Duke nisur që sot, Milani është zyrtarisht në duart e kinezëve, pas plot 31 vitesh në pronësi të Silvio Berlusconit.
Li Yonghong derdhi në arkat e shoqërisë kuqezi, 370 milionë eurot e fundit, pas dy kësteve të menjëhershme nga 100 milionë, duke marrë në pronësi 99.93 % të aksioneve.
Tashmë, Milani është zyrtarisht në duar të kinezëve, pasi këta të fundit kaluan paratë në llogarinë e “Fininvest” në Milano, në mesditë.