Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meloni u përgjigjet gazetarëve për azilkërkuesit dhe kampin në Gjadër: Edhe pak javë dhe do të jetë gati

10 muaj ago
in Politikë
Meloni u përgjigjet gazetarëve për azilkërkuesit dhe kampin në Gjadër: Edhe pak javë dhe do të jetë gati

Do të duhen edhe disa javë për të nisur projektin në Shqipëri. Kështu iu përgjigj kryeministrja Giorgia Meloni pyetjes së gazetarëve në fund të takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer, lidhur me qendrën e azilkërkuesve në Shëngjin dhe Gjadër.

“Folëm për protokollin Itali-Shqipëri për të cilin qeveria britanike i kushton shumë rëndësi, ofruam elementë për të kuptuar më mirë këtë mekanizëm”, shpjegoi Meloni, e cila theksoi se fenomeni i migrimit të paligjshëm prek të gjithë kontinentin evropian.

“Ne jemi dakord që gjëja e parë është të intensifikojmë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke bashkuar më shumë përpjekjet tona”, vijoi ajo.

Sipas kryeministres Meloni, qeveria italiane po punon mbi këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi theksoi ajo, të gjithë sytë e botës janë fokusuar në këtë nismë

“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë nuk më intereson”.

Kjo nismë, sipas Melonit nuk ishte testuar më parë dhe nëse funksionon do të jetë një gur themeli për parandalimin e kriminelëve.

“Modeli që qeveria italiane ka imagjinuar të qendrave për të përpunuar kërkesat për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte testuar, nëse funksionon dhe besoj se do të funksionojë të gjithë e kuptojnë se ka një çelës edhe për elementin e parandalimit të kriminelëve”, tha ajo.

Kujtojmë se gati një muaj më parë qendra e pritjes në Shëngjin ishte gati për të pritur kontingjentin e parë të azilkërkuesve.

Me më shumë se 20 godina në brendësi të tij, kampi i Shëngjinit ka përfunduar të gjitha përgatitjet për pritjen e emigrantëve. Kangjellat rrethuese e veçojnë nga i gjithë porti, ndërsa nga jashtë masat e sigurisë janë tepër të larta.

Shëngjini është pika e parë ku do të mbërrijnë emigrantët, ndërsa qendra do të shërbejë për përpunimin e të gjitha kërkesave për azil. Nga ana tjetër lajmi për pritjen e emigrantëve ka ndarë banorët e Shëngjinit. Për disa ata janë të mirëpritur ndërsa për të tjerë Shqipëria nuk plotëson kushtet për mbajtjen e tyre.

Ish-baza ajrore e Gjadrit është pika ku qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë italiane do të ngrenë qendrën tjetër. E konceptuar si një zonë me siguri më të lartë këtu do të mbërrijnë të gjithë ata emigrantë të paligjshëm, të cilët do të kthehen në vendet e origjinës.

Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar nga Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të zgjasë për 5 vite, ndërsa parashikon që Shqipëria të presë mijëra azilkërkues në emër të Italisë, deri në 3 mijë emigrantë të marrë nga Roja Bregdetare Italiane në ujërat ndërkombëtare çdo muaj.

TË LIDHURA

Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit
Aktualitet

Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit

17:17 | 11/07/2025
Rama paralajmëron reformë territoriale, Berisha: S’ulemi me qeverinë, por flasim për zgjedhoren
Politikë

Rama paralajmëron reformë territoriale, Berisha: S’ulemi me qeverinë, por flasim për zgjedhoren

13:44 | 11/07/2025
Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës
Politikë

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës

11:47 | 11/07/2025
Next Post
Aksident në Shkodër, plagoset një 2-vjeçare

Aksident në Theth, turisti spanjoll humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga

Rilindja e industrisë ushtarake, Balluku: Shqipëria, ofruese sigurie në Ballkan

Rilindja e industrisë ushtarake, Balluku: Shqipëria, ofruese sigurie në Ballkan

Mos vallë Lotina sapo iu përgjigj komenteve se ngjan me Loredanën?

Mos vallë Lotina sapo iu përgjigj komenteve se ngjan me Loredanën?

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com