Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mbijetoi në det për 29 orë, historia e pabesueshme e serfistit Bret Arçibald

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Mbijetoi në det për 29 orë, historia e pabesueshme e serfistit Bret Arçibald

Më 17 prill 2013, Bret Arçibald, me origjinë nga Afrika e Jugut, përjetoi incidentin më traumatik të jetës së tij. Ai do të notonte mbi 29 orë në Oqeanin Indian, duke u mbrojtur nga peshkaqenët, pulëbardhat, dhe duke u përballur me vapën e madhe.

Bret dhe një grup prej 8 miqsh ishin në një udhëtim me serf drejt Indonezisë. Ata po shkonin në një grup ishujsh të quajtur Mentauai. Ato njihen si një nga destinacionet më të mira për të bërë serf falë ujërave të ngrohtë dhe dallgëve të mëdha.

Zakonisht serfistët nisen natën nga porti bregdetar Padang, pasi ujërat janë më të qeta dhe ata mund të nisin të bëjnë serf mëngjesin tjetër. Grupi i Bret bëri të njëjtën gjë dhe nisën të lundronin me anijen e tyre të marrë me qira “Naga Laut”.

Ashtu si shumica e ekipit të tij, Bret e zuri deti, dhe doli në anë të anijes për të pushuar. Pak çaste më vonë u zgjua në ujë. Ai pa anijen e vogël 10-15 metra larg që po largohej. Ishte ora 2:15 e mëngjesit, dhe askush nuk e kishte parë atë të binte në det.

Bret kujton:“Në atë moment isha i sigurt se do të vdisja. Isha një pikë e vogël në atë oqean të madh”. Ai pa rreth e rrotull për ndonjë mbeturinë për t’u kapur. Por pas një ore kërkimi, ai nuk ishte në gjendje të gjente asgjë dhe toka më e afërt ishte më shumë se 40 km larg.

Në shtëpinë e tij, gruaja e Bret, Anita, u vizitua herët në mëngjes nga gruaja e një prej shokëve të tij të ekuipazhit. Ajo e kuptoi që nga fytyra se kishte një problem dhe i tha “Ku është varka dhe çfarë nuk shkon?” Shoqja e saj u përgjigj “Jo varka aty është, thjesht nuk po gjejmë burrin tënd, ai ka rënë në det”.

Të njëjtën pasdite, Bret pa një anije në horizont që po vinte drejt tij. Kur u gjend250 metra larg tij anija fiku motorët e saj. Bret mundi të shihte fytyrat e shokëve të tij dhe po bërtiste për t’ju tërhequr vëmendjen, por ata nuk mund ta shihnin atë. Motorët u ndezën sërish dhe anija nisi të largohej ngadalë.

Kur serfistët e tjerë në atë zonë dëgjuan se çfarë kishte ndodhur, njëri prej tyre e dinte se duhej të ndërhynte dhe ta ndihmonte. Ai ishte Toni Eltherington, dhe ishte nga Australia. Ai e dinte se një serfist ishte në gjendje të mbijetonte për dy ditë në ujërat e qetë dhe të ngrohtë përreth Indonezisë.

Toni hipi në bordin e një anije tjetër të marrë me qira “Barrenjoey”, dhe nisi kërkimet bashkë me një grup tjetër serfistësh. Por moti i keq dhe perëndimi i diellit i dhanë fund përpjekjeve të tij. Ndërkohë Bret kishte 16 orë në ujë. Në një moment ai ndjeu një goditje të fortë në shpinë dhe u bë nervoz.

Disa sekonda më vonë, pësoi një goditje tjetër. Kur u zhyt nën ujë pa një peshkaqen të zi me gjatësinë e tij. Mendoi se do të kafshohej prej tij, por instikti i mbijetesës i tha:“Nëse peshkaqeni do të më sulmojë, do ta rrëshqas mënjanë në sekondën e fundit, dhe mund të kapem pas shpinës së tij. Kështu mund të shkoj më shpejt drejt ujërave më të cekëta, dhe më pas mund të dal në breg”.

Por kur ishte gati të vinte në jetë planin e tij, peshkaqeni u largua. Ajo ishte hera e parë kur Bret ishte gati të dorëzohej, pasi kishte humbur 2 mundësi për t’u rikthyer në breg. Ndërkohë filluan ta sulmonin 2 pulëbardha. Lodhja dhe etja e madhe nisën ti shkaktonin halucinacione.

Ai pa anije lufte, fëmijë që lundronin në kanoe, madje edhe Virgjëreshën Mari. Ai vazhdoi që të shihte pjesën e pasme të anijes së tij, dhe këmbëngulte se halucinacionet dukeshin aq reale. Sa herë që zgjaste dorën për të kapur anijen, ai zhytej sërish poshtë në ujë.

Mëngjesin e 18 prillit, 27 orë pasi Bret ra nga anija, gruaja e tij mbajti një përshpirtje për të. Ajo e dinte që ai kishte humbur në një zonë shumë specifike të oqeanit dhe besonte se ai mund të ishte ende gjallë. Tony Eltrington ishte i të njëjtit mendim, dhe nisi një kërkim tjetër për Bret.

Ai përcaktoi në hartë një zonë të vogël të oqeanit, ku ai besonte se mund të ndodhej serfisti dhe u nis që në4 të mëngjesit në kërkim të tij. Rrugës vuri re se rryma drejtohej për në veri dhe jo në jug si zakonisht. Ai vendosi që ta kthente varkën dhe të merrte një drejtim tjetër nga sa e kishte planifikuar në fillim.

Pas 28 orësh vetëm në det, Bret u dorëzua. Iu kujtua se dikur kishte lexuar se mbytja në ujë ishte një mënyrë e këndshme për të vdekur, ndaj u zhyt poshtë dhe filloi ta thithte ujin në mushkëri. Ai kujton se ndjeu mbushjen me ujë të pjesës së pasme të fytit, dhe besonte se do të rrëshqiste dhe do të zhytej në fund të oqeanit për t’u prehur në paqe.

Gjithsesi, vullneti për të jetuar dominoi sërish, dhe ai mendoi për gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Ridoli në sipërfaqe duke u kollitur, dhe ndërsa po notonte pa një varkë. Bret u gjet pas 29 orësh. Përveç djegieve në fytyrë nga Dielli, nuk kishte dëmtime të tjera. Ekuipazhi i anijes e ushqeu dhe i dha ujë. Toni, thotë se megjithëse nuk u dorëzua kurrë, ai u befasua kur e gjeti Bretin të gjallë, dhe e përgëzoi për aftësitë dhe mentalitetin e tij të mbijetesës.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/the-man-who-fell-overboard-and-survived-29-hours-lost-at-sea-def4c3a29c6c

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: 29 oreBret Arçibalddetserfist

TË LIDHURA

Putin kërkon një “Bjellorusi në Detin e Zi”, çfarë dihet nga negociatat SHBA-Rusi
Bota

Putin kërkon një “Bjellorusi në Detin e Zi”, çfarë dihet nga negociatat SHBA-Rusi

14:42 | 18/08/2025
Mediat ndërkombëtare: Sot mund të arrihet armëpushim në Gaza. 10 pengje izraelite drejt lirimit
Analizë

Mediat ndërkombëtare: Sot mund të arrihet armëpushim në Gaza. 10 pengje izraelite drejt lirimit

14:38 | 18/08/2025
Radovan Vishkoviç jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska
Bota

Radovan Vishkoviç jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

14:30 | 18/08/2025
Next Post
Zero gjuajtje në portë, në Turqi u luajt ndeshja më e mërzitshme e vitit

Zero gjuajtje në portë, në Turqi u luajt ndeshja më e mërzitshme e vitit

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja refuzon mbi 20 mijë zarfe me fletëvotime nga jashtë

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja refuzon mbi 20 mijë zarfe me fletëvotime nga jashtë

Rama: Miratuam draftin e 5 qershorit pa konsensus

''Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga?/ Rama i përgjigjet komentuesit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Konkursi elektronik për Mjekësinë e Përgjithshme, nis provimi
Aktualitet

Konkursi elektronik për Mjekësinë e Përgjithshme, nis provimi

by mirseda
15:29 | 18/08/2025
0

Të gjithë ata që duan të ndjekin studimet për mjekësi, kanë dhënë me datë 18 gusht, provimin...

Strasburgu ekipi i parë në botë, i përbërë nga lojtarë të lindur vetëm pas vitit 2000!

Strasburgu ekipi i parë në botë, i përbërë nga lojtarë të lindur vetëm pas vitit 2000!

15:10 | 18/08/2025
Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

15:08 | 18/08/2025
Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Dalin para gjykatës 4 të arrestuarit– Masë “detyrim paraqitje” për tre prej tyre

Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Dalin para gjykatës 4 të arrestuarit– Masë “detyrim paraqitje” për tre prej tyre

14:50 | 18/08/2025
Putin kërkon një “Bjellorusi në Detin e Zi”, çfarë dihet nga negociatat SHBA-Rusi

Putin kërkon një “Bjellorusi në Detin e Zi”, çfarë dihet nga negociatat SHBA-Rusi

14:42 | 18/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com