Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mik apo armik? Çfarë thonë për njëri-tjetrin Putin dhe Trump

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Mik apo armik? Çfarë thonë për njëri-tjetrin Putin dhe Trump

Për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, samiti me homologun rus, Vladimir Putin, rrezikon reagime të ashpra politike, por, për Putinin, fakti se samiti po ndodh është tashmë një fitore e madhe gjeopolitike.

Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara të Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj, Kremlini, për kohë të gjatë, ka bërë përpjekje të aranzhojë takimin, duke vënë bast se Putin dhe Trump do të shkojnë shumë mirë së bashku.

Edhe pse askush nuk pret përparim të madh, samiti në Moskë shihet si njohje e statusit të Rusisë si fuqi e madhe dhe vetëdijesim i SHBA-së se interesat rusë duhet të merren parasysh.

“Fakti se takimi Putin-Trump do të ndodhë, tregon vetëm një gjë: pavarësisht gjithë histerisë, Shtetet e Bashkuara nuk mund të izolojnë ose injorojnë Rusinë”, tha Alexei Pushkov, deputet rus nga partia në pushtet “Rusia e Bashkuar”, transmeton Reuters.

“I është dashur kohë e gjatë Uashingtonit ta kuptojë këtë, por më në fund e kuptoi”, tha ai.

Zemërimi i Perëndimit për aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, si dhe për ndërhyrjen e Moskës në luftërat në lindje të Ukrainës dhe në Siri, nuk është zbehur.

Akuzat e tjera, që hidhen poshtë nga Moska, përfshijnë ndërhyrjen e saj në zgjedhjet në SHBA dhe në politikat në Evropë, furnizimin me armë për rrëzimin e një aeroplani të pasagjerëve në vitin 2014 në Ukrainë, si dhe përpjekjet e saj për të vrarë një ish-spiun rus në Britani me agjent nervor.

Kritikët e Kremlinit, si në Rusi, ashtu edhe jashtë saj, e shohin vendimin e Trumpit për t’u takuar me Putinin si dhënie e legjitimitetit ndërkombëtar Putinit, një gjë që, sipas tyre, ai nuk e meriton, pasi politika ruse në arenën ndërkombëtare nuk ka ndryshuar.

Por, në Rusi, ku sistemi politik është i fiksuar me hierarkinë dhe shfaqjen e forcës, Putini “tashmë ka fituar”, tha Andrey Kortunov, analist me seli në Moskë, raporton Reuters.

“Samiti i mundëson Putinit të thotë se Rusia nuk është e izoluar, se Rusia është fuqi e madhe dhe se, në njëfarë mase, mund të ketë status të barabartë me Shtetet e Bashkuara, së paku në fushën e sigurisë”, tha Kortunov.

Pritjet janë të mëdha në Rusi se Putin, me më shumë se 18 vjet përvojë globale, do të jetë në avantazh përballë Trumpit, i cili nuk ka pasur përvojë politike përpara se të zgjidhej president, në vitin 2016. Trump dhe Putin janë takuar më herët në ngjarje të tjera dhe kanë folur në telefon së paku tetë herë.

Vitaly Tretyakov, një autor politik rus, e përshkroi Trumpin si “fillestar në politikën botërore”, të cilit Putini mund t’ia shpjegojë të menduarit rus dhe faktin përse Rusia “ka pasur të drejtë” ta aneksojë Krimenë.

Sergei Mironov, një tjetër ligjvënës nga partia “Rusia e Bashkuar”, tha se Putin padyshim se do të jetë më lart se Trump.

“Vladimir Putin do t’i japë mësime të vërteta politikanit të papërvojë, Donald Trump”, tha Mironov.

Samiti Trump-Putin do të mbahet në Helsinki më 16 korrik. Trump ka thënë se nuk mund të vlerësojë nëse homologu i tij rus është mik apo armik, porse takimi me të do të jetë pjesa më e lehtë e udhëtimit në Evropë, që përfshin pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s dhe vizitën në Britani. REL

TË LIDHURA

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare
Bota

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

18:06 | 24/02/2026
Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik
Bota

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik

17:03 | 24/02/2026
4 vite nga nisja e luftës, Rutte: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë
Bota

4 vite nga nisja e luftës, Rutte: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë

16:38 | 24/02/2026
Next Post
Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë, deklarata e Hahn bën lëmsh shtetin fqinj

Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë, deklarata e Hahn bën lëmsh shtetin fqinj

Video/“Gratë e Zeza” të Serbisë përkujtojnë Srebrenicën në zemër të Beogradit

Video/“Gratë e Zeza” të Serbisë përkujtojnë Srebrenicën në zemër të Beogradit

Festa nga veriu në jug, videoja që do iu lë mbresa

Festa nga veriu në jug, videoja që do iu lë mbresa







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Librazhd-Prrenjas i bllokuar, ARRSH: Do ndërtohet rrugë alternative dhe prishet ura
Aktualitet

Librazhd-Prrenjas i bllokuar, ARRSH: Do ndërtohet rrugë alternative dhe prishet ura

by mirseda
18:13 | 24/02/2026
0

“Nga analiza e situatës, rezulton se shkaku kryesor është ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor dhe saturimi...

Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

18:10 | 24/02/2026
Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

Emri në dosjen Epstein, rikthim i bujshëm i modeles shqiptare

18:06 | 24/02/2026
Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

Kushtetuesja i jep të drejtë PD-së, Bardhi akuzon mazhorancën për “banditizëm”

17:49 | 24/02/2026
Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

Dosja “Taçi”/ Mesazhet që e fundosën biznesmenin

17:45 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com