Rastet e dhunës ndaj grave dhe vazjave nuk kanë fund në Shqipëri e në Kosovë.
Një vajzë nga Malisheva e Kosovës ka denoncuar në polici të dashurin e saj. Sipas rrëfimit të saj, i dashuri e ka rrahur dhe e ka shfrytëzuar seksulisht, ndërsa i kishte premtuar martesë.
Pas marrjes së denoncimit, policia ka marrë në pyetje burrin dhe ka bërë arrestimin e tij.
Hetimet në lidhje me rastin vijojnë ende dhe tashmë është në dorën e prokurorisë së Kosovës.
Njoftimi Policisë
Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.