Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të propozuara nga Partia Socialiste janë miratuar në Këshillin e Mandateve.
Gjatë mbledhjes në Këshilin e Mandateve nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i opozitës.
Ndryshimet në rregullore do të votohen në Kuvend të enjten gjatë seancës parlamentare.
Maxhoranca miratoi seancën e kaluar (7 Dhjetor) futjen me procedurë të përshpejtuar të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, pas kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, të cilët hodhën tymuese e shashka gjatë votimit të buxhetit 2024.
Ashpërsohen masat për deputetët e opozitës
Ndryshimet në rregullore parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit.
Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS kërkon që ky dënim të behet deri në 60 ditë.
Në këtë projekt-rregullore që pritet të miratohet nga Kuvendi me gjasa vetëm më votat e PS, deputetet rrezikojnë dënime të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët. ” Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :
“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë
Neni 65/2 pikat 1, 4 dhe 5 dhe riformulohen me këtë përmbajtje:
1. “1. Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës.”
Në Nenin 65/3 bëhen ndryshimet si vijon:
Në pikën 4 pas fjalës pezullohet shtohet togëfjalshi “me vendim të ndërmjetëm të Byrosë së Kuvendit, deri në dhënien e vendimit përfundimtar”.
2. Pika 5 shfuqizohet.
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.