Mediat greke kanë dhënë detaje mbi masakrën me 6 persona të ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane tip Ford në periferi të Athinës në Greqi. CNN grek raportojn se dyshohet që viktimat të jenë shtetas shqiptar, por kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Policia po heton dy skenarë për ngjarjen. I pari, të cilin e konsiderojnë më të mundshëm, është se autorët u kishin bërë pritë 6 personave të vrarë.
Dhe versioni i dytë është se mes dy bandave ka pasur një “takim”, por nuk ka pasur “marrëveshje” mes tyre dhe më pas kanë nxjerrë pistoletat.