Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mjekuan plagën e Nuredin Dumanit në arrati, gjykata dënon teknikun e laboratorit. Dy mjekët dhe infermieri shpallen të pafajshëm

7 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Mjekuan plagën e Nuredin Dumanit në arrati, gjykata dënon teknikun e laboratorit. Dy mjekët dhe infermieri shpallen të pafajshëm

Njëri nga katër punonjësit e spitalit të Fierit, që mjekuan plagën e Nuredin Dumanit, është dënuar nga gjykata e Fierit për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”

Vendimi për dënimin e teknikut të laboratorëve mjekësorë, Bledar Bërdalli, është marë në 25 shtator 2024 nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu, e cila fillimisht vendosi të deklarojë fajtor dhe dënojë Bledar Bërdallin me dy muaj burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se ky dënim me burg, është zëvendësuar me 80 orë punë në interes publik, që mjeku Bërdalli duhet të kryejë për një periudhë 6 mujore, nëse ky vendim i shkallës së parë lihet në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Ndërsa për sa i përket akuzës tjetër “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës” të ngritur nga prokuroria e Fierit kundër Bledar Bërdallit, tekniku ka marrë pafajësinë.

Pafajësi kanë marrë dhe tre mjekët e tjerë të spitalit Fier Julian Malaj, Ermal Gjeçi dhe Uljan Kapllanaj, të cilët ishin marë të pandehur për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Pritet që ky vendim të apelohet në ditët në vijim nga prokurori i çështjes, Petrit Vukaj.

Ndërkohë dy muaj para dhënies së këtij vendimi, në Korrik 2024 gjykata e Fierit dënoi me 1 vit e 3 muaj burgim, të dashurën e Nuredin Dumanit, Mirjete Hajdinaj.

Dënimi i saj është bërë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të një automatiku”, që policia e sekuestroi pikërisht në banesën ku u arrestua dhe Nuredin Dumani në qytetin e Fierit.

Ndërkohë në dosje thuhet se mjeku kirurg, Julian Malaj, infermieri Uljan Kapllanaj dhe dy teknikët e laboratorit, Bledar Bërdalli dhe Ermal Gjeçi, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi shkuan në banesën e të plagosurit dhe i dhanë ndihmën e pare mjekësore.

Pasi ishin larguar nga banesa, asnjë prej tyre nuk e njoftoi Policinë, për personin që kishin kururar.

Sipas dosjes hetimore, tre mjekët kanë mohuar akuzat duke treguar se ata kishin shkuar vetëm një herë të vetme në ambientet e shtëpisë, duke mos pasur asnjë informacion mbi identitetin e personit që do mjekonin.

Njëri prej tyre, Bledi Bërdalli, ka treguar se është kontaktuar nga Henrik Hoxhaj, me të cilin ka njohje të mëparshme, i cili i ka paraqitur situatën e një personi të dëmtuar dhe që ndodhej në shtëpi.

Bërdalli, ka kontaktuar një infermier dhe një kirurg për të parë plagën dhe vizitonin shokun e Henrik Hoxhaj.

Vizita është bërë në ambientet e një apartamenti në katin e 4 të një pallati në Fier, ku pas mjekimit mjekët nuk i kanë dhënë shpresë Nuredin Dumanit për tu përmirësuar nëse nuk trajtohej në një klinikë mjekësore të specializuar.

Dumani u plagos mbrëmjen e 29 marsit 2022, në Papër të Elbasanit, ku edhe iu ngrit pritë nga ai që ishte dikur miku i tij më i ngushtë, Talo Çela.

Nuredin Dumani, kishte mbërritur nga Kosova në Shqipëri për të vrarë Kastriot Kilën dhe Talo Çelën, por në përpjekje për të kapur këta, ai ka rënë në pritë, duke u përballur me breshëritë e kallashnikovit.

Por në fakt, gjithçka ishte një kurth i organizuar nga grupi i Talo Çelës, për të eliminuar Dumanin.

Por ky i fundit shpëtoi me një plumb afër mushkërisë. Pas plagosjes, Henrik Hoxhaj e çoi në Fier, duke i dërguar edhe mjekët në shtëpi. Disa orë më pas në banesë kanë shkuar policia, duke kryer arrestimin e menjëhershëm të tij.

TË LIDHURA

Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier
Aktualitet

Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier

21:15 | 06/06/2025
Morina në festë, tifozët kalojnë kufirin për Shqipërinë ndaj Serbisë
Aktualitet

Morina në festë, tifozët kalojnë kufirin për Shqipërinë ndaj Serbisë

20:31 | 06/06/2025
U shtyp nga traktori në punë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U shtyp nga traktori në punë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar

20:15 | 06/06/2025
Next Post
Iu plagos e bija, flet e ëma e Manderina Çelës: Kishte një ‘muhabet’ me autorin, është e martuar

Iu plagos e bija, flet e ëma e Manderina Çelës: Kishte një ‘muhabet’ me autorin, është e martuar

I dënuar për ngjarjen e 18 viteve më parë, GJKKO “shuan” dënimin për 43-vjeçarin

I dënuar për ngjarjen e 18 viteve më parë, GJKKO “shuan” dënimin për 43-vjeçarin

“Drenusha dhe Atilla po bëjnë lojë”, ngrihen dyshime të mëdha në BBVK, ja çfarë thotë banori

“Drenusha dhe Atilla po bëjnë lojë”, ngrihen dyshime të mëdha në BBVK, ja çfarë thotë banori

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier
Aktualitet

Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier

by mirseda
21:15 | 06/06/2025
0

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme vendgrumbullimin e mbeturinave në lagjen rome Drizë në Fier, duke...

Foshnja shpëton pas hedhjes nga dritarja — pamjet e momentit

Foshnja shpëton pas hedhjes nga dritarja — pamjet e momentit

21:02 | 06/06/2025
70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual

70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual

21:00 | 06/06/2025
Morina në festë, tifozët kalojnë kufirin për Shqipërinë ndaj Serbisë

Morina në festë, tifozët kalojnë kufirin për Shqipërinë ndaj Serbisë

20:31 | 06/06/2025
U shtyp nga traktori në punë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar

U shtyp nga traktori në punë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar

20:15 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com