Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta shpërthen ndaj SPAK lidhur me akuzat: Një farsë në shërbim të Edi Ramës

11 muaj ago
in Politikë
Meta shpërthen ndaj SPAK lidhur me akuzat: Një farsë në shërbim të Edi Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas përfundimit të hetimeve të SPAK ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, duke e cilësuar procesin si një ‘farsë hetimore’ me motive politike.

Në një reagim në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë akuzon drejtpërdrejt SPAK-un si një strukturë të kapur nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar arrestimin e tij më 21 tetor 2024 si kriminal dhe të pa mbështetur në asnjë provë ligjore.
Sipas Metës, qëllimi i akuzave të ngritura ndaj tij është të zhvendoset vëmendja nga ‘krimet zgjedhore’ dhe të goditet opozita. Ai paralajmëron përballje publike në gjykatë, ku sipas tij, do të rrëzohet e gjithë “farsa politike” që synon të diskreditojë figurën e tij dhe të forcojë kontrollin e mazhorancës mbi institucionet.

Reagimi i plotë i Ilir Metës në FB:

Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.

Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.
Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.

Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.

TË LIDHURA

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar
Aktualitet

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Bushati: Zgjedhjet në Hungari rrëzuan propagandën e Orban
Aktualitet

Bushati: Zgjedhjet në Hungari rrëzuan propagandën e Orban

20:06 | 14/04/2026
Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar
Politikë

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

19:22 | 14/04/2026
Next Post
Aksident tragjik në Austri/ Kamioni përplaset me trenin dhe shpërthen në zjarr

Aksident tragjik në Austri/ Kamioni përplaset me trenin dhe shpërthen në zjarr

Inzaghi paralajmëron PSG-në para finales së Championsit

Inzaghi paralajmëron PSG-në para finales së Championsit

Jamarbër Malltezi kërkon në Gjykatën e Lartë heqjen e arrestit në shtëpi

Jamarbër Malltezi kërkon në Gjykatën e Lartë heqjen e arrestit në shtëpi







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet
Aktualitet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

by mirseda
21:02 | 14/04/2026
0

Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm...

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

20:32 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com