Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ivanka Trump duket se nuk kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre.
Burime pranë familjes presidenciale pohojnë për Vanity Fair se mes Ivanka Trump dhe Melanias ka një rivalitet dhe marrëdhënie shumë të ftohtë.
Duket se dy zonjat nuk e durojnë njëra-tjetrën, ndërsa arsyeja mendohet se është rivaliteti i fortë mes tyre. Melania duket se nuk e pëlqen aspak faktin që Ivanka është angazhuar së tepërmi në takimet zyrtare që zhvillon Presidenti Donald Trump.
Burime të tjera thonë se Melania nuk ka dashur që të bëhej Zonja e Parë e Amerikës, ndërsa një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë mohoi këto aludime, teksa deklaroi se Ivanka dhe Melania kanë një marrëdhënie të afërt.