Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Meta thirrje deputetëve: Mos e votoni ligjin për legalizimin e kanabisit! Rama ua ka borxh trafikantëve

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Meta thirrje deputetëve: Mos e votoni ligjin për legalizimin e kanabisit! Rama ua ka borxh trafikantëve

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos e votojnë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Kjo pasi ai e cilëson si një ‘borxh të Ramës ndaj trafikantëve që ndihmuan në blerjen e votave në zgjedhjet e 14 majit.

Ish-presidenti tha se Shqipëria sipas raportit të fundit të OKB për drogën, Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikut të kokainës, heroinës.

Meta: Shqipëria është mbërthyer në darën e trafikut të drogës dhe situata po njeh vetëm përkeqësim të pandalshëm. Edhe zyra e OKB kundrë drogës e krimit, në raportin e fundit të drogërave tregon se Shqiperia është një nga vendet kryesore tranzit të trafikut të kokainës, heroinës.

Ndërkohë që përfshirja e grupeve kriminale shqiptare në trafikun e kokainës në Europë, nga viti 2012 vlerësohet se ka rritur ndjeshëm konkurrencën, ka ulur çmimet dhe përmirësuar cilësinë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit, tendencë që u bë e dukshme pas vitit 2015.

Lidhjet e trafikantëve shqiptarë të drogës tashmë janë të drejtpërdrejta me Kolumbinë, Bolivinë dhe vende të tjera prodhuese.Kjo situatë, shumë e rënduar vjen sepse qeveria është bërë njësh me trafikantët dhe policia, veçanërisht krerët e saj janë inkriminuar thellë me ta, ashtu siç u pa ditët e fundit edhe me grupin e madh të policisë në Shkodër që ishte pjesë e trafikut të drogës.

Kjo situatë, e lënë qëllimisht jashtë kontrollit nga qeveria ka detyruar DEA-n amerikane t’u kërkojë bashkëpunim qytetarëve dhe të hapë linja të veçanta komunikimi me ta.

Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit në vazhdimësi ka konstatuar se: Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë. Trafikantët shqiptarë, luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar.

Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Pikërisht, në një situatë të tillë kaq të rëndë, Rama po legalizon drogën, ndërkohë që Shqipëria prej vitesh konsiderohet ndërkombëtarisht si Kolumbi e Europës.

Është e qartë, se legalizimi i kanabisit nga Rama është borxhi i detyruar, që ai po i paguan narkotrafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Alibia e qeverisë, se legalizimi bëhet për gjoja qëllime shëndetësore është thjesht dhe vetëm një alibi për të justifikuar krimin shtetëror dhe pengmarrjen e qeverisë.

Përdorimi mjeksor i kanabisit është eksperimental, shumë i kufizuar dhe i palegalizuar në formë protokollesh mjeksore te konsoliduara. Vlera dhe pesha e kanabisit në trajtimin mjekësor të patologjive në nivel botëror është praktikisht zero. Edhe pesha ekonomike e tij është thuajse zero dhe pa asnjë vlerë për ekonominë e vendit.

Pra është e qartë se legalizimi i kanabisit nga Rama është taksa, që ai po u paguan bandave të narkotrafikut për shërbimet e tyre në blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve si dhe në pastrimin pa fre të parave të pista të qeveritarëve. Ju bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të mos e votojnë projektligjin e zi të legalizimit të kanabisit dhe të mos shndërrohen në bashkëpjesëmarrës në këtë krim kaq të rëndë kundër të sotmes dhe të ardhmes së vendit dhe kundra jetës dhe shëndetit veçanërisht të të rinjve të Shqipërisë.

TË LIDHURA

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave
Aktualitet

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij
Aktualitet

Vëllai i Shpat Kasapit: Ai ishte i entuziazmuar për “BBV5”, jemi të shokuar nga vdekja e tij

19:13 | 26/11/2025
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar
Politikë

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
Next Post
KE mbështet idenë e Ramës për një konferencë të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë

KE mbështet idenë e Ramës për një konferencë të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë

Lefter Alla kërkon të dalë nga burgu, Apeli i Posaçëm vendos sot për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Lefter Alla kërkoi lirinë, GJKKO cakton një grup të ri ekspertësh për të vlerësuar shëndetin e tij

Vrau bashkëshorten në banesën e të atit në Fier, Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Elton Bengajn

Vrau bashkëshorten në banesën e të atit në Fier, Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Elton Bengajn







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com