Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, ndërsa ka qenë në lëvizje.
Policia bën me dije se mjeti është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, ndërsa ka shpëtuar pa lëndime drejtuesi me inicialet G. M..
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.