Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Më ra bota mbi kokë!” Babai i Martin Canit rrëfen takimin e fundit me të birin: Më morën zemrën, dua drejtësi!

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
“Më ra bota mbi kokë!” Babai i Martin Canit rrëfen takimin e fundit me të birin: Më morën zemrën, dua drejtësi!

Babai i Martin Canit, ka dhënë një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Ëngjëll Cani, gjatë intervistës për gazetarin Besmir Pula, ka rrëfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej në spital me disa plagë në trup dhe më pas mësoi se është ndarë nga jeta.

Ai deklaroi se është i tronditur nga ngjarja dhe se ende nuk e beson që diçka e tillë mund t’i ndodhte të birit në derën e shkollës.

“Mësuesja më tha Martini është te ‘Trauma’. Vajta aty, më thanë është në sallë të operacionit. Më thirrën pas gjysmë ore me shpresë se do të kishte vetëm një plagë thike, kurse moshatari i vet gjashtë thika. Por, pas gjysëm ore më thanë Martini nuk mbijetoi sepse kishte një thikë në zemër. Bota më ra përmbi kokë!

Pak më pare kisha mësuesen e Martinit dhe po më tregonte se ishte model, shembullor, një njeri që e donte e gjithë shkolla, e gjithë lagjia këtu. Pyet çdo njeri që e njeh Martinin, ishte lider i vërtetë, humorist i vërtetë, nuk kam fjalë ta përshkruaj”, tha Cani.

I pyetur për autorin e krimit, Cani tha se nuk e njeh atë dhe se familjarët e tij nuk e kanë ngushëlluar dhe as kanë kërkuar falje.

“Unë as nuk e njoh, as i kam mësuar emrin as nuk e di kush është, ku është dhe cili është, nuk kam asnjë lloj ideje.

Të jem i sinqertë nuk kanë ardhur, asnjë lloj ngushëllimi, asnjëlloj falje, asnjë informacion nuk kam. Ndoshta nuk kanë kurajo, mund të ndihen fajtorë. Nuk besoj se ka njeri që do që djali i tyre të bëhet kriminel

Çdo prind nuk e do djalin ta ketë kriminel. Ata kanë qenë moshatarë, fajësoj dorën që e vrau. Kë të fajësos? Ajo dorë i mori jetën djalit tim, ëndrrat. Nuk dua ta kthej politike, unë i përkas thjeshtësisë dhe paqes, erdha të ndërtoj shtëpi dhe familje, erdha me mall për atdheun, të jetoj këtu. Më lindën dy cuna, dy yje, njërin ma mori Zoti, më mori zemrën”, tha Cani.

Babai i 14 vjeçarit të ndjerë u ndal edhe te siguria në shkolla dhe protesta e zhvilluar ditën e sotme për të birin.

“Nëntë vjet ka qenë në atë shkollë. Unë jetoja në Londër, e drejta e klientëve që punoja, ishte një e drejtë që ta shihje klientin deri 500 metra të mos i ndodhte dicka, jo më nëpër shkolla. Aty në derë të shkollës të ndodhë kjo, është e habitshme, e trishtë, më duket ëndërr, nuk dua ta besoj, nuk e imagjinoj.

Nuk kam patur informacion sepse po të dija unë do shkoja në shkollë.
Martini bënte shaka, edhe mbledhje kur kanë bërë, më thoshin Martini na mban gjallë. Nuk kisha shqetësime.

Nuk dua ta nxjerr pjesën politike, por cdo prind duhet të ndjejë një ndjesi për një djalë që ka humbur jetën. Po të kishte ndodhur në një vend të botës, jo të dorëhiqej ministri, por do të ishte ndryshuar qeveria. Edhe në Greqi, gjëra të tilla cfarë bëhet. Falenderoj të gjithë shqiptarët. Nuk dua t’i futem politikës, kam kontakte me të gjithë njerëzit, unë dua që djali im të prehet në paqe sic i takon.

Me policinë asnjë komunikim nuk kam patur sepse unë jam shumë i tronditur. Edhe sot që po flas dridhem i tëri, nuk e kisha kurajon, dua të gjej guximin dhe të falenderoj popullin shqiptar, prindërit, ata miq që më kanë repspektuar, kanë ngrënë nga një lugë të vogël helmi që unë po ha dhe po helmohem dita ditës”, tha babai i 14 vjeçarit.

Ëngjëll Cani rrëfeu edhe takimin e fundit me të birin.

“Luajti një ndeshje me Kavajën, më tha luajta shumë mirë, do të bëhem futbollist me Kombëtaren. Më tha do të më marrë xhaxhi me vete sepse e kemi gjysmën e familjes në Amerikë. Xhaxhai i ushqente që do të marr në Amerikë për shkollë. Këto ëndrra kishte ai djalë. Ai flinte me topin, kishte qejf të bëhej si Christiano Ronaldo”, tha Cani.

TË LIDHURA

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina
Aktualitet

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Durrës/ Plagos 41-vjeçarin me mjet prerës, autori shpallet në kërkim

17:50 | 03/12/2025
Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës
Aktualitet

Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës

16:29 | 03/12/2025
Next Post
Në Elbasan do luhet supersfida e javës, Tirana kundër 4 ish-ëve

Në Elbasan do luhet supersfida e javës, Tirana kundër 4 ish-ëve

“E rreh gruaja”, Olta zbulon përplasjet me Luizin: S’kemi folur gjatë filmit

“E rreh gruaja”, Olta zbulon përplasjet me Luizin: S’kemi folur gjatë filmit

“Ëngjëll Cani fitonte bukën e gojës, kujdesej për djalin tjetër me autizëm!”/Lala rrëfen njohjen me babain e Martin Canit

"Ëngjëll Cani fitonte bukën e gojës, kujdesej për djalin tjetër me autizëm!"/Lala rrëfen njohjen me babain e Martin Canit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta
Bota

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta

by mirseda
22:51 | 03/12/2025
0

Izraeli dhe Libani kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada, si pjesë e...

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

22:05 | 03/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com