Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të ditës së sotme Partia Demokratike ka kërkuar përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.
PD ka kërkuar 4 orë debat për çdo raport. Kjo për te respektuat piken 3 te nenit 48 te rregullores e cila kufizon se ne çdo rast nuk mund te këtë me pak se 10 minuta për një grup parlamentar.
Mazhoranca kërkon 120 minuta për çdo raport, por kjo bie me kundërshtim me nenin 48, pasi grupeve te vogla parlamentare i bie vetëm 6 minuta kohe për çdo raport















