Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Mbyllja e institucioneve serbe nga autoritetet kosovare, punonjësit e tyre do të vijojnë të marrin pagat

4 muaj ago
in Kosovo
Mbyllja e institucioneve serbe nga autoritetet kosovare, punonjësit e tyre do të vijojnë të marrin pagat

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare, do të vazhdojnë të marrin paga dhe se kjo parti “do të vazhdojë të luftojë me të gjitha mjetet dhe t’i fitojë zgjedhjet për të mbrojtur popullin serb”.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt, dhe Lista Serbe është i vetmi opsion politik në mesin e komunitetit serb që ka mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në to.

Lista Serbe, pas mbylljes së shumicës së institucioneve që veprojnë në sistemin serb në jug të Ibrit nga Qeveria e Kosovës me mbështetjen e policisë, mbajti një takim të Kryesisë dhe nxori disa përfundime.

Disa prej tyre, sipas Ellek, janë që të vazhdojnë konsultimet me Serbinë për hapat e mëtejshëm dhe të kërkojnë shpjegime nga komuniteti ndërkombëtar “përse mbështesin veprimet e [kryeministrit të Kosovës Albin] Kurtit”.

“Ndoshta përkohësisht mund të mbyllin ndërtesat, por nuk mund ta ndalojnë ndihmën e shtetit të Serbisë, as nuk mund ta ndalojnë Listën Serbe që të kujdeset për popullin e saj dhe të marrë pjesë në këto zgjedhje”, tha ai.

Gazetarëve iu drejtuan edhe kryetarët e organeve të përkohshme komunale të Vushtrrisë dhe Lipjanit, të cilët veprojnë në sistemin serb, Millan Kostiq dhe Millan Joksimoviq.

Kostiq deklaroi se 60 punonjës të komunës serbe të Vushtrrisë nuk do të mbeten pa paga dhe se “Kurti nuk i ka frikësuar”.

Joksimoviq tha se komuna e Lipjanit ka ofruar shërbime për rreth 10.000 qytetarë dhe se këta nuk do të privohen nga shërbimet, as nuk do të mbeten pa paga 150 punonjës nga buxheti i Serbisë.

Përndryshe, Kostiq dhe Joksimoviq janë edhe deputetë të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, por që nga nëntori i vitit 2022 kanë bojkotuar seancat, duke shkuar vetëm për t’u nënshkruar çdo gjashtë muaj për të mos humbur mandatet dhe pagat.

Kur u pyetën nga gazetarët se si deputetët e Listës Serbe kanë mbrojtur interesat e komunitetit serb gjatë dhjetë vjetëve të fundit dhe sa herë janë paraqitur për të folur për problemet, zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, fillimisht shprehu pakënaqësi për “pyetje jashtë teme”.

Më pas shtoi se ai ka folur në Kuvendin e Kosovës dhe se Lista Serbe do të vazhdojë të luftojë për interesat e popullit serb dhe për praninë e Serbisë. Ai tha se në nëntor 2022 morën vendimin për t’i lënë institucionet e Kosovës për të tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, konkretisht për heqjen e targave serbe.

Në një pyetje shtesë nëse kishin arritur qëllimin dhe pse tani hyjnë përsëri në garë për mandate deputetësh, Simiq u përgjigj: “Duket se nuk po i qëndrojmë temës, ju lutem bëni pyetje që lidhen me mbylljen e organeve të përkohshme”.

“Në këtë mënyrë po largoni vëmendjen nga diçka që është e rëndësishme për serbët, sepse mbyllja e dhjetë komunave që punonin në sistemin serb rrezikon jetën normale të dhjetëra mijëra serbëve. Besoj se edhe ju keni interes për popullin serb”, tha Simiq.

Ai theksoi se do të gjendet një mënyrë që asnjë qytetar të mos privohet nga shërbimet që ofrojnë institucionet serbe dhe se janë në konsultime për të arritur këtë.

Disa punonjës të institucioneve serbe të mbyllura tashmë shkojnë në punë në zyra alternative të vendosura në kontejnerë të zinj pranë pikave kufitare Bërnjak, Jarinjë dhe Merdare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mes të shtatorit paralajmëroi hapjen e “zyrave moderne” nga ana serbe e pikave kufitare. Ai premtoi gjithashtu rritje të pagave për të gjithë ata që udhëtojnë, që të mbulohen shpenzimet e tyre.

Igor Simiq theksoi gjithashtu se Serbia ndan fonde të mëdha për paga, pensione apo pagesa të tjera, nga të cilat përfitojnë rreth 75.000 qytetarë nga Kosova.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar njoftoi se nuk i ka dhënë leje Policisë së Kosovës për bastisjen e lokacioneve në komunat në jug të Ibrit për shkak të dyshimeve se në to funksiononin institucione paralele serbe.

Ndërkohë, policia u përgjigj se kanë vepruar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës, Ministrinë e Administratës së Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Gjermania e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.

Institucionet e Kosovës i konsiderojnë të paligjshme ato të Serbisë dhe mbyllja e tyre filloi në fillim të vitit 2024.

Përveç organeve të përkohshme komunale dhe ndërmarrjeve të tyre publike, u mbyllën edhe Posta e Serbisë në veri, Banka Postare Kursimorë, Thesari i Bankës Kombëtare, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Rrethi Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe të tjera. Kryesisht kanë vazhduar të funksionojnë vetëm institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat në zonat serbe gjithashtu punojnë në sistemin serb.

TË LIDHURA

Osmani dhe Plenkoviç diskutojnë sfidat e emigrimit në tryezën “Një Evropë e hapur”
Kosovo

Osmani dhe Plenkoviç diskutojnë sfidat e emigrimit në tryezën “Një Evropë e hapur”

17:20 | 17/05/2025
‘Qeveri në largim’, BE godet kabinetin e Kurtit: Po minon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës
Kosovo

‘Qeveri në largim’, BE godet kabinetin e Kurtit: Po minon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

21:13 | 16/05/2025
Osmani: Kosova e gatshme për hapin e radhës në integrimin në BE, edhe BE duhet të veprojë me guxim
Kosovo

Osmani: Kosova e gatshme për hapin e radhës në integrimin në BE, edhe BE duhet të veprojë me guxim

16:20 | 16/05/2025
Next Post
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 16 Janar 2025

Gazetari tregon gjendjen alarmante në spitalin Onkologjik: Rama bën propagandëm

Gazetari tregon gjendjen alarmante në spitalin Onkologjik: Rama bën propagandëm

Qëlloi me armë në ajër për të frikësuar personin me të cilin kishte konflikt, arrestohet 35-vjeçari në Lushnjë

Qëlloi me armë në ajër për të frikësuar personin me të cilin kishte konflikt, arrestohet 35-vjeçari në Lushnjë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Privilegjet që gëzon vendi fitues i Eurovisionit
Showbizz

Privilegjet që gëzon vendi fitues i Eurovisionit

by mirseda
21:23 | 17/05/2025
0

Fitorja në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision, nuk është thjesht një arritje artistike apo një moment krenarie...

Zotohet Donald Trump: Nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen, SHBA do sanksionojë Rusinë

Zotohet Donald Trump: Nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen, SHBA do sanksionojë Rusinë

21:20 | 17/05/2025
Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës, përmbyset rezultati mes demokratëve

Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës, përmbyset rezultati mes demokratëve

21:03 | 17/05/2025
Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

21:00 | 17/05/2025
Pas BBV Fun Club, Heidi sjell një tjetër risi televizive

Pas BBV Fun Club, Heidi sjell një tjetër risi televizive

20:50 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com