Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Momenti i së vërtetës, Panucci dhe kuqezinjtë gati për “provimin e vjeshtës”

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Momenti i së vërtetës, Panucci dhe kuqezinjtë gati për “provimin e vjeshtës”

Na ndajnë pak orë nga sfida e parë e vërtetë e kuqezinjve të cilët do të përballen me Izraelin në “Elbasan Arena”, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ky do të jetë si një “provim vjeshte” për trajnerin e kombëtares shqiptare, Christian Panuccin i cili deri sot nuk ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve, por flitet që edhe FSHF nuk është e bindur për aftësitë e tij.

Ai erdhi në një moment mjaft delikat në Shqipëri, pasi tifozët ishin mësuar me patriotin e tij, Giani De Biasin, i cili arriti në sukses historik. Italiani u ul në stolin e Shqipërisë më 19 Korrik të 2017-ës, në një periudhë kur kuqezinjtë i kishin humbur shpresat për të synuar një kualifikim të mundshëm në botërorin “Rusi 2018”.

Që nga ajo ditë deri sot Panucci ka udhëhequr kuqezinjtë në 8 takime, ku ka regjistruar vetëm 2 fitore dhe një barazim, ndërsa 5 ndeshje kanë dalë të humbur. Pavarësisht kritikave të mëdha që janë lëshuar në drejtim të italianit, ai është justifikuar me idenë se këto ndeshje kanë qenë një test për të përzgjedhur grupin më të mirë të lojtarëve dhe të përfaqësohen denjësisht në kualifikueset e Europianit 2020.

Kështu pas më tepër se një viti eksperimentesh, zbulimesh dhe negociatash me futbollistë, tashmë ka ardhur momenti që puna e Panuccit të duket në fushë. Probleme do të ketë sërish, pasi mungojnë dy lojtarë mjaft të rëndësishëm si Sadiku dhe Roshi, ndërsa vetëm dy ditë më parë është larguar edhe talenti Eros Grezda.

Pavarësisht lojtarëve të shumtë që ka provuar në kombëtare, Panucci sërish ka thirrur një pjesë të “gardës së vjetër” të cilët në miqësore nuk ishin preferuar. Por tashmë fati i trajnerit italian për ta nisur me fitore rrugëtimin e tij është në duart e tyre. Agolli, Mavraj  dhe Xhaka janë tre liderët e kombëtares të cilët pritet të jenë të tillë edhe në fushë për të organizuar edhe pjesën tjetër, por nuk dihet nëse të tre do të jenë titullarë në ndeshjen e sotme.

Statistikat në përballjen me Izraelin, kundërshtarin e sotëm janë në baraspeshë, pasi janë përballur në kualifikueset e Botërorit. Në “Elbasan Arena” ata fitonin me rezultatin e thellë 0-3, por kuqezinjtë u hakmorën në Haifa ku fituan me të njëjtin rezultat. Të dy skuadrat në përballje direkte kanë nga një fitore dhe golavarazhi është në baraspeshë 3-3.

Shqipëria përballë Izraelit pritet të zbresë në fushë në këtë mënyrë: Porta është thuajse e sigurtë që do të mbrohet nga Thomas Strakosha, numrin 1 i Lazios që duket se ka fituar balotazhin me Etrit Berishën dhe është gati të mbrojë katërkëndëshin e Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Në mbrojtje, Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti në qendër, janë siguritë e vetme të Panuccit, ndërsa Frederik Veseli duket favorit për të luajtur në krah të mbrojtësit të Atalantës, duke lënë në stol Mërgim Mavrajn, që vjen pas një periudhe të gjatë pa skuadër.

Në të majtë të mbrojtjes është rikthyer Ansi Agolli, por kapiteni duket se do ta nisë takimin nga stoli, pasi Panucci është bindur nga talenti 23-vjeçar i Malmos në Suedi, Egzon Binaku, i cili vjen për herë të parë në Kombëtaren Kuqezi.

Në mesfushë tekniku italian pritet t’i besojë eksperiencës së Xhakës, Bashës dhe Memushajt, të cilët dinë të ruajnë balancat, duke mbyllur hapësirat në prapavijë dhe duke ndihmuar në organizimin e sulmeve.

Sa i përket sulmit, surpriza e vetme mund të jetë ish sulmuesi i Skënderbeut, Enis Gavazaj, i cili mund ta nisë takimin si titullar në të majtë të sulmit, duke përfituar nga një gjendje jo optimale e Eros Grezdës, që vjen pas një dëmtimi të gjatë.

Në të djathtë të këtij reparti do të luajë Jahmir Hyka, i cili gëzon një formë mjaft të mirë dhe ka bindur Panuccin se mund të jetë i vlefshëm me depërtimet e tij, ndërsa duelin shkodran për majën e sulmit duket se e ka fituar sulmuesi i Oostendes në Belgjikë, Sindrit Guri.

Ky është edhe rreshtimi të cilin Panucci e ka eksperimentuar më së shumti në seancat stërvitore, ndonëse deri në momentet e fundit, tekniku i kuqezinjve mund të vendosë të ndryshojë, pasi ka në stol të tjerë elementë, që mund t’i ofrojnë shumë siguri.

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Next Post
Duka-Ramës: Bujqësia nuk bëhet me fjalë e reklama vizatimore, mblidh mendjen!

Duka-Ramës: Bujqësia nuk bëhet me fjalë e reklama vizatimore, mblidh mendjen!

Pasi iku Ronaldo, ja për kë po ruhet numri 7 tek Real Madrid

Hazard vendos kushte, largohem nëse Chelsea nuk i plotëson

Lamtumirë plazhit, merrni masat për fundjavën

Lamtumirë plazhit, merrni masat për fundjavën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com