Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Më dhanë 1840 vota”, Gjergj Hani flet pas një viti, tregon kulisat e kandidimit përballë Lulzim Bashës

1 vit ago
in Politikë
“Më dhanë 1840 vota”, Gjergj Hani flet pas një viti, tregon kulisat e kandidimit përballë Lulzim Bashës

Gjergj Hani, ish-kandidati për kryetar të PD-së, që garoi përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e 29 korrikut 2023, ishte sërish pas një viti në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Përballë analistëve, Hani mohoi se ishte zgjedhur nga Lulzim Basha një vit më parë për të garuar përballë tij. Hani tha se nuk kishte ushqyer kurrë iluzione se unë do ta fitonte atë garë, por hyri për të thënë të vërtetat, sepse nuk kishte as mundësitë financiare të Bashës dhe as kontrollonte strukturat e partisë. Në fund Hani doli se mori 1840 vota nga 25 mijë anëtarë, ndërsa Basha rreth 18 mijë.
Pjesa nga biseda

Gjergj Hani: Nuk më zgjodhi mua Lulzim Basha, nuk do të kisha pranuar kurrë të zgjidhesha jo nga Lulzim Basha, por nga askush, edhe nga Perëndia vetë, nuk do të kisha pranuar për natyrë. Unë zgjodha t’i dal kundër Lulzim Bashës dhe kam qenë në këtë studio, me ju dhe zotin Sejamini, kur unë, kam deklaruar, se nëse Lulzim Basha merr PD-në, kjo parti shuhet. Pra bie poshtë çdo lloj montimi.

Ylli Rakipi: Ti the një gjë shumë të vërtetë tani, por ka një problem. Si u zgjodhe ti aty, si erdhe? Erdhe vetë? U the atyre po vij unë? Dhe ata të thanë: Hajde!

Gjergj Hani: Unë shkova vetë. Kam takuar zotin Enkelejd Alibeaj dhe i kam thënë: Unë nuk e pranoj rikthimin e Bashës në këtë mënyrë, pasi doli nga Torre Drini, si sot një vit. Nuk e fsheh, kisha një farë pritshmërie se zërat që qarkullonin brenda PD-së, miq të përbashkët që thonin se do të kthehet dhe do të kthehet fuqishëm.

Ylli Rakipi: D.m.th. ti e paske ngrënë vetë, ta themi në mënyrë metaforike?

Gjergj Hani: Po.

Ylli Rakipi: E paske kërkuar vetë. Se votat pastaj ata i numëruan, ata të gjitha dhe pastaj të thanë ty…

Gjergj Hani: Padyshim se nuk kisha dhe nuk ushqyer kurrë iluzione se unë do ta fitoja atë garë. Unë hyra në atë garë për të thënë të vërtetat, me aq sa kisha mundësi dhe “embargon” politike të krijuar nga zoti Basha, që nuk e kishte shumë të vështirë në raport me mua, sepse unë nuk kam as mundësitë e tij financiare, as kontrolloja strukturat e partisë. Megjithatë isha aty dhe u futa me vetëdijen e plotë që unë do të them të vërtetën time dhe ajo do të ngelet aty, që demokratët nesër, kur kjo forcë politike të shuhet të mos thonë: Nuk kishim alternativë.

Unë ua dhashë një alternativë dhe u thashë dhe alternativa ime është kjo: nuk është Basha për këtë punë, sepse nuk ka asnjë lloj raporti me të vërtetën.

Ylli Rakipi: Zoti Gjergji, sa të kuptuan aty?

Gjergj Hani: Nuk e di, nuk e kam shtruar kurrë si çështje.

Ylli Rakipi: Kur i numëruan, sa vota të hodhën ty, sa të dhanë?

Gjergj Hani: 1840.

Ylli Rakipi: Të caktuan 1840! Po mos ishin gjithsej 1800 votues, apo ishin?

Gjergj Hani: Nuk e di se unë nuk kisha as komisionerë, as lista anëtarësish. Në teori është votuar në të gjithë Shqipërinë, kështu që unë s’mund të isha.

Denis Dyrnjaja: E ke ndjekur procesin?

Gjergj Hani: Jo, fare, fare.

Denis Dyrnjaja: Pra ke qenë indiferent ndaj procesit?

Gjergj Hani: Indiferent se e dija.

Denis Dyrnjaja: Çfarë bëre atë ditë kur ishin zgjedhjet? Se flet edhe neglizhenca.

Gjergj Hani: Jo nuk është çështje neglizhence, por është çështje vetëdije.

Denis Dyrnjaja: P.sh. ka njerëz që refuzojnë të shkojnë të marrin çmimin Nobel.

Gjergj Hani: E imja nuk ishte se refuzoja të merrja çmimin Nobel, vetëm e dija se ishte krejtësisht e pamundur dhe nuk kishte asnjë shans të ndodhte. Ishin të gjitha forcat. Sa i përket ndjeshjes së Davidit me Golian, është diçka që ndodh në shkrimet e shenjta, jo në jetën e përditshme. Por unë isha i vetëdijshëm se do të vinte kjo ditë.

Denis Dyrnjaja: Tani e kemi të vështirë të ndajmë se kush është Davidi dhe kush është Golia.

Gjergj Hani: Në raport me mua, unë isha Davidi dhe Golia ishte zoti Basha.

Ylli Rakipi: Tani ata të hodhën ty 1800 vota. Basha sa mbajti, nuk më the?

Gjergj Hani: Nuk më kujtohet, nuk më kanë interesuar.

Ylli Rakipi: Mund të ken mbajtur 200 mijë, 300 mijë.

Gjergj Hani: Më duket se deklaruan 25 mijë anëtarë, dhe ka marrë dikur te 18 mijë.

Ylli Rakipi: Të kanë dhënë përqindje, të kanë dhënë 9 për qind. Edhe Uran Butkës kaq i dha Doktori.

Gjergj Hani: Zoti Rakipi: Ishin kohë të tjera ato në të cilat garoi zoti Butka.

Denis Dyrnjaja: Urani ishte shumë kritik ndaj Berishës atëherë.

Ylli Rakipi: Nuk i la gjë pa thënë. Pastaj andej nga fundi u fut Shabani dhe Urani i shkretë doli nja 6 për qind.

Gjergj Hani: Nuk është se unë isha kritik. Unë isha shumë i prerë dhe i qartë në raport me zotin Basha dhe kam deklaruar në 6 takimet….

Denis Dyrnjaja: Jeni takuar më pas zgjedhjeve me zotin Basha?

Gjergj Hani: Si gjithmonë ai është si një lloj sfinksi. Sa ç’mund të interpretosh shprehjen e sfinksit, aq mund të intepretosh shprehjen e zotit Basha.

TË LIDHURA

“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale
Politikë

“Koha për ndryshim thelbësor”/ Teliti: Ikin shqiptarët e vijnë të huajt, dështim politik me kosto të lartë sociale

18:17 | 30/08/2025
Lihet në burg inspektori i IMT-së Tiranë, çfarë deklaroi Gerald Fuçia
Aktualitet

Lihet në burg inspektori i IMT-së Tiranë, çfarë deklaroi Gerald Fuçia

11:41 | 30/08/2025
Rama reagon pas deklaratës së KLGJ: Thekson se shqetësim duhet të jetë cilësia e drejtësisë dhe analiza e vendimeve
Politikë

Rama reagon pas deklaratës së KLGJ: Thekson se shqetësim duhet të jetë cilësia e drejtësisë dhe analiza e vendimeve

19:47 | 29/08/2025
Next Post
Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi ‘pushton’ Vlorën, përhapet në gjithë qytetin

Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi ‘pushton’ Vlorën, përhapet në gjithë qytetin

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, dyshohet për një të plagosur

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e premte 26 korrik 2024

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus
Bota

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus

by mirseda
22:56 | 30/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump thuhej se po vinte në dyshim nëse një takim Ukrainë-Rusi do të zhvillohej...

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

22:50 | 30/08/2025
Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

22:32 | 30/08/2025
SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

22:16 | 30/08/2025
Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

21:54 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com