Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mbledhja urgjente në Këshillin e Sigurimit në OKB, ja kush përkrahu Kosovën e kush Serbinë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Mbledhja urgjente në Këshillin e Sigurimit në OKB, ja kush përkrahu Kosovën e kush Serbinë

Këshilli i Sigurimit në OKB mbajti mbrëmë një mbledhje urgjente për Kosovën.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë shfaqen mbështetje për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të armatosur, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.

Por, shtete të tjera kishin mendime të ndara në qëndrimet e tyre. Ambasadori i Rusisë, Vasilij Nebenzja, ka përsëritur brengën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dënoi formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë se paraqet shkelje të Rezolutës 1244, raportojnë mediat serbe, transmeton Lajmi.net.

Përfaqësuesi i Kinës ka thënë se Kina respekton sovranitetin territorial dhe integritetin e Serbisë dhe përshëndet përpjekjet e Beogradit për të gjetur një zgjidhje politike me Prishtinën.

Në të njëjtën mbledhje, ambasadorët e Holandës dhe Francës kanë përsëritur se mbështesin pavarësinë e Kosovës. Përfaqësuesi i Francës megjithatë shtoi se formimi i ushtrisë së Kosovës u bë në një moment jo të mirë marrë parasysh dialogun me Beogradin.

Po ashtu, ai bëri thirrje që Prishtina ta heqë taksën ndaj mallrave serbe. Të njëjtin qëndrim e ndau edhe përfaqësuesi i Holandës i cili theksoi se vendimi për formimin e ushtrisë së Kosovës vjen në një moment të papërshtatshëm andaj të dyja palët duhet të shfaqen të përmbajtura dhe t’i shmangen ekceseve të mundshme.

Përfaqësuesi i Perusë ka thënë se mbështet procesin e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, për stabilitetin në Ballkan. Peruja beson se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe marrëveshjen e Brukselit.

Përfaqësuesi i Etiopisë ka thënë se qëndrimi i tyre është i pandryshueshëm: “Fuqishëm e mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë duke kërkuar zgjidhje të qetë të gjitha temave në përputhje me dokumentet ekzistuese”. Kazakistani u paraqit i brengosur për formimin e ushtrisë së Kosovës, theksoi përfaqësuesi i tyre në Këshillin e Sigurimit në OKB. “Masat e njëanshme e cenojnë paqen”, theksoi ambasadori i Kazakistanit.

Përfaqësuesi i Guinesë Ekuatoriale u shpreh në favor të vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mbështeti Rezolutën 1244. Përfaqësuesi i Bolivisë ka bërë thirrje për respektimin e Rezolutës 1244 dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë. Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës paraqet kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe u bëri thirrje të dyja palëve të përmbahen nga veprimet e ngutshme në mënyrë që mos ta kërcënojnë stabilitetin në rajon.

Përfaqësuesi i Polonisë, shtet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka theksuar se transformimi i Forcave të Sigurisë në ushtri është çështje e Kosovës dhe se forcat e ardhshme të armatosura duhet të formohen në përputhje me Kushtetutën dhe me procesin e tanishëm.

Përfaqësuesi i Kuvajtit, shtet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, beson se vendimet nga Parlamenti i Kosovës paraqesin të drejtë dhe se Kosova mund ta formojë ushtrinë në përputhje me Kushtetutën, transmeton ina.

Megjithatë, ai ka pranuar se vendimet mund të paraqesin shqetësime për Serbinë. Kuvajti nuk i sheh vendimet në kundërshtim me Rezolutën 1244. Ai bëri thirrje për dialog që sipas tij është mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

TË LIDHURA

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

08:51 | 17/01/2026
Next Post
Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, Meta e thërret në zyrë. Apel të zbardhet rasti

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, Meta e thërret në zyrë. Apel të zbardhet rasti

Flet heroi i Liverpool, Shaqiri: Është e mrekullueshme, ditë më të bukura na presin

“Big Shaq”, gjiganti holandez ka fjalë të mrekullueshme për shqiptarët

Ambasadori i BE-së: Qeveri-opozitë, pakt për Kodin Zgjedhor

BE-studentëve: Dialogoni me qeverinë për zgjidhje konkrete







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
20:31 | 17/01/2026
0

Kryeministri kanadez Mark Carney është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për t’u bërë pjesë e një...

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com