kjo vetëm sepse mundëson vazhdimësinë e species njerëzore, sepse në të kundërt akoma më pak do të vlente. Mendësia ballkanase dhe kafshërore, stereotipet, mungesa e edukimit, shkollimit, vullnetit dhe dëshirës për të ditur dhe bërë më shumë, janë padyshim faktor kryesorë, bashkë më elementet e traditës dhe kulturës tonë. Familja, qeliza e shoqërisë, vendi ku duhet të ndjesh veten e sigurtë dhe e mbrojtur, është ferri më i madh për shumë vajza dhe gra, që heshtin dhe durojnë dhunën për hatër të nderit, turpit, situatës ekonomike, kulturës, fëmijëve, frikës, mungesës së informacionit e shumë të tjera.

Gratë vuajnë dhe në mjedise më intelektuale, etiketohet nëse kanë një opinion, nëse bëjnë zgjedhje për të mirën personale apo individuale, nëse punojnë dhe zhvillohen, nëse proteston për të mirën e saj dhe shumë grave të tjera. Mentaliteti që lartëson dhe tregon superioritetin e burrit ndaj gruas është i ngulitur shumë thellë në mendësinë shqiptare, dhe te ato gra që edukojnë me diferenca gjinore fëmijët e tyre : “ silli një gotë ujë vëllait”, “ mëso të bësh punët se do shkosh te burri”, “ bëji bukën vëllait”. A thua vëllai është i mangët dhe nuk hedh dot gjellën në pjatë.

Frustrohem shumë kur e shoh sa të pakët jemi në numër, ne që duam një revolucion kulturor në këtë Shqipëri, frustrohem kur mendoj për ato gra që nuk dalin në protesta për të mirën e vajzave dhe fëmijëve të tyre dhe fshihen mbas disa komenteve në rrjete sociale. Çfarë lloj dashurie është kjo ? Inatosem dhe mërzitem kur në moshën e pjekurisë duhet të justifikoj ende veprimet me anë të të të cilave kërkoj të përmirësoj kushtet e jetës time dhe të atyre që do vijnë mbas nesh. Frustrohem akoma më shumë kur mendoj që jetoj në një vend ku qytetaria ka vdekur dhe nuk dimë a do ketë forcë të ringjallet ndonjëherë”.

Ina Kasimati (mësuese)

Personalisht mendoj se edukimi në familje, shkollë, mbi vetvlerësimin, motivimin, mbështetjen e vajzave është me shumë problematika, po aq sa edhe edukimin e tyre si qënie të lira dhe me përgjegjshmëri e përputhshmëri me respektimin e të drejtave humane. Në historinë time personale, kam kaluar “në kudhrën ” e divorcit, përballimit të mjaft sfidave si grua dhe nënë kryefamiljare, të cilat kanë qenë me të gjitha rrisqet e mundshme negative për tu përfshirë përballë luftës për mbijetesë. Sot, kur reflektoj mbi këtë kohë, them se ia kam dalë ta sfidoj dhe të kuptoj se mënyra kontradiktore e edukimit në familje midis qenies time si femër, që dikur do shkoja tek burri dhe duhet të beja çdo sacrifice për femijet, burrin dhe familjen e tij dhe nga ana tjetër, që do shkollohesha, do bëhesha dikushi dhe do e zgjidhja vetë rrugën time, ka patur ndikim në vendimarrjet e mija.

Ndaj mendoj se faktori i parë ndikues dhe shoqërues gjatë gjithë jetës në edukimin e mirë ose të keq të vajzave është familja! Përderisa në kemi probleme kaq të mëdhaja me abuzimin, vrasjen e femrave, shfrytëzimin e tyre në punët me pagesë më të ulët, mosreagimin e tyre individual / kolektiv kur ndjejnë padrejtësi, shkelje të të drejtave humane, mendoj se mbi to veprojnë presionet e familjeve të origjinës, me modelin e pranimit të dhunës , abuzimit, nënshtrimit, po edhe presioni i partnerit, burrit, families të tij. Ndaj ato bëjnë kompromise, bëjnë sakrifica dhe rrotullohen në një jetë dhe marrdhënie jo të shëndetshme. Mirëpo në varësi të edukimit tjetër që gjithsecili i bën vetes gjate rritjes dhe kalimit në stadet e moshës dhe jetës, mendoj se është faktor tjetër kyç.

Njoh vajza, gra që janë të zonja të vetes, kane çarë me sukses me aftësitë e tyre, janë aktiviste, janë gjithë besim,vetëvlerësim per veten,janë të lira,kanë forcë dhe karakter të ngrihen, janë me personalitet, janë të barabarta në marrëdhënie me partnerin, sepse dinë ta ndertojnë të tille, edhe nëse kjo marrëdhënie prishet, ato dine të vazhdojnë me po kaq zotësi dhe me forcat e veta. Kështu që mendoj tek vajzat dhe gratë qe mungon reflektimi mbi edukimin e vetvetes, për të qenë në çdo kohe e situatë të zonjat e vetes, fatkeqësisht mbi to do të ndodhin edhe realitete të tilla negative. Faktor i tretë i rëndësishëm është shteti, qeveria, parlamenti, bashkitë. Unë kam konstatuar se ligjet në aspektin e mbrojtjes, mbështetjes se vajzave, grave të dhunuara/ abuzuara , të nënave kryefamiljare, nuk janë aq të frytshme për t’ju garantuar atyre një ecuri normale dhe vlerësim për to, si qënie humane, nëna , qytetare. Në këtë vend duhet të cash vet ! Për shtetin mund të jesh një statistikë dhe asgjë më shumë ! Ndoshta edhe në arsim, ku unë punoj dhe ka më shumë vajza, gra, rroga nuk është aq e lartë sa duhet të jetë, madje është me e ulta në Ballkan. Në dijeninë time në keto vende, punojnë me shumë meshkuj në arsim”.

Entela Binjaku (psikologe)“Mënyra se si shoqëria sillet me gratë dhe me burrat, lidhet edhe me ndryshimet që ajo sheh ndaj sistemit të vlerësimit të burrave dhe të grave. Femrat psh., vlerësojnë ndjeshmërinë, ruajtjen e raporteve të mira, pra atashimin në vend të arritjeve, ndërsa burrat  vlerësojnë arritjen e një statusi falë ndjekjes së disa parimeve në vend të atashimit. Kur shoqëria vlerëson konkurrencën dhe njerëzit që kanë sukses, atëherë edhe sistemi i vlerësimit ndryshon. Por kultura jonë i ka vendosur rolet pak a shumë në këtë mënyrë:  Meshkujt nxiten të shkëlqejnë, të bëhen dikushi në jetë, të jenë superiorë deri dhe presidentë dhe të luftojnë për superioritetin e tyre,  ndërsa femrat nxiten të jenë të ndjeshme, të gjejnë një bashkëshort tek i cili të varen ose mbështeten, prej tyre pritet të jenë të sakrificës, të japin çdo gjë nga vetja, ato vlerësohen për pamjen, për veshjen, për gjatësinë dhe peshën, dhe vlerësohen më pak për trurin, apo nëse janë ambicioze, kërkuese, të forta, quhen si jo femërore. Pra kultura e shoqërisë sonë kërkon nga femrat që tu përkushtohen të tjerëve dhe të përmbushin pritshmërinë e tyre duke sakrifikuar ambiciet vetjake. Që të mos jemi në pozitat e tilla, nevojitet të respektohet  barazia gjinore në shoqëri. Por kjo është e vështirë të arrihet nëse:

Vjen nga një familje ku babai ka e dominuar gjithmonë nënën

Nëse në shkollë djemtë kanë pasur përparësi, dhe janë nxitur më shumë sesa vajzat

 Nëse në jetë ke pasur frikën se burri apo i dashuri të largohet, në vend që të të pranojë si të barabartë me të

Nëse në kulturën tonë femrat shihen si naive, të dobëta, të brishta, seksi i dobët dhe i varur

Nëse në grupin ku bën pjesë shoqëria, mendon se gjëja më e rëndësishme është pamja sesa truri dhe zemra

Nëse në radhët e shoqërisë mendohet më shumë për raportet emocionale, sesa për arritjet apo për jetën aktive.

Nëse ke frikë të jetosh pa një mashkull pranë. Nëse nuk ke besim te vetja, dhe as te femrat e tjera. 

Nëse shumica e femrave që njeh kanë qenë përçmuar, fyer apo dhunuar”.

Tirana Today

TË LIDHURA

Takimi me Zv.presidenten e BKA-së, Proda
Aktualitet

Takimi me Zv.presidenten e BKA-së, Proda

14:33 | 16/06/2025
I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë
Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë

14:25 | 16/06/2025
Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla
Politikë

Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla

14:22 | 16/06/2025
Next Post
Ushtari i tyre la kockat në Koshare, serbët: E vranë terroristët shqiptarë

Ushtari i tyre la kockat në Koshare, serbët: E vranë terroristët shqiptarë

Video/Vdekje live, bie në humnerë në çaste vetëadhurimi

Video/Vdekje live, bie në humnerë në çaste vetëadhurimi

Robbie Williams rrezikon burgun 

Robbie Williams rrezikon burgun 

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Takimi me Zv.presidenten e BKA-së, Proda
Aktualitet

Takimi me Zv.presidenten e BKA-së, Proda

by mirseda
14:33 | 16/06/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në një vizitë pune Zëvendëspresidenten...

I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë

I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë

14:25 | 16/06/2025
Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla

Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla

14:22 | 16/06/2025
Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

14:19 | 16/06/2025
Noka: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike!

Noka: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike!

13:50 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com