Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se paketa buxhetore prej 16.3 miliardë lekësh pwr bujqwsinw, synon të forcojë sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agro-përpunimit dhe agroturizmit.
Në fjalën e mbajtur në takimin me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, mbi prioritetet dhe mbështetjen e parashikuar për vitin 2026, Salla theksoi rëndësinë e mbështetjes së fermerëve dhe sipërmarrësve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë rurale dhe sigurimin e ushqimit cilësor për qytetarët.
Ministri Salla bëri të ditur se për fermerët që deri më tani kanë përfituar deri në 50% të mbështetjes, është parashikuar në aktin normativ shlyerja e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor, duke garantuar që çdo fermer të marrë mbështetjen e plotë që i takon.
Ai shtoi se sektori bujqësor përballet me sfida të shumta, por shtoi se bujqësia shqiptare gëzon sot më shumë mbështetje institucionale se në vitet e mëparshme.
Deklarata e Plotë:
Këto vite, ja kemi dalë të zhvillojme sektorin bujqësor dhe rural në Shqipëri duke: Rritur mbështetjen buxhetore për sektorin dhe financuar mbi 65 mijë fermerë në gjithë vendin; Financuar në ferma, sera, stalla, agroturizëm dhe akuakulturë, rritur investimet në ujitje, kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet dhe duke prodhuar produkte vendase më të sigurta e më konkurruese në tregun vendas dhe ndërkombëtar, për fermerët që deri më sot janë paguar deri në 50%, kemi parashikuar në aktin normativ shlyerjen e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor, duke garantuar që çdo fermer të marrë mbështetjen e plotë që i takon.
Ne jemi të vetëdijshëm që ky sektor vijon të përballet me sfida nga më të ndryshmet: Megjithatë, është fakt që sot bujqësia shqiptare ka më shumë mbështetje dhe më shumë mundësi se disa vite më pare, dhe kjo është një arritje e përbashkët — e punës suaj dhe e angazhimit të Qeverisë.
1. BUXHETI REKORD PER 2026
Për vitin që vjen kemi buxhetin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë: Rreth 16.3 miliard lekë për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin.
5.2 miliard lekë do të shkojnë vetëm për skemën kombëtare të mbështetjes si: pagesë direkte për fermerët dhe grantet e investimeve në ferma dhe agrobiznese Kjo shumë është 16% më e lartë se buxheti fillestar i vitit 2025. Mbështetja për sektorin jo vetëm që nuk ndalet, por po rritet në mënyrë të vazhdueshme.
2. RISHIKIMI I SKEMES KOMBETARE TE MBESHTETJES
E dimë shumë mirë që skema e mbështetjes direkte është tema që ju prek më shumë. Kemi marrë nga ju mesazhe— komente, ide, kritika dhe sugjerime: për kriteret, mënyrën e ndarjes së fondeve, dhe ndjesinë që disa kategori fermerësh ndihen më pak të mbuluar.
Ndaj sot dua ta them shumë qartë: Do ta rishikojmë skemën kombetare të mbështetjes. Ne kemi per qellim te ndertojme nje mardhenie te drejtperdrejt mes Qeverise dhe gjithsecilit prej jush. Pikerisht duke ju referuar atyre komenteve, ideve, kritikave qe permenda me lart. Sëbashku me ekipin do të jemi në 12 qarqet e vendit për të diskutuar për nevojat, ndryshimet dhe per tu pershtatur me realitetin ne terren. Gjithashtu ne synojme ta përafrojmë me skemat që aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian.
3. SKEMA E INVESTIMEVE
Përveç pagesave direkte, një pjesë shumë e rëndësishme e buxhetit shkon në skemën e investimeve. Vetëm në thirrjen e fundit patëm më shumë se 800 aplikime të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026, duke injektuar së paku 2 miliard lekë në sektor. Përveç skemave të mbështetjes dhe granteve, kemi dhe instrumente financiare për ata që duan të bëjnë investime më të mëdha.
4. GARANCIA SOVRANE
Qeveria Shqiptare do të vijojë mbështetjen për sektorin edhe nëpërmjet Garancisë Sovrane. Fondet e vëna në dispozicion u japin fermerëve dhe agrobizneseve mundësinë të marrin kredi duke mbuluar deri në 70% të kolateralit dhe me 2% interes. Gjatë këtyre muajve, kërkesa për akses në financa ka qenë jashtëzakonisht e lartë nga ana e fermerëve. Deri tani, rreth 300 prej jush kanë nisur procesin e aplikimit në banka, dhe një pjesë e mirë tashmë e ka përfituar kredinë.
5. SKEMA E RE E KOMPENSIMIT PER FERMERET
Sektori po mbështetet me një paketë të plotë, pjesë e së cilës është edhe skema e re për kompensimin për fermerin. Kjo do të thotë që fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqesore tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizëm do të kompensohen në masen 10% të vlerës së faturës. Kjo faturë do të leshohet nga blersi i produkteve të tyre.
Ju i grumbulloni këto fatura, i dorezoni në tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% të vlerës së faturave direkt në llogarinë tuaj bankare. Ky mekanizëm i ri për NE, por që aplikohet edhe në vendet e BE, do të forcojë formalizimin me qëllim përfitimin e fondeve të BE për modernizimin e sektorit bujqësor. Kjo është shkalla më e lartë e kompensimit që ofrohet në vendet e Rajonit.
Qeveria Shqiptare ka venë në fokus fermerin në disa dimensione, dua të theksoj se pensionet rurale nga 11,500 lek sot, do të shkojnë në një shumë prej 18,000 lek deri në vitin 2030. Duke u nisur nga janari 2026, pensionet do të rriten çdo muaj pa llogaritur këtu indeksimi vjetor që do të vijojë normalisht vit pas viti.
6. SIGURIA USHQIMORE
Siguria ushqimore është një prioritet kombëtar. Për këtë kemi parashikuar një fond prej 2.9 miliard lekësh për vitin 2026, çka do të thotë një rritje prej 12% krahasuar me vitin aktual. Synojmë që të forcojmë ISUV-in si i vetmi laborator reference kombëtare dhe 7 laboratorët rajonalë. Për ju, kjo do të thotë që sa më cilësor dhe i kontrolluar të jetë prodhimi juaj, aq më shumë rritet vlera e tij në treg dhe aq më shumë hapen dyert për eksport, sidomos në tregun evropian.
7. PESHKIMI
Ndërsa, buxheti për peshkimin rritet me 10%, duke vendosur një kurs të qartë për peshkim dhe akuakulturë të qëndrueshme, në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të peshkimit të BE-së dhe me objektivin për të rritur prodhimin dhe eksportet.
8. UJITJE, KULLIMI DHE MBROTJA NGA PERMBYTJA
Ujitja, Kullimi dhe mbrojtja nga përmbytja janë faktor thelbësor për rritjen qendrueshme të prodhimit bujqësor – këtë e dini ju më mirë se kushdo. Prandaj një pjesë tjetër e rëndësishme e buxhetit, rreth 3.6 miliard lekë shkon në: rehabilitim të kanaleve ujitëse dhe kulluese; forcim të argjinaturave përgjatë lumenjve; investime dhe mirëmbajtje në hidrovore.
Përveç projekteve që priten të nisin, paralelisht po zbatojmë projekte me partnerë të tjerë – jo vetëm me ndërhyrje të vogla, por investime strukturore afatgjata.
9. KESHILLIMI DHE INFORMACIONI BUJQESOR
Mbështetja nuk është vetëm buxhet dhe skema. Një fermë fitimprurëse kërkon edhe vendime të mira, të bazuara në dije. Prandaj këtë vit, këshillimi dhe informacioni Bujqësor ka një buxhet prej 819 milion lekë për: shërbimin e këshillimit bujqësor; Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore; bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Sot në këtë sallë kemi të pranishëm qindra agronomë e fermer, të cilët janë trajnuar nga programi ynë i përbashkët “Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi” me UBT.
10. REFORMA DHE INOVACIONI
Theksoj se ne do të vijojmë: të mbështesim trajnime të tilla për fermerët dhe agronomët. Në këtë kuadër jemi duke hartuar ligjin për urdhrin profesional të agronomit, ku rroli i agronomit do të kthehet në aset për të rritur cilësinë e shërbimit që i ofrohet fermerëve. Po ndërtojmë për herë të parë një zinxhir të plotë dhe të digjitalizuar për kontrollin e qarkullimit të produkteve të mbrojtjes së bimve në farmacitë bujqësore, njësoj si tek farmacitë humane.
Paralelisht për digjitalizimin po punojmë për: Të përmirësuar Portalin e Fermerit për ti dhënë ndihmë të specializuar secilit fermer. Po digjitalizojmë regjistrat kryesorë të fermave, kafshëve, LPIS dhe AJAKS. Po vendosim sensorë, sisteme paralajmërimi e dronë për të ulur rreziqet dhe kostot për fermerët. Në peshkim, po kalojmë në raportim tërësisht online dhe monitorim elektronik, për më shumë kontroll, transparencë dhe siguri ushqimore.
Të dashur fermerë, Ne do të vijojmë të punojmë për vizionin Bujqësia 2030: duke rritur mbështetjen dhe duke qenë pranë jush në vendimmarrje dhe padyshim në terren.














