Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ministri i Jashtëm gjerman dhe kriza jonë politike

9 vjet ago
in Të Gjitha
Ministri i Jashtëm gjerman dhe kriza jonë politike

Blendi Fevziu

E ka lënë mënjanë diplomacinë dhe ka folur me tone të ashpra kryediplomati gjerman në Tiranë. Sigmar Gabriel, që mban njëkohësisht postin e zëvendëskancelarit dhe që njihet edhe si një ndër figurat kryesore të Partisë Socialdemokrate, ka bërë disa deklarata të paralajmëruara edhe më herët nga disa gazetarë, por që në Tiranë kanë sjellë një situatë të re. I pyetur për protestën e opozitës, ai ka deklaruar: “…Kush bojkoton parlamentin që të pengojë reformën në drejtësi, i bën dëm vendit dhe reputacionit të Shqipërisë.

I bëj apel atyre që e kanë çuar Shqipërinë në udhëkryq. Udhëkryqi është reforma në drejtësi, zbatimi i saj dhe i një rruge më të komplikuar.

Elitat politike dhe ekonomike për shkak të interesave të tyre, synojnë ndalimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian. Çështja është, do vazhdojmë drejt BE-së apo do të vendosim në krye interesat e elitave lokale?

Kush dëshiron të shkojë i sigurt drejt BE-së, të punojë të konsolidohen ligjet dhe parlamenti. Kush nuk e bën këtë, ai e largon Shqipërinë nga Bashkimi Evropian”.

Por, kjo nuk ishte deklarata më e fortë e Gabriel. Duke iu referuar kërkesës së opozitës për qeveri teknike, ai ka shtuar: “Askush nuk e kupton në Gjermani dhe në Europë, pse pak para zgjedhjeve kërkohet qeveri teknike, kjo është e pakuptueshme. Interesi kombëtar i një opozite nuk mund të jetë kaosi”.

Deklarata e dytë e Gabriel ka krijuar një lloj ngërçi me atë që pritet të ndodhë javën e ardhshme. Duke iu referuar burimeve tona, në datat 24 apo 25 Prill, pritet të vijë në Tiranë, David McAllister, një politikan gjerman, anëtar i partisë së Kancelares Merkel. McAllister është ftuar si ndërmjetës për të gjetur një zgjidhje mes palëve, nisur edhe nga fakti që ai është zëvendëspresident i Partive Popullore Europiane dhe Kryetar i Komitetit të Çështjeve Europiane në Parlamentin Europian.

McAllister mund të kishte mbërritur në Tiranë më herët, por ai kishte konfirmuar një vizitë pune në Pakistan dhe për këtë arsye, vizita në Tiranë u shty për thuajse një javë. Gjatë kësaj jave supozohej të mos kishte zhvillime. Burime të besueshme i kanë thënë opinion.al se McAllister nuk dëshiron që vizita në Tiranë të jetë një përpjekje e pafrytshme. Pra një dështim, apo thjeshtë një vizitë rutinë. Ai do, së pari, që palët të përafrojnë qëndrimet dhe të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme. PD ka deklaruar gjithnjë javët e fundit se ajo do të ulet në një tryezë, vetëm nëse opsioni i Qeverisë teknike është i hapur.

Madje, Basha ka qenë edhe më konkret kur ka thënë se pranon të flasë vetëm për modalitetet e qeverisë teknike. Por, nëse një tjetër gjerman, madje kryediplomati i saj, Gabriel, bën një deklaratë të tillë, duket se negociata mes palëve vështirësohet mjaft. Nëse Gabriel deklaron se Qeveria Teknike është e pakuptueshme për Gjermaninë dhe Europën, ai me gjasë i ka mbyllur një derë ndërmjetësimit të McAllister. Pas kësaj, negocimi do jetë më i vështirë dhe shanset që të dështojë më të mëdha. Madje nuk dihet nëse, në këto rrethana, ai do ta pranojë rolin e ndërmjetësuesit. Aq më tepër që si Gabriel, ashtu edhe McAllister, do flasin në emër të Kancelares Merkel.

A kanë rakorduar mes tyre politikanët e Gjermanisë dhe a ka ndonjë ndryshim në orët e fundit? Vështirë t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje, që duket se do marrë përgjigje vetëm javën e ardhshme! Opinion.al

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
A ishte pedofil, autori i librit të famshëm “Liza në Botën e Çudirave”?

A ishte pedofil, autori i librit të famshëm “Liza në Botën e Çudirave"?

Arrestohet një i dyshuar për masakrën e Shën Petersburgut

Arrestohet një i dyshuar për masakrën e Shën Petersburgut

Vlorë, sekuestrohen 368 kg lëndë narkotike, nisin hetimet për autorët

Vlorë, sekuestrohen 368 kg lëndë narkotike, nisin hetimet për autorët







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin
Aktualitet

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

by mirseda
20:35 | 19/01/2026
0

Kjo duhet të ishte sera më të cilën çifti i fermerëve nga Samatica e Beratit do të...

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

20:08 | 19/01/2026
Media greke: “Kontratë vdekjeje” për Jani Aliajt në burgun e Korydallos

Media greke: “Kontratë vdekjeje” për Jani Aliajt në burgun e Korydallos

20:05 | 19/01/2026
Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët

Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët

19:14 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com