Të gatuash makarona, është gjëja më e thjeshtë. Por për ti gatuar me plot shije, atëherë duhet të dini se kush janë rregullat e arta. Nëse mendoni se çmimi bën diferencën në një pako makarona, edhe kjo mund të jetë një arsye e fortë. Por ju duhet të dini disa truke, për ta kthyer atë në një pjatë të veçantë.
Sasia e ujit ku zihen makaronat duhet të jetë e madhe. Rregulli klasik është që nevojitet 1 lt ujë për çdo 100 gr makarona. Asnjëherë nuk duhet ti shpëlani menjëherë.
Të ndalosh zierjen duke i kaluar makaronat në ujë të ftohtë, është gjëja më e gabuar që bëni, edhe në rast se do t’i përdorni për sallatë të ftohtë. Nuk duhet të abuzojmë me kohën, duke i lënë më shumë, apo duke i hequr pa u ngrohur mirë uji.
Kripa që hidhet në ujë nuk duhet të jetë e pa kontrolluar. Duhen 7 gr për 100 gr makarona. Kripa duhet të hidhet në enë sapo uji fillon të vlojë.
Kapakun e tenxheres përdoreni vetëm që të përshpejtoni zierjen e ujit. Kur të hidhni makaronat, mos e vendosni përsëri. Që makaronat ta përthithin salcën më mirë, duhet që zierjen përfundimtare ta bëjnë bashkë.
Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme. Salcat duhen kombinuar sipas llojit të makaronave. Nëse gatuani makarona të gjata, spageti apo linguini, salca duhet të jetë më e lëngshme. Në rastin e makaronave të shkurtra, shoqërueset mund të mos jenë aq të homogjenizuara.