Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit fizik, si dhe në automjetin dhe banesën e tij, u gjetën një sasi droge, e dyshuar si kokainë, si dhe dy mjete prerëse.
I arrestuari është identifikuar si P.H., 55 vjeç, dhe sipas njoftimit të Policisë, ndaj tij janë ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe posedim të lëndëve narkotike.
Hetimet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë, e cila po verifikon nëse 55-vjeçari mund të jetë i përfshirë në ndonjë rrjet të shitjes së drogës.