Shpeshherë publikimi i fotove në Story-t e Instagram na ka hapur telashe të mëdha, duke shkaktuar reagime apo thashetheme.
Por, ju mund t’i shmangni këto të fundit me opsionin më të ri të Instagramit, të cilin mezi e kemi pritur.
Kështu, ju nuk keni përse të hiqni nga lista të gjithë personat që doni të mos e shohin story-n tuaj, por mjafton të krijoni një listë të preferuar me njerëzit që doni të shohin çdo postim tuajin.
Nëpërmjet opsionit “Close friends” i cili shfaqet në fund të ekranit ju mund ta përzgjidhni për të mos menduar gjatë kush do e shohë atë që do publikoni në Story. Megjithatë, kini kujdes sepse ky opsion vjen vetëm për postimet 24-orëshe në Story dhe jo për ato që publikoni në profilin tuaj.
Kjo listë miqsh mund të krijohet në menunë kryesore të profilit personal.