Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, Bushi: Presim mbështetjen e madhe të tifozëve

2 muaj ago
in Sport
Miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, Bushi: Presim mbështetjen e madhe të tifozëve

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencën për mediet nga “Shtëpia e Futbollit”, pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
Tekniku kuqezi i konsideroi këto dy miqësore shumë të vlefshme dhe të rëndësishme, teksa foli edhe për listën e lojtarëve të grumbulluar, si dhe dy risitë e ardhura zinxhir nga ekipet Kombëtare të moshave, Adi Kurti dhe Alain Taho.
Në fund, Alban Bushi ftoi të gjithë tifozët për të mbështetur Kombëtaren U-21 në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen ndaj Gjermanisë, që do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00.
Kemi dy sfida shumë të rëndësishme, i konsideroj tepër të mëdha dhe me përgjegjësi, siç është Gjermania dhe Zvicra. Duhet të luajmë një futboll të bukur dhe rezultativ përpara publikut tonë në “Elbasan Arena”, gjithashtu edhe në ndeshjen me Zvicrën. Gjermania është nënkampione e Europës. E dimë forcën e tyre dhe emrin e madh që ata kanë. Por ne, si gjithmonë, do të futemi për fitore. Kemi pasur dy teste miqësore të kaluara, si me Hungarinë dhe Turqinë, që jam i kënaqur nga të dyja ndeshjet. Me Hungarinë fituam dhe me Turqinë humbëm, por ekipi tregoi shumë karakter në fushë dhe shumë shpresa për të ardhmen. Është një grup i ri, kemi bërë pak ndeshje miqësore me njëri-tjetrin, por dukemi shumë të fortë. Nga dita në ditë po rriten”, tha Bushi. Për sa i përket Kurtit dhe Tahos, kanë qenë pjesë e moshave të ekipeve kombëtare. Ne kemi nevojë për mbrojtës dhe portier. Mendoj që të dy janë lojtarë që do të jenë pjesë edhe e Kombëtares A mbase në të ardhmen, sepse kanë shumë potencial. Për momentin i kemi afruar për t’i parë më nga afër, meqë janë edhe miqësore. Ta dimë edhe më mirë potencialin e tyre. Mendoj se janë dy lojtarë shumë premtues”, shtoi ai. Mendoj që kemi bërë maksimumin përsa i përket lojtarëve nga kampionati shqiptar. Nuk është se ka shumë. Këta të 6, mendoj, janë cilësorë dhe janë në formë, kanë minuta në këmbë, janë titullarë në ekipet e tyre. Mendoj se do të na ndihmojnë në këto dy ndeshje. Lojtarë që kanë qenë edhe më përpara, siç është Gudjufi. Ka qenë vjet, por nuk ka pasur shumë minuta. Tani ka filluar të luajë te Partizani, kam shumë besim te ai. Ndeshjen e fundit me Vorën e pashë live dhe m’u duk shumë në formë”, u shpreh Bushi.

“Me Gjermaninë është një sfidë e rëndësishme, që është me përgjegjësi të madhe. Kam besim te ekipi dhe që do të fitojmë këtë ndeshje, sepse luajmë në shtëpinë tonë. Duhet ta kënaqim ekipin me lojë dhe rezultat. Jemi ekip i ri, por kemi shumë besim. Kemi krijuar një grup shumë të fortë. Gjermania është ekip i fortë, por mund të themi që është e fortë në letër. Në fushë nuk kemi zbritur akoma. Do të luftojmë shumë deri në fund të të dyja ndeshjeve. Me Zvicrën na ka lënë një shije të mirë fitorja e fundit. Nuk e kemi frikë aspak. I kemi mundur. Duhet të bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet, përsa i përket strategjisë dhe lojës taktike që ne kemi vendosur të bëjmë me lojtarët. Grupi ka lojtarë që janë për ekipin, sakrifikojnë, që luajnë me pasion dhe dëshirë, luajnë për fanellën. Kjo është më e rëndësishme se talenti individual që mund të kemi”, theksoi Bushi.

“Kemi dy – tre lojtarë që po i presim akoma. Janë shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë, gjithashtu jemi në pritje të lojtarëve që janë cilësorë dhe kanë potencial. Po presim akoma për t’i marrë. Përsa i përket lojtarëve këtu, kemi lënë disa jashtë sepse nuk kanë qenë në formën optimale. Kevin Dodaj është i dëmtuar, ndërsa Daka i Vorës nuk ka marrë shumë minuta te Vora dhe për momentin nuk është i grumbulluar. Por, patjetër që është një lojtar që mund të na ndihmojë në të ardhmen” tha ai.
Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme. Është një privilegj i madh të luash me këto lloj ekipesh, sidomos në ndeshje miqësore. Për ne nuk ka miqësore, sepse miqësoret bëhen në kuadër të Kampionatit Europian, por edhe emra si Gjermania dhe Zvicra të bëjnë t’i vlerësosh maksimalisht, pavarësisht se e njëjta gjë do të vlente edhe nëse do të luanim ndaj San Marinos. Por janë ekipe me të cilat mund të tregosh veten ku je dhe unë kam besim që do ta tregojmë veten shumë mirë në këto dy ndeshje. Janë ekipe të nivelit me të cilat do të ndeshemi gjatë Kampionatit Europian dhe na bëjnë mirë, pasi mësohesh duke u ndeshur me këta kundërshtarë. Të bëhet rutinë të përballesh me ekipe të forta. Shqipëria nuk ka pasur gjithmonë miqësore të forta, zakonisht kanë qenë të nivelit mesatar. Mendoj që këto dy miqësore na bëjnë mirë nga çdo aspekt”, u shpreh ai.

Bushi dha edhe një mesazh për tifozët për ndeshjen ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”, “sa herë luajmë në Elbasan, tifozë kemi pasur shumë. Unë e kuptoj që janë ndeshje miqësore dhe është ekipi U-21, por duhet përkrahur akoma më shumë. Elbasani na ka përkrahur gjithmonë. Mendoj se me Gjermaninë stadiumi do të jetë plot, sepse është një kundërshtar i fortë, por edhe ne jemi të fortë dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ne duam t’i kënaqim ata, si me lojë, ashtu edhe me rezultat”.

TË LIDHURA

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
Next Post
Bleona Qereti padit Evi Kokalarin në Gjykatën e New York-ut/ I kërkon 2 milionë dollarë

Bleona Qereti padit Evi Kokalarin në Gjykatën e New York-ut/ I kërkon 2 milionë dollarë

Stuhia dhe era e fortë shkaktojnë lëndime tek njerëzit, 20 persona paraqiten te spitali i Traumës

Stuhia dhe era e fortë shkaktojnë lëndime tek njerëzit, 20 persona paraqiten te spitali i Traumës

Stuhia ndërpret energjinë në disa zona të Durrësit, pa drita Gjiri i Lalzit, Hamallaj dhe Xhafzotaj

Stuhia ndërpret energjinë në disa zona të Durrësit, pa drita Gjiri i Lalzit, Hamallaj dhe Xhafzotaj







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com