Një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç, shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit në Kishën e “Shën Ndoit” në vitin 1981.
Shembja kishte ndodhur për herë të parë në 1967, kur shteti komunist i shpalli luftë besimit fetar.
Besimtarët vazhdonin të shkonin, edhe pse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, gjë që përbënte shqetësim për regjimin.
Kështu, ushtarët morën urdhër të asgjësonin muret, por pas kësaj, toga prej 32 vetash mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë në mënyrë të pashpjegueshme.
Disa ushtarë u dërguan nga pushteti popullor i kohës për kurim në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët në Spitalin Ushtarak të Tiranës, shkruan Top Channel.
Të gjithë ushtarët mbetën me pasoja dhe u ngritën në këmbë vetëm pas një trajtimi intensiv të gjatë.
Ky fenomen mbeti i pashpjegueshëm dhe u “vesh” me mister, ndërsa historia bëri bujë dhe u përhap me shpejtësi në Laç, duke u treguar si diçka mistike.
Kjo ngjarje u justifikua nga regjimi komunist, që e justifikoi ngjarjen me pretendimin se kishte ndodhur si pasojë e helmimit nga një ushqim, por ky fakt nuk u pranua kurrë shkencërisht.