Tre peshkatarë u shpëtuan nga Policia Kufitare e Dhërmiut pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë udhëtimit. Ngjarja ndodhi në zonën e Gjirit të Gramës, ku policia mori njoftimin rreth orës 12:15 për nevojën e emergjencës së peshkatarëve.
Menjëherë u dërgua një mjet lundrues i SPK Dhërmi për t’i ndihmuar. Peshkatarët u shpëtuan pa probleme dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjeti lundrues u shoqërua në molin e Porto Palermos, ku u krye verifikimi i dokumentacionit, i cili rezultoi i rregullt.