Goditje e dyfishtë për FC Barcelonën. Përveç humbjes në fund të ‘El Clasico’ (3-2) të dielën kundër rivalit të përjetshëm të Madridit, ‘Blaugranët’ humbën edhe Frenkie De Jong, i cili u largua me barelë në kohën e shtuar të pjesës së pare, pas një përplasje me Federico Valverde.
Klubi katalanas sqaroi se mesfushori i tyre holandez ka pësuar një ndrydhje në kyçin e djathtë. ‘ESPN NL’ njofton se ish-lojtari i Ajax-it ka luajtur ndeshjen e fundit të sezonit me Barçën, por se pjesëmarrja e tij në ‘Euro 204’ nuk është e kërcënuar. Holanda do të përballet me Francën, Poloninë dhe Austrinë në Grupin D këtë verë në Gjermani.
Në fillim të sezonit, një ndrydhje në kyçin e këmbës e kishte mbajtur De Jong jashtë fushës për gati dy muaj përpara se një tjetër dëmtim ta pengonte atë gjatë të marsit. Holandezi u rikthye në Champions League kundër PSG-së në ndeshjen e parë çerekfinale të fituar nga Barça (3-2). Por ishte një rikthim jetëshkurtër…