Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Miqësia e fortë Abramovich-Putin po sjell shkatërrimin e Chelsea

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Miqësia e fortë Abramovich-Putin po sjell shkatërrimin e Chelsea

Problemi i vërtetë gjatë orëve të fundit te Chelsea nuk është se kur do të vijë largimi i Antonio Conte, por kur do të jepet viza e re për t’u futur në Angli për Roman Abramovich. Miliarderi rus u largua nga Britania e Madhe përpara se t’i përfundonte viza, më 1 prill 2018. Ai është parë për herë të fundit në Londër, më 10 mars, në “Stamford Bridge”, duke parë Chelsea-Crystal Palace. Që nga ajo ditë, Abramovich nuk është parë në publik.Avioni i tij privat, një Boeing 767, i njohur si “The Bandit”, është parë në Moskë, Nisë, Zyrih dhe Nju Jork. Në jug të Francës, ku ka edhe një vilë luksoze, Abramovich është në pritje të vizës angleze. Pa këtë leje, e cila quhet “Tier 1 visa”, niveli 1, me çmim bazë 10.500 paundë, e vlefshme për 40 muaj, rusi nuk mund të shkelë në Britaninë e Madhe.

Vonesa në dhënien e vizës, mbi të cilën as “Foreign Office”, as zëdhënësi për shtyp i Abramovich nuk kanë dhënë asnjë koment, nuk është e vështirë për t’u shpjeguar.Marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë janë më të tensionuara se kurrë, sidomos pas tentativës për të helmuar ish-spiunin Sergei Skripal, çka ka sjellë në sanksione reciproke. Qeveria britanike ka nisur menjëherë të kërkojë origjinën e rreth 700 miliarderëve rusë që janë rezidentë në Britaninë e Madh dhe që në shumicën e rasteve u bënë menjëherë shumë të pasur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Procedura, sipas asaj që mësohet nga shtypi anglez, ka përfshirë edhe Abramovich, njeriu i 13-të më i pasur që jetonte në Angli me një pasuri totale prej 10.7 miliardë euro. Por ai nuk është vetëm një njeri i pasur me të kaluarën e dyshimtë, por gjithashtu është një nga njerëzit më të afërt të Vladimir Putin.Marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë janë shumë delikate dhe janë kthyer thuajse si në epokën e “luftës së ftohtë”. Të jesh mik, ose ortak i një lideri si Putin, me siguri që nuk është diçka e favorshme për Abramovich në Rusi. Nuk vihet aspak në diskutim se presidenti i Chelsea është mik i ngushtë i atij që u rizgjodh president i Rusisë më 18 mars, me 76% të votave.

Miqësia e tyre lindi në vitet ’90 dhe u konsolidua me kalimin e kohës. Në vitin 1999, Abramovich i dhuroi Putinit një anije me vlerë 50 milionë dollarë. Më pas, në vitin 2005, Abramovich i shiti kompaninë e tij të naftës një firme të shtetit rus, “Gazprom”, duke marrë rreth 15 miliardë euro, shkruan Telesport.Abramovich ka qenë një aleat i fortë i Putin në 20 vitet e fundit dhe pikërisht vonesa në dhënien e vizës së tij duket si një sinjal i qartë: dënohet Abramovich, edukohet Putin.

Në këtë skenar, çështja sportive te Chelsea del në plan të dytë. Klubi drejtohet nga Marina Granovskaia, prej 20 vitesh bashkëpunëtore e Abramovich. Granovskaia ka fuqi të plotë. Marrëdhënia e saj me Conte është e akullt dhe shkarkimi i trajnerit italian duke i pashmangshëm, por historia e vizës së pronarit rrezikon të shtyjë marrjen e vendimeve të mëdha.

Ka disa çështje për t’u zgjidhur: zgjedhja e trajnerit të ri dhe modalitetet e shkarkimit të Conte, i cili mbrohet nga një kontratë që skadon në qershor 2019, nga e cila përfiton 11 milionë euro. Conte aktualisht është me pushime dhe nuk ka lënë asnjë takim me drejtuesit e klubit.

Por sipas “The Guardian” problemi kryesor për Chelsea është një tjetër, dilema për Abramovich është që të vendosë nëse gjatë kësaj periudhe me probleme politike të rikthehet në Londër, apo të shesë Chelsea dhe të jetojë në Moskë.

Tags: “shkatërrimin”Abramovich-PutinChelseafortëmiqësiasjell

TË LIDHURA

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë
Sport

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
“Ngrin” merkato e Atletico Madrid, vështirësi në largimin e lojtarëve
Sport

“Ngrin” merkato e Atletico Madrid, vështirësi në largimin e lojtarëve

20:54 | 12/07/2025
Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar
Sport

Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

20:41 | 12/07/2025
Next Post
Starton super-shorteu/Big Market: Blini dhe luani për udhëtimin e madh në Disney Land!

Starton super-shorteu/Big Market: Blini dhe luani për udhëtimin e madh në Disney Land!

Gjykata i ul ‘kokën’ Vangjush Dakos, rrëzon padinë ndaj Bashës

Gjykata i ul ‘kokën’ Vangjush Dakos, rrëzon padinë ndaj Bashës

Ancelotti trajner i Napoilt? Panucci ka një sugjerim për italianin

Ancelotti trajner i Napoilt? Panucci ka një sugjerim për italianin

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com